http://www.bysantral.com/hacked.jpg - Si te pastrojme kompjuterin nga raklamat dhe spiunet - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Th, 25-April-24, 10:33 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main - Si te pastrojme kompjuterin nga raklamat dhe spiunet - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Forumet kryesore » Turials & Mesime » - Si te pastrojme kompjuterin nga raklamat dhe spiunet
- Si te pastrojme kompjuterin nga raklamat dhe spiunet
mhg-crewDate: Sa, 06-September-08, 0:43 AM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
- Si te pastrojme kompjuterin nga raklamat dhe spiunet

Ne kete teme jane mbledhur te gjitha pyetjet dhe pergjigjet ne lidhje me programet reklamues, spiune, dhe programe te tjera keqberese.

Çfare jane adware, spyware?
Adware quhen programet qe bejne reklama. Spyware quhen programet qe pergjojne perdorimin e kompjuterit, zakonisht faqet qe viziton ne internet ose emailin. Programet qe pergjojne internetin mundohen te zbulojne se cfare i intereson perdoruesit dhe dergojne reklama qe u pershtaten atyre interesave.

Çfare demi shkaktojne ne kompjuter?
Ka shume programe te ndryshme ne kete grup por shumica perqendrohen ne keto:
- Ndryshimi i faqes se hapjes te shfletuesit (internet explorer, netscape, aol, msn, etj).
- Instalimi i ikonave te reja ne krye te shfletuesit. Zakonisht keto ikona jane per kerkimin e internetit, dyqane, bixhoz, pornografi, shkarkime (download), etj.
- Hapja e dritareve ose mesazheve te ndryshme qe ju ofrojne te blini dicka, te vizitoni nje faqe, te luani nje loje, te merrni nje shperblim/llotari qe keni fituar, etj.
- Gjurmimi dhe pergjimi i faqeve qe vizitoni me qellim qe te bejne reklama qe u interesojne.
- Ngadalesojne kompjuterin dhe lidhjen e internetit.
- Ngarkojne kompjuterin me programe te shumta.
- Fshihen ne kompjuter dhe nuk te japin mundesi per ti hequr.

Lexoni pyetjet e shtruar ne kete teme per probleme te tjera te shkaktuar nga keto programe.

Si futen ne kompjuter?
- Duke hapur nje program qe i instalon ato. Ky program mund te futet ne kompjuter nga emaili, mund te shkarkohet nga faqet e internetit, nga Kazaa, shkembimi i skedareve ne Chat (mirc, msn, yahoo, aol), e plot te tjera.

- Shume nga keto programe instalohen me, ose pa dijen tende, kur viziton nje faqe interneti. Keto faqe perdorin menyra nga me te ndryshmet me dritare te vogla pop-up, mesazhe te ndyshme, cookies, reklama, flash, activex, etj qe te genjejne ose detyrojne perdoruesin per te instaluar reklamat, per te ndryshuar faqen e hapjes ne internet explorer, per te instaluar nje toolbar, etj.

Disa prej ketyre faqeve shfrytezojne gabimet ose konfiguracionin e gabuar te shfletuesit (internet explorer) dhe instalohen menjehere pa bere asnje pyetje.

- Nje pjese tjeter e programeve parazite vijne bashke me programe te tjera. Pothuajse te gjithe programet e vegjel qe ofrohen falas si Kazaa, Date Manager, Time Manager, Calendar, Gator, lojra interneti, gjate instalimit futin ne kompjuterin tuaj edhe programet parazite qe pergjojne veprimtarine e komjuterit dhe pastaj dergojne reklama ne lidhje me informacionin qe pergjuan. psh: Nqs une hap nje faqe me muzike te Madones, programi spiun do ta shikoje kete dhe do dergoje nje reklame per te blere nje album te Madones.

Kini kujdes se disa nga programet qe hiqen sikur i ndalojne reklamat, instalojne akoma me shume. Perdorni vetem programet serioze si Ad-Aware (jo adware), Spybot, CWShredder.

Si t'i parandaloj programet reklamues dhe spiune?
- Azhurnoni windows duke vizituar faqen www.windowsupdate.com ose duke hapur Windows Update nga menuja start e kompjuterit. Ne kete faqe mund te merrni te gjitha freskimet qe nxjerr Microsoft per mbrojtjen ne internet, sigurimin e kompjuterit, etj. Ne disa kompjutera azhurnimi behet vetvetiu por nqs zgjidhni ta beni vete, perdorni nje nga menyrat e lart-permendura njehere ne muaj.
- Mos hapni dhe mos instaloni asnje program pa ditur se cfare permban.
- Mos hapni asnje skedar te bashkengjitur ne email, nqs nuk e keni kerkuar ate. Shumica e skedareve te infektuar kane prapashtesat .exe .pif .bat .js
- Tregoni kujdes edhe sikur emaili te duket sikur eshte derguar nga nje miku juaj pasi adresa e derguesit mund te jete e fallsifikuar.
- Mos pranoni te merrni asnje skedar ne chat pervec fotografive me prapashtesen .jpg .gif .png .tif ose skedareve tekst me prapashtesen .txt .doc. Kini kujdes se disa skedare mund te kene dy prapashtesa .jpg.exe ose .gif.pif per tu genjyer.
- Mos vizitoni faqe qe hapin shume dritare, ose qe u bejne pyetje per instalimin e programeve. Shumica e programeve keqberese kerkojne leje nga ju para se te instalohen. Lexoini me kujdes pyetjet qe u ben kompjuteri dhe pastaj zgjidhni Po ose Jo (Ok/Cancel, Yes/No).
- Mos u genjeni me reklamat qe ju ofrojne te instaloni programe ose lojra falas. Ndertimi i programeve kerkon mundim te madh dhe jane te paket programet qe shperndahen falas. Programet qe jane falas zakonisht e nxjerrin fitimin duke reklamuar.
- Nqs zgjidhni te instaloni keto programet, gjate instalimit mund t'ju ofrojne programe te tjera. Mos i pranoni keto oferta.

Si te pastroj kompjuterin nga keto programe keqberese?
Programet me te sukseshme per pastrim jane Ad-aware, Spybot dhe CWShredder. Ka dhe programe te tjera por mund te perdoren vetem per 15 ose 30 dite dhe pastaj duhet t'i blini. Ad-aware, Spybot, CWShredder dhe programet e tjera pa pagese mund t'i merrni duke klikuar ketu
Jane te renditura sipas numrit te perdoruesve.

Nqs perdorni Windows 2000 ose Windows XP, mund te merrni edhe programin qe ka ndertuar vete Microsoft per kete problem. Quhet Microsoft Antispyware dhe ju mundeson pastrimin, si dhe mbrojtjen e kompjuterit per te ardhmen. Mund ta shkarkoni ketu.

Nje menyre tjeter eshte kontrolli nepermjet faqeve te internetit. Nje nga keto faqe eshte ajo e kompanise Trend Micro. Vizitoni kete faqe dhe ndiqni udhezimet per te kontrolluar kompjuterin per reklama e spiune.

Programet jane te thjeshta per te instaluar dhe perdorur, por nqs keni pyetje, lexoni postimet ne vazhdim ose shkruani pyetjen tuaj ne kete teme.

Shenim: Te gjithe programet/sherbimet e permendur me lart jane falas dhe mos u genjeni nga reklamat qe u premtojne pastrim me te mire kundrejt pageses.

Per te mesuar per viruset dhe programe te tjera keqberese, lexoni edhe temen Sigurimi i Kompjuterit. Aty mund te gjeni edhe disa antiviruse falas te cilet tashme kane filluar te mbrojne kompjuterat jo vetem nga viruset, por edhe nga programet keqberes (reklamat, spiunet).


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Forumet kryesore » Turials & Mesime » - Si te pastrojme kompjuterin nga raklamat dhe spiunet
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024