http://www.bysantral.com/hacked.jpg Mançester Utd kundërpërgjigjet me Berbatov - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Th, 25-April-24, 10:30 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Mançester Utd kundërpërgjigjet me Berbatov - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Mançester Utd kundërpërgjigjet me Berbatov
Mançester Utd kundërpërgjigjet me Berbatov
buli_17Date: We, 03-September-08, 10:58 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Mançester Utd kundërpërgjigjet me Berbatov

E ka pritur përgjatë një vere të tërë, por në fund Sër Aleks Ferguson ka marrë atë që ka dashur: Dimitar Berbatov, në fakt, në orët e fundit të merkatos është bërë lojtar i Mançester Junajtid. Gjithçka është realizuar vetëm në orën e fundit të disponueshme për të transferimet. Një shifër shumë e madhe është investuar për bomberin bullgar, shitja e të cilit do të çojë në arkën e Totenhem Hotspurs plot 37 milionë euro, me një rritje çmimi të konsiderueshme, nëse kujtojmë që Berbatov erdhi te "të bardhët" e Londrës për një shifër më pak se 16 milionë euro, nga gjermanët e Bajer Leverkusen. Është mbyllur kështu me epilogun më të papritur një telenovelë e gjatë 100-ditore. Një finale që nuk ka qenë e privuar nga ulje-ngritjet, me Totenhemin, i cili para se ta shiste te Junajtid, dukej se e kishte pranuar ofertën e Mançester Sitit për 43 milionë euro. Por, në të njëjtën kohë, Berbatov i kishte hipur një avioni privat në drejtim të Mançester, por në anën e Junajtid. Në qendrën sportive të Kerrington, sulmuesi i është nënshtruar menjëherë vizitave mjekësore rutinë, dhe në mbrëmjen e të hënës është parë nën shoqërinë e Sir Aleks Ferguson, në zyrat e "Old Trafford", ku dhe ka firmosur kontratën. Kështu Junajdit i ka barazuar llogaritë në derbin e merkatos me Mançester Sitin, që bleu Robinjon.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Mançester Utd kundërpërgjigjet me Berbatov
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024