http://www.bysantral.com/hacked.jpg Mesazhe urimi me rastin e Bajramit të Madh - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Su, 04-December-16, 11:10 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Mesazhe urimi me rastin e Bajramit të Madh - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Mesazhe urimi me rastin e Bajramit të Madh
Mesazhe urimi me rastin e Bajramit të Madh
mhg-crewDate: Mo, 29-September-08, 9:11 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Mesazhe urimi me rastin e Bajramit të Madh

Mesazhe urimi me rastin e Bajramit të Madh
Prijësit e institucioneve më të larta të vendit dhe liderët e partive politike, me rastin e festës së Bajramit të Madh, u kanë dërguar të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve të besimit islam urimet e tyre.

Në mesazhin e presidenti të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ndër të tjera thuhet se, “shprehim nderimin tonë për të gjithë ata që me agjërim kanë kaluar një muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit, nën shenjën e mirësisë dhe të përulësisë, të sakrificës e të gjendjes pranë njëri-tjetrit”.

“Duke e përsëritur falënderimin tonë të gjithmonshëm për miqtë tanë, që na u gjetën në orët më të liga të historisë, ritheksojmë vendosmërinë tonë për forcimin dhe sundimin e rendit dhe të ligjit në shtetit tonë, për krijimin e një mjedisi të qetë e stabil, në mënyrë që brezave të ardhshëm t’u krijojmë kushte më të mira për jetë dhe prosperitet në atdheun tonë të shtrenjtë”, shkruan ndër të tjera në urimin e presidentit Sejdiu, i cili i ka dërguar mesazh urimi edhe kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Ndërkaq kryeministri Hashim Thaçi ka përgëzuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe të gjithë qytetarët e fesë islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit, e cila sivjet po kremtohet për herë të parë në Kosovën e lirë, shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

“Kjo është e arritura jonë e madhe, për të cilën janë përpjekur gjenerata të tëra”, thuhet mes tjerash në telegramin e urimit të kryeministrit Hashim Thaçi, dërguar qytetarëve të fesë islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit.

”Qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe tolerancë ndërfetare, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton të arriturat më të mira të civilizimit”, thuhet në urimin e kryeministrit Thaçi, i cili ka shtuar se në Kosovën e lirë dhe të pavarur këto vlera do të kultivohen edhe më shumë. “Uniteti qytetar, harmonia, toleranca ndërfetare dhe ndëretnike është pasuri e Kosovës, garanci e perspektivës sonë të mirë”, ka theksuar kryeministri Thaçi. /Telegrafi/


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Mesazhe urimi me rastin e Bajramit të Madh
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016