http://www.bysantral.com/hacked.jpg Elvana Gjata: Kapen mat me Florin - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 29-March-24, 2:54 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Elvana Gjata: Kapen mat me Florin - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Vip \ Yjet » Elvana Gjata: Kapen mat me Florin
Elvana Gjata: Kapen mat me Florin
mhg-crewDate: Mo, 29-September-08, 9:14 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Elvana Gjata: Kapen mat me Florin

Kemi komentuar edhe më parë mbi miqësinë e këngëtares Elvana Gjata me Flori Mumajesin. Një miqësi që lindi si rezultat i bash këpunimit mes një kompozitori dhe një këngëtareje. Gjithmonë janë përpjekur me çdo kusht që ta mbajnë të fshehur këtë miqësi duke i bërë të gjithë të dyshojnë për diçka më tepër. Dhe në fakt, pas ndarjes së Florit me këngëtaren Soni Malaj, shoqëria e tij me Elvanën nisi të avanconte edhe më tepër duke u shfaqur edhe më tepër në public bashkë. Dhe sikurse askush prej tyre nuk e pohon se gjërat mes tyre kanë avancuar sërish burime pranë të rinjve flasin për diçka më tepër se miqësi. Dhe paparaci ynë i ka fokusuar të dy bashkë një nga këto paradite teksa e kishin lënë të takoheshin diku praën ‘Piramidës’.""

Shumë të dashur me njëri-tjetrin Elvana & Flori kapen mat ata janë takuar duke vazhduar më pas rrugën në këmbë. TË dy janë shumë të qeshur madje Flori nuk nguron ti hedhë Elvanës edhe dorën në qafë ndërsa kjo e fundit nuk është ndjerë aspak në siklet. Mes këngëtares më të pëlqyuer të momentit Elvana Gjata dhe kompozitorit Florian Muamjesi ka lindur diçka edhe pse ata bëjnë të pamundurën për ta fshehur një gjë të tillë. Lajmi fillimisht për ta u bë i ditur në fillim të verës teksa ata u panë së bashku në Vlorë. Motivi ka qenë celebrimi i një diskoje verore ku këngëtarja ka qenë e ftuar. Një ditë më pas Flori dhe Elvana u ndanë nga grupi i miqve më të cilët ishin në festë dhe kanë qenë në plazh.

Linjat e Elvanës

Por edhe diçka tjetër na ka bërë përshtypje sikurse dhe ju që i shihni në këto momente këto foto, pikërisht linjat e Elvanës. Është përshkruar gjithmonë si një vajzë me një trup mëse të rregullt dhe mjaft elegante, madje kjo tregohet më së miri edhe në klipin e saj të fundit ‘Vetes’ ku këngëtarja shfaqet me rroba-banjo dhe trupi i saj admirohet nga të gjithë. Por siç e vini re, kohët e fundit ajo ka marrë disa kilogramë më tepër, madje jo pak duke bërë kështu të humbë elegancën e përhershme e pse jot ë nisë edhe nga celulitet.

Bahkëpunimi

Elvana Gjata, Flori Mumajesi dhe grupi i ENG Radio kanë një miqësi prej vietesh. Gjithçka ka lindur me këngën. Ka qenë Flori ai që ka bërë kompozimet e para të këngëtares e që ky bashkëpunim ka vazhduar më tej me këngë e suksese të vazhdueshme. Përmendim këtu këngë si; “Vetëm ty të kam”, “Të dy”, “Mamës”, “Ku jeton dashuria ime”, etj. Më e fundit është klipi i promovuar në Prishtinë “Vetes”. Por mesa duket tashmë nuk është vetëm bashkëpumin mes dy artistësh, por shumë më tepër. Një miqësi, tërheqje dhe ndoshta pas gjithë kësaj fshihet një dashuri e vërtetë mes të dyve…


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Vip \ Yjet » Elvana Gjata: Kapen mat me Florin
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024