http://www.bysantral.com/hacked.jpg Zyrtare, në Maqedoni prej 2 ditësh pa viza - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 20-April-24, 12:53 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Zyrtare, në Maqedoni prej 2 ditësh pa viza - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Zyrtare, në Maqedoni prej 2 ditësh pa viza
Zyrtare, në Maqedoni prej 2 ditësh pa viza
buli_17Date: We, 03-September-08, 11:07 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Zyrtare, në Maqedoni prej 2 ditësh pa viza

Hyn në fuqi marrëveshja mes dy vendeve për lëvizjen e lirë të qytetarëve

Që prej ditëve të para të shtatorit, mund të udhëtojnë në Maqedoni pa pasur nevojë për viza. Gjithashtu, kalimi për në vendin fqinj do të bëhet pa paguar asnjë cent taksë shtetërore përkatëse. Ky ndryshim pozitiv për lëvizjen e lirë vjen si pasojë e hyrjes që prej ditës së djeshme në fuqi të marrëveshjes mes dy vendeve. Ministria e Jashtme shqiptare bëri të ditur dje se "hyri në fuqi "Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve dhe protokollit të saj për qarkullimin në zonat kufitare". Angazhimi i qeverisë shqiptare për zgjerimin e hapësirave të komunikimit me vendet fqinje dhe krijimi i mundësive për lëvizjen e lirë të shtetasve në këto hapësira është konkretizuar dhe materializuar në "Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve dhe protokollit të saj për qarkullimin në zonat kufitare". Kjo marrëveshje do të ndikojë pozitivisht në lehtësimin dhe rritjen e kontakteve ndërmjet shtetasve në të dy anët e kufirit dhe do të shërbejë për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat. Në këtë marrëveshje parashikohet përjashtimi nga detyrimi i vizës për të gjithë shtetasit e dy vendeve, të cilët janë mbajtës të pasaportave të zakonshme, të shërbimit dhe diplomatike, dhe dëshirojnë të hyjnë, tranzitojnë ose qëndrojnë në territorin e secilit vend.

Kalimi nëpër pikat kufitare të hapura për lëvizjen ndërkombëtare ose ndërshtetërore do të bëhet pa taksa apo detyrime të tjera. Kjo është një nga risitë e kësaj marrëveshjeje, që i përputhet dëshirës së të dyja palëve për lehtësimin maksimal nga barrierat apo detyrimet, duke e përqasur praktikën e lëvizjes ndërmjet dy vendeve me praktikën e lëvizjes së shtetasve në hapësirën e BE-së. Marrëveshja u nënshkrua në datën 19 shkurt 2008 nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve gjatë vizitës së Kryeministrit Gruevski në Tiranë. Marrëveshja u ratifikua në një kohë të shpejtë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe për këtë u njoftua pala maqedonase më 24 prill 2008. Pala maqedonase ka njoftuar për plotësimin e procedurave ligjore për hyrjen në fuqi të "Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve dhe protokollit të saj për qarkullimin në zonat kufitare" në datën 27 gusht 2008. Në bazë të nenit 14 të kësaj marrëveshjeje ajo ka hyrë në fuqi në datën 27 gusht 2008, që është data e marrjes së notës së fundit të palës maqedonase.

Është njoftuar Ministria e Brendshme për marrjen e masave përkatëse për zbatimin e marrëveshjes.

Shkupi

Qeveria e Maqedonisë bëri të ditur dje se është përkushtuar tërësisht dhe do ta investojë tërë energjinë e nevojshme reformuese dhe resurset, me qëllim që shteti ynë ta presë vitin 2009 si vend me regjim të lirë të vizave me BE-në. Për këtë qëllim, deri në fund të vjeshtës, Maqedonia shpreson dhe qëndron pas asaj që do të realizojë tërë liberalizimin e domosdoshëm të vizave. Me këtë do të kemi një argument të fortë para BE-së dhe para organeve të BE-së, të cilat duhet të marrin vendim për liberalizimin e plotë të vizave. Këtë e deklaroi nënkryeministri Ivica Bocevski, me rastin e përfundimit të projektit për ndihmë teknike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vendosjen e sistemit informativ pranë Qendrës Kombëtare Viza (N-VIS). Ai theksoi se Qendra Viza është dizajnuar sipas përvojës sllovene dhe praktikave më të mira të sistemeve përkatëse në vendet anëtare të zonës Shengen në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe strategjinë kombëtare për administrimin e integruar kufitar dhe paraqet një hap vërtet përpara lidhur me plotësimin e standardeve të legjislaturës Shengen. "Shpresojmë se kjo do të kontribuojë për një vlerësim pozitiv në raportin vjetor për përparimin e RM-së. Ajo që është akoma më e rëndësishme, sistemi i plotëson kushtet për lidhjen e plotë dhe një bashkëpunim të tërësishëm me sistemin informativ Shengen", tha Bocevski, duke përmendur se që sot për kontiunitetin e Sistemit kombëtar të vizave përgjegjësinë e ndërmerr MPJ-ja.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Zyrtare, në Maqedoni prej 2 ditësh pa viza
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024