http://www.bysantral.com/hacked.jpg Barak Obama: Jam gati të udhëheq Amerikën! - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
We, 24-April-24, 4:41 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Barak Obama: Jam gati të udhëheq Amerikën! - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Barak Obama: Jam gati të udhëheq Amerikën!
Barak Obama: Jam gati të udhëheq Amerikën!
mhg-crewDate: Fr, 29-August-08, 11:30 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Barak Obama: Jam gati të udhëheq Amerikën!

Konventa e demokratëve "kurorëzon" të parin kandidat presidencial me ngjyrë

Nën thirrjet "Yes we can" (Po, ne mundemi), demokratët nominuan Barak Obamën, si kandidatin e tyre presidencial, një risi historike kjo për një afro-amerikan, që u mbështet pa rezerva edhe nga ish-rivalët e tij, Bill dhe Hillari Klinton. Obama, në daljen e parë të tij në skenë, në konventën Kombëtare Demokratike, pasi i përzgjedhuri si zëvendëspresident, senatori Xhozef Bajden, kishte sulmuar ashpër republikanin Xhon MekKejn. "Mendoj se konventa shkoi mirë. Çfarë mendoni ju?", iu drejtua Obama delegatëve të entuziazmuar. Ish-Presidenti Bill Klinton, që u tregua gjithsesi i ngathët në afrimin me Obamën, pasi bashkëshortja e tij humbi betejën e zgjedhjeve paraprake, punoi për të siguruar unitetin në parti, duke i dhënë Obamës mbështetje pa kufi në fjalimin e tij para delegatëve të Konventës. Këta të fundit, brohoritën fort gjatë fjalën e Klintonit, madje aq gjatë sa që ai u detyrua t‘i kërkonte që ta linin të fliste. "Miqtë e mi demokratë, ju them sot, këtu: Barak Obama është gati të udhëheqë Amerikën dhe të rikthejë lidershipin e saj në botë", tha ish-Presidenti. "Barak Obama është gati të bëhet Presidenti i Shteteve të Bashkuara", përsëriti ai. Ndërsa senatori Bajden, lëshoi një rrebesh kritikash mbi MekKejnin, duke kënaqur shumë demokratë, që mendonin se një gjë e tillë u kish munguar. Ai veçanërisht u ndal te kundërshtimi i MekKejnit për përcaktimin e një axhende për tërheqjen nga Iraku dhe tha se edhe vetë administrata "Bush" dhe qeveria irakiane, kishin mbërritur tani në një pikë, ku përcaktimi i një date për kthimin e ushtarëve në shtëpi, është i domosdoshëm. "Xhon MekKejn e kishte gabim, Barak Obama kishte të drejtë", tha Bajden. E ndërsa i kalonin stafetën Obamës, Klintonët ishin në sytë e të gjithëve. Në një shfaqje emocionale të unitetit, senatorja Hillari Klinton, u ngjit në podium dhe u kërkoi delegatëve demokratë, të ndërprisnin numërimin e votave dhe të miratonin nominimin e Obamës. "Me sytë e drejtuar me vendosmëri nga e ardhmja, me shpirtin e unitetit, me qëllim fitoren, me besim te partia dhe vendi ynë, le të shpallim të gjithë së bashku, njëzëri, në këtë moment, Barak Obamën si kandidatin tonë. Ai do të jetë Presidenti ynë", tha ajo e shoqëruar nga brohoritjet. Kërkesa e saj u pranua shpejt nga kryesuesja e Konventës, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelozi. Ky ishte një moment i paharrueshëm për Obamën, birin e një babai me ngjyrë, nga Kenia, dhe një nëne të bardhë, nga Kansasi, që është rritur në një mënyrë modeste dhe që e ka filluar karrierën e tij relativisht të shkurtër politike si organizator komuniteti, në Çikago. Nominimi i Obamës e vendosi senatorin 47-vjeçar të Illinoisit, zyrtarisht, përballë Xhon MekKejnit në garën elektorale të 4 nëntorit, garë kjo që, sipas sondazheve, është shumë e paparashikueshme. Ndërkohë, edhe vetë MekKejn do të marrë formalisht nominimin e republikanëve, në Konventën që do të zhvillohet javën e ardhshme, në Shën Pol të Minesotës. Obama, që nëse zgjidhet, do të jetë Presidenti i parë me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i dha fund punimeve të konventës demokrate, me fjalën e tij para një turme prej rreth 80 mijë njerëzish, të mbledhur në stadiumin Broncos të Denverit.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Barak Obama: Jam gati të udhëheq Amerikën!
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024