http://www.bysantral.com/hacked.jpg Ibra luan me gjilpëra në "Qemal Stafa" - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 19-April-24, 9:39 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Ibra luan me gjilpëra në "Qemal Stafa" - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Ibra luan me gjilpëra në "Qemal Stafa"
Ibra luan me gjilpëra në "Qemal Stafa"
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 10:09 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Ibra luan me gjilpëra në "Qemal Stafa"

"Dëmtimi vazhdon të më shqetësojë, por jam disi më mirë"

Zlatan Ibrahimoviç do të luajë me gjilpëra në "Qemal Stafa". Sulmuesi i përfaqësueses suedeze vazhdon të ndjejë dhembje në gjurin e majtë, edhe pse disa ditë më parë dukej sikur gjendja e tij ishte përmirësuar dhe dëmtimi i përkiste së kaluarës. Në konferencën për shtyp, ylli i nordikëve konfirmoi se ndjehet disi më mirë përpara sfidës së të shtunës me Shqipërinë. "Gjuri është më mirë", tha ai, edhe sepse në ditët e para të grumbullimit nuk është stërvitur rregullisht me skuadrën dhe nuk luante në ndeshjet testuese, por bënte stërvitje individuale. "Kur të luaj nuk dua që ta mbaj mendjen aty. Për sa i përket stërvitjes individuale, vendosëm që të mos rrezikonim". Gjatë fundit të sezonit të kaluar në Serinë A, për Ibrën filluan problemet fizike dhe dëmtimet. Madje, për shkak të problemeve në gju, 26-vjeçari nuk luajti në miqësoren e gushtit kundër Francës. Për një moment gjendja e tij u duk se u përmirësua, pasi në finalen e Superkupës që Interi luajti me Romën, Zlatan u paraqit në formë të jashtëzakonshme.

Ibrahimoviç pranon se ka dhembje dhe se kjo situatë do të vazhdojë edhe për pak kohë. Tashmë të gjithë në Suedi janë të shqetësuar dhe ngrenë pyetjen se sa mund të ndikojë ky problem në paraqitjet e tij gjatë debutimit në eliminatoret e Botërorit 2010 në Tiranë. "A më shqetësojnë dhembjet gjatë lojës? Po, më shqetësojnë", konfirmoi sulmuesi me origjinë boshnjake. "Megjithatë, nuk dua ta mbaj mendjen aty dhe dëshiroj të jem në fushë". Aktivizimi për 120 në Superkupë dhe në kampionat kanë shkaktuar irritimin e dëmtimit, por Ibra konfirmoi se këtë gjendje kishte edhe përpara miqësores me Francën. Madje, se mund të kishte luajtur në atë sfidë. "Po, në gjendjen që isha mund të luaja, por problemi ishte sa minuta. Nuk e di nëse do të ishte mirë që të luaja për 20 apo 30 minuta e më pas të zëvendësohesha. Përkundrazi, mund ta kisha përkeqësuar gjurin. Prandaj mendoj se gjëja më e mirë ishte që qëndrova pushim", vazhdoi suedezi.

Gjatë seancave stërvitore, edhe trajneri Lars Lagerbak e ka kuptuar se sulmuesi vuan dhe dëmtimi vazhdon ta ngacmojë. Pavarësisht faktit se nga stafi mjekësor i Suedisë kanë ardhur sinjale pozitive. "Në stërvitje është paraqitur mirë, megjithatë, stërvitjet janë stërvitje dhe ndeshja është një histori krejt e ndryshme. Lojtari e ka të vështirë që të japë maksimumin në fushën e lojës, edhe sepse besoj se në raste të tilla synon që të tregohet disi më i kujdesshëm", deklaroi drejtuesi i stolit. E njëjta gjë konfirmohet edhe nga vetë Ibrahimoviç: "Për dëmtime të tilla, situata ndryshon nga dita në ditë. Ndonjëherë ke dhembje të forta, ndërsa në raste të tjera ndjehesh më mirë. Por, ashtu siç e kam thënë edhe më parë, më duhet të ecë përpara. Mund të them se është pak irrituese. Askush nuk dëshiron të jetë i dëmtuar, megjithatë më duhet të jetoj me këtë ndjesi. Do të luaj ashtu sikurse kam bërë edhe më parë", tha ai, duke iu referuar faktit se do të zbresë në fushë i dëmtuar dhe me gjilpëra që mos të ndjejë dhembje.

Formacioni

Lagerbak vendos për skemën 3-5-2

Formacioni me të cilin do të luajë në Tiranë ishte një prej dyshimeve më të mëdha të trajnerit Lars Lagerbak. Megjithatë, tekniku suedez duket se ka vendosur se si do ta rreshtojë skuadrën në sfidën me Shqipërinë. Ai nuk bëri publik emrat e 11-shit titullar, duke thënë se kjo do të mësohej vetëm një orë përpara ndeshjes. Ndërsa skema e lojës do të jetë 3-5-2, taktikë e përdorur shpesh në stërvitjet e këtyre ditëve. "Kjo mënyrë loje të lejon futboll sulmues dhe më shumë dyluftime", tha ai. "E përdorëm në miqësoren me Francën dhe luajtëm mjaft mirë në fazën sulmuese, por kishim probleme kur duhej të mbroheshim".


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Ibra luan me gjilpëra në "Qemal Stafa"
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024