Kompania elektronike japoneze Canon, prodhuesi më i madh i fotoaparateve digjitale në botë, ka njoftuar sot se për 12 vjet ka shitur mbi 100 milionë pajisje të tilla në mbarë botën.
Kjo shitje e madhe para së gjithash është pasojë e popullaritetit të jashtëzakonshëm të serisë IXY, por edhe modeleve të tjera, si në tregun vendas ashtu dhe të huaj, e posaçërisht në tregjet me zhvillim të përnjëhershëm, siç ai është rus dhe kinez, ka njoftuar agjencia Kyodo.
Canon ka hedhur në treg aparatin e parë kompakt digjital Powershot në muajin korrik të vitit 1996, derisa rritjen më gjigante e ka shënuar në vitin 2000, kur ka filluar të shitet modeli i parë i serisë së fototoparateve IXY, me shtëpizë kompakte dhe dizajn modern.
Falë shitjes së shkëlqyeshme të aparateve kompakte digjitale, por edhe aparateve reflekse digjitale me një thjerrëz, kompania Canon – e cila prodhon edhe fotokopje e printerë, ka shënuar neto profit rekord në vitin fiskal 2007, për të tetin vit radhazi.