http://www.bysantral.com/hacked.jpg Qeveria "Thaçi" emëron dhjetë "Musketierët" - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Th, 18-April-24, 12:31 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Qeveria "Thaçi" emëron dhjetë "Musketierët" - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Qeveria "Thaçi" emëron dhjetë "Musketierët"
Qeveria "Thaçi" emëron dhjetë "Musketierët"
mhg-crewDate: Fr, 29-August-08, 11:29 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Qeveria "Thaçi" emëron dhjetë "Musketierët"

Pas shumë kritikash për vonesat kohore, qeveria e Kosovës propozoi zyrtarisht personat që do të përfaqësojnë shtetin më të ri në botë në dhjetë ambasadat e kryeqyteteve më të rëndësishme. Kemi pritur 100 vjet për të pasur ambasadat tona, u shpreh Kryeministri në mbledhjen e qeverisë, e cila u zhvillua për këtë punë. Të nominuarit e qeverisë presin dekretimin e tyre nga Presidenti Fatmir Sejdiu, për të pasur mundësi që të fillojnë punën zyrtarisht. Dhjetë përfaqësuesit do të jenë fillimisht të ngarkuar me punë. Në Uashington, përfaqësues u emërua Avni Spahiu, studiues dhe gazetar, në Nju-Jork, Sylejman Gashi, gazetar, në Londër Muhamet Hamiti, këshilltar politik i Presidentit Sejdiu dhe njëkohësisht profesor në UP, në Berlin Vilson Mirdita, profesor, në Paris Muhamedin Kullashi, filozof, në Romë, Albert Prenkaj, në Bruksel Ilir Dugolli, në Bernë Naim Mala, në Tiranë Gazmend Pula, studiues, në Vjenë Sabri Kiçmari, profesor dhe në Ankara Bekim Sejdiu, gjithashtu profesor. Kryeministri deklaroi se përzgjedhja e këtyre emrave është bërë pas shumë konsultimeve brenda institucioneve të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë. Ai tha se kriter kanë qenë ana profesionale, përkushtimi kombëtar dhe përgjegjësitë morale. "Edhe pritjet nga ta janë të mëdha që të përfaqësojnë denjësisht vendin e tyre", u shpreh Kryeministri. Këta profesionistë do të jenë njerëzit më të rëndësishëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare. "Ky është një moment shumë i rëndësishëm për vendin tonë. Të propozuarit tanë do të kenë nderin dhe përgjegjësinë që ta përfaqësojnë shtetin tonë denjësisht në arenën ndërkombëtare. Prej sot po fillon ndërtimi i gjeneratës së diplomatëve të Republikës së Kosovës". Shefi i ekzekutivit premtoi rritjen e përkushtimit për diplomaci moderne në interes të vendit dhe rrjedhave demokratike globale. Qëllimi dhe vizioni i Kosovës, sipas tij, është integrimi sa më i shpejtë i Kosovës në NATO dhe BE, por edhe kultivimi i marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, tha se gjatë muajve vijues do t‘i rekomandohet Presidentit dhe Kryeministrit që të vazhdohet edhe me dekretimin e misioneve të tjera. Të ngarkuarit me punë, si fillim do të shkojnë në kryeqytetet botërore pa familjarët e tyre dhe do të vendosen nëpër hotele. Ministria e Jashtme ende nuk e ka hartuar ligjin për këto çështje teknike dhe për imunitetet e tyre. Të ngarkuarit me punë do të marrin honorare prej 2600 eurosh, ndërsa përfaqësuesi në Tiranë do të ketë një pagë më të ulët.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Qeveria "Thaçi" emëron dhjetë "Musketierët"
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024