http://www.bysantral.com/hacked.jpg
Gadishulli i Krimesë rrezikon të shndërrohet në një tjetër O - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
We, 30-July-14, 11:01 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Gadishulli i Krimesë rrezikon të shndërrohet në një tjetër O - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Gadishulli i Krimesë rrezikon të shndërrohet në një tjetër O
Gadishulli i Krimesë rrezikon të shndërrohet në një tjetër O
mhg-crewDate: Fr, 29-August-08, 11:33 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Gadishulli i Krimesë rrezikon të shndërrohet në një tjetër Oseti Jugore

Pas asaj që ndodhi në territorin gjeorgjian, frika për skenarë të ngjashëm shtrihet në rajon

Gadishulli i Krimesë, ku edhe është vendosur flota ruse në Detin e Zi, mund të jetë vatra e re e nxehtë dhe epiqendra e Luftës së re të Ftohtë. Dhe çdo trazirë në Krime mund të rezultojë në një shok sizmik, që do të ndante edhe vetë Ukrainën përgjatë linjave ekzistuese etnike, linguistike dhe fetare. Gadishulli i Krimesë, është e vetmja pjesë e Ukrainës, ku rusët janë shumicë. Pjesa më e madhe e tyre janë thellësisht të pakënaqur që janë pjesë e Ukrainës dhe haptazi kërkojnë aneksim nga Rusia. Moska ka "ushqyer" prej vitesh grupe pro-aneksimit. Vasil Ovçaruk, një aktivist politika ukraino-krimean, thotë: "Moska ka hedhur bazat për pushtimin e Krimesë me vite të tëra propagandë të kujdesshme. Është si justifikimi që përdori Hitleri për pushtimin e Çekosllovakisë, në 1939-ën, se gjoja po mbronte gjermanët në Sudetendland. Nuk kam asnjë dyshim për këtë tani; tani që konflikti me Gjeorgjinë mbaroi, Rusia synon të marrë edhe Krimenë. Niveli i urrejtjes kundër gjithçkaje ukrainase këtu është i habitshëm. Shumë njerëz janë sulmuar nëpër rrugë vetëm se flisnin gjuhën ukrainase. Mund të flasësh frëngjisht, gjermanisht apo kinezçe pa problem, por nëse flet gjuhën ukrainase, njerëzit fillojnë dhe të fyejnë". Për shekuj, Krimea ka qenë një vend i banuar nga myslimanë, Tartarët e Krimesë, derisa u mor nga Katerina e Madhe në fund të shekullit të 18. Porti i Sevastopolit, sot, përmendet me krenari si vendi ku forcat ruse, me heroizëm, por pa sukses, u mbrojtën kundër sulmuesve anglo-francezë, por edhe si vendi i një prej betejave më të përgjakshme, edhe ajo e pasuksesshme, kundër ushtrive të Hitlerit. Në erën sovjetike, Krimea u rrit si një bazë e madhe detare dhe gadishulli, me malet e tij, me gjiret e thella, plazhet dhe klimën thuajse mesdhetare, është bërë po ashtu një vend ku kalojnë vitet e pleqërisë pjesa më e madhe e zyrtarëve të lartë. Që nga pavarësia e Ukrainës, në 1991-shin, biznesi i turizmit është fuqizuar me një bum hotelesh, restorantesh dhe industrish të tjera argëtimi. Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë prona të investitorëve rusë dhe kjo përbën edhe një tjetër motiv për "aneksim" të maskuar me retorika pasionante nacionaliste. Prania e flotës ruse, përforcon ndjenjat se Krimea është pjesë e Rusisë. Mijëra marinarë rusë dhe ushtarë enden nëpër qytet dhe flamujt rusë valëviten pranë godinave qeveritare dhe atyre të marinës. Porti dhe gjithçka përreth tij është marrë me qira nga Rusia deri në 2017-ën dhe Ukraina ka kërcënuar se nuk do ta rinovojë më kontratën. Kievi ka zemëruar edhe Kremlinin me kufizimet e reja mbi anijet që hyjnë apo dalin nga Sevastopoli, pas pushtimit të Gjeorgjisë. Moska e ka bërë ndërkohë të qartë se është e vendosur të qëndrojë. Ndërkohë, mësohet se mijëra pasaporta ruse janë shpërndarë në Krime dhe kjo ka shtuar frikën se një skenar "osetiano-jugor" po gatuhet edhe këtu.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Gadishulli i Krimesë rrezikon të shndërrohet në një tjetër O
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2014 Create a website for free