http://www.bysantral.com/hacked.jpg Sarkozi: Para njohjes së Kosovës, ka pasur diskutime - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 03-December-16, 1:12 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Sarkozi: Para njohjes së Kosovës, ka pasur diskutime - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Sarkozi: Para njohjes së Kosovës, ka pasur diskutime
Sarkozi: Para njohjes së Kosovës, ka pasur diskutime
buli_17Date: We, 03-September-08, 11:08 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Sarkozi: Para njohjes së Kosovës, ka pasur diskutime

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Rusisë që të njohë pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë në mënyrën e njëjtë me të cilën Rusia ka dënuar vendimin e disa vendeve evropiane për të njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton radio "Evropa e Lirë".

Pas mbylljes së takimit të jashtëzakonshëm të liderëve evropianë, Sarkozi ka theksuar se BE angazhohet për bisedime ndërkombëtare për gjendjen në Abkhazi dhe Oseti të Jugut.

"Është vlerësim i KB, sa kuptoj, se Abkhazia dhe Osetia e Jugut janë pjesë e Gjeorgjisë", ka nënvizuar Sarkozi dhe ka theksuar se Këshilli i Sigurimit të KB-së ka miratuar një rezolutë për çështjen kontestuese të provincave autonome në përbërje të Gjeorgjisë. "E pastaj më thonë: ‘Por është bërë precedent me Kosovën‘. Më falni, para se ta njihnim pavarësinë e Kosovës, me vite janë zhvilluar diskutime në forumet ndërkombëtare. Ka pasur ndërmjetësim të KB-së dhe unë Presidentit Medvedev i kam përkujtuar se Rusia, kur Evropa e njohu Kosovën, dënoi vendimin e Evropës. Nuk duhet të çuditen kur ne tani dënojmë vendimin e Rusisë", ka nënvizuar Presidenti francez.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Sarkozi: Para njohjes së Kosovës, ka pasur diskutime
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016