http://www.bysantral.com/hacked.jpg Trojanët përhapen me të madhe - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 03-December-16, 1:12 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Trojanët përhapen me të madhe - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Forumet kryesore » Interneti dhe Teknologjia » Trojanët përhapen me të madhe
Trojanët përhapen me të madhe
buli_17Date: We, 03-September-08, 11:40 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline

Sipas raportit më të fundit të Microsoftit për gjendjen e sigurisë kompjuterike, lëshimet e ndryshme të sigurisë, softveri malinj dhe sulmet e hackerëve lidhen për vetëm 13 për qind të të gjitha incidenteve të raportuara në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, derisa 57 për qind e tyre kishte të bëjë me pajisje të humbura apo të vjedhura, si laptopët, etj. Sa i përket softverit malinj, është shënuar një rritje e 300 për qindtë e numrit të trojanëve downloaderë dhe dropperë. Shembull i një trojani dropper është Win32/Nuwar, i cili quhet ndryshe edhe Storm Worm, ndërsa përhapet me postë elektronike nëpërmjet porosive me të cilat nxit pranuesit që të vizitojnë një faqe interneti malinje prej nga, nëse vizitohet, edhe instalohet duke hapur kështu "derën e pasme" për qasje të paautorizuar në kompjuterin e shfrytëzuesit. Krimbi azhurohet vazhdimisht për të vështirësuar zbulimin e tij, dhe deri më tani janë shënuar më shumë se gjysmë milioni infektime anembanë botës.

Një tjetër lloj gjithnjë më i popullarizuar sulmeve është mashtrimi i shfrytëzuesve të kompjuterëve për të vlerë softver të rremë sigurie nga kompanitë ilegale të cilat vetëm marrin para nga shfrytëzuesit dhe i stërshesin pastaj të dhënat e tyre të kartelave kredituese. Sulmuesit tentojnë të fitojnë vëmendjen e shfrytëzuesve përmes reklamave në të cilat pohohet se kompjuteri i tyre është i lëndueshëm sa u përket sulmeve të sigurisë, dhe ofrojnë "zgjidhjet" e tyre për eliminin e kërcënimeve të sigurisë. Sulmuesit potencialë poashtu gjithnjë e më shpej provojnë të fusin kodin malinj në reklamat të cilat distribuohen nëpërmjet rrjeteve reklamuese në Internet, duke arritur kështu të depërtojnë edhe deri tek webfaqet me reputacion të lartë.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Forumet kryesore » Interneti dhe Teknologjia » Trojanët përhapen me të madhe
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016