http://www.bysantral.com/hacked.jpg 10 këshilla të arta - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Tu, 06-December-16, 3:48 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main 10 këshilla të arta - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Shqiperia & Shqiptaret » Gjuha shqipe » 10 këshilla të arta
10 këshilla të arta
mhg-crewDate: Mo, 25-August-08, 5:46 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
10 këshilla të arta

1. Ji vetvetja.
Filloje ditën me një mendim të mirë për veten tënde. Nëse nuk je vetvetja me veten tënde, nuk mund të jesh me të tjerët. Mos harro: Ti je unik!

2. Falëndero.
Kjo është një mënyrë për t’i vlerësuar të tjerët dhe një nga çelësat për të fituar respektin e tyre.

3. Bëj komplimenta.
Mendo se çfarë mund t’u japësh të tjerëve dhe kujtohu që dhurata më e çmuar nuk kushton asgjë. Kur takon dikë mund t’i bësh një kompliment, sepse vetëm një: “Ç’kemi?” apo një: “Si je?” edhe nuk mjafton. Gjithashtu mund t’u kushtosh vëmendje dhe interes të tjerëve.

4. Mos u mburr, mos ji arrogant dhe i vrazhdë me të tjerët.
Mbaje veten nën kontroll. Le të reflektojë zëri yt, sjellja jote, madje edhe veshja jote elegancën tënde, pa qenë nevoja për shumë fjalë. Le të flasin vetë veprat e tua.

5. Dëgjo më parë, pastaj fol
.Të dëgjosh të tjerët, tregon se i respekton. Trego interes për të tjerët, mëso emrat e tyre dhe nxiti të flasin për veten e tyre. Mos i ndërprit asnjëherë kur flasin. Shikoji në sy dhe dëgjoi me kujdes. Merre fjalën pasi tjetri të ketë mbaruar.

6. Fol me mirësi dhe maturi.
Përpara se të flasësh me të tjerët, ki parasysh efektin që do të kenë fjalët e tua tek ata. Një fjalë e pa matur mund të shkaktojë lëndim.

7.Mos kritiko dhe mos u anko
Rri larg kritikave dhe mos u anko për rrethanat. Por nga ana tjetër nuk është mirë t’u shmangesh atyre. Mos u merr me thashetheme. Nëse nuk je dakord me të tjerët, thuaje mendimin tënd, por duke i respektuar. Mos i sulmo me fjalë (në publik) të tjerët. Ki parasysh: Mund të fitosh argumentin, por mund të humbësh një mik.

8. Ji i përpiktë.
Vlerësoje kohën tënde dhe të të tjerëve. Nëse ke lënë një takim, shko në kohë. Nëse do të vonohesh, lajmëro.

9. Mos i vër të tjerët në siklet.
Trajtoi të tjerët, ashtu siç do që të të trajtojnë ty. Mos i poshtëro kurrë me shaka vulgare ose me një nofkë të keqe. Në bisedë mos bëj asnjëherë pyetje që mund ta vënë tjetrin në siklet, si p.sh. çështjet personale. Është fisnike të mendosh më parë për të tjerët pastaj për veten.

10. Sillu dhe paraqitu sa më mirë.
Një mik i këndshëm nuk është asnjëherë i bezdisshëm. Përpiqu të jesh i qetë dhe optimist në situatat që shkaktojnë stres dhe mbaje veten nën kontroll. Vepro me mirësjellje dhe edukatë. Çdo ditë vishu si të ishte mundësia e vetme për të ndriçuar. Një buzëqeshje të bën më të bukur.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Shqiperia & Shqiptaret » Gjuha shqipe » 10 këshilla të arta
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016