http://www.bysantral.com/hacked.jpg Klodian Duro ëndërron gjashtë pikët - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 29-March-24, 4:53 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Klodian Duro ëndërron gjashtë pikët - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Klodian Duro ëndërron gjashtë pikët
Klodian Duro ëndërron gjashtë pikët
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 10:08 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Klodian Duro ëndërron gjashtë pikët

"Maksimumin për rezultat me Suedinë"

Në çdo orë që kalon, "ethet" në kampin kuqezi për sfidën me Suedinë shtohen. Megjithëkëtë, optimizmi mbetet maksimal. Edhe pse vlerësohen si një kundërshtar i vështirë, në Kombëtaren shqiptare objektivi kryesor mbetet marrja e një rezultati pozitiv. "Suedia është një kundërshtar i vështirë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm, pasi ata kanë një skuadër mjaft të mirë, me shumë lojtarë cilësorë. Mbi të gjitha, kanë dy sulmues si Ibrahimoviç dhe Larson", u shpreh mesfushori Klodian Duro. Por, ëndrra është që edhe në ndeshjen e parë të këtyre eliminatoreve (ashtu si ka ndodhur tri herë radhazi në edicionet madhore: Me Zvicrën, Greqinë dhe Bjellorusinë), Shqipëria të marrë rezultat pozitiv. "Ashtu si kemi bërë në këto gjashtë vitet e fundit, besoj se edhe këtë herë do të japim maksimumin që të marrim rezultat pozitiv. Skuadra është e karikuar, ka punuar mirë dhe e ka vlerësuar kundërshtarin. Në fushën e lojës do të japim maksimumin, edhe sepse luajmë përpara tifozëve tanë, që në sfida të tilla na kanë mbështetur gjithmonë". Trajneri Han është shprehur i pakënaqur me barazimin, por Duro tregohet disi më i matur. "E respektojmë kundërshtarin, që është një prej më të fortëve në Evropë, por nuk e kemi frikë. Përkundrazi, fakti që si kundërshtare kemi një skuadër që luajti në Evropianin e fundit, na motivon edhe më shumë. Mendoj se mund t‘ia vështirësojmë jetën suedezëve dhe pse jo në fund të dalim edhe me fitore". 30-vjeçari është në formë të jashtëzakonshme në këtë fillim sezoni dhe kjo është parë qartë te qipriotët e Omonias, ku në harkun e pak javëve është shndërruar në idhull. "Është një moment i mirë për të gjithë ekipin. Puna dhe sakrificat tona u kurorëzuan me kualifikimin në Kupën UEFA, ku duhet thënë se nuk ishte aspak e vështirë që të kalonim një skuadër si AEK-u (në sfidën e kthimit, të përfunduar në barazim 2-2 mesfushori shënoi dy gola). Më vjen mirë që u ingranova shpejt, por tashmë vëmendja ime është te ndeshja e vështirë me Mançester Sitin, menjëherë pas impenjimeve me Kombëtaren", tha ai.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Klodian Duro ëndërron gjashtë pikët
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024