http://www.bysantral.com/hacked.jpg Telashe të reja në konventën republikane - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Th, 28-March-24, 11:41 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Telashe të reja në konventën republikane - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Telashe të reja në konventën republikane
Telashe të reja në konventën republikane
buli_17Date: We, 03-September-08, 11:09 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Telashe të reja në konventën republikane

Kandidatja për zëvendëspresidente pohon: Vajza 17-vjeçare është shtatzënë

Ngjarjet e jashtme vazhdojnë të dominojnë mbi Konventën e Partisë Republikane pas hapjes së saj në Shën Pol të Minesotës. Jashtë hollit ku zhvillohej konventa, policia arrestoi rreth 286 protestues, pasi marshimi i tyre degjeneroi në dhunë. Ndërkohë, në vend që të mbante fjalime, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Xhon MekKejn, ndihmoi në paketimin e ndihmave për viktimat e uraganit Gustav. MekKejn do ta pranojë nominimin republikan, më vonë, gjatë kësaj jave. Republikanët, të vetëdijshëm për goditjen e rëndë që do të pësonin nëse do të shiheshin të festonin, ndërsa uragani "Gustav" i afrohej Luizianës, reduktuan në minimum axhendën e konventës. Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, dhe zëvendësi i tij, Dik Çeni, qëndruan larg takimit ndërsa Zonja e Parë, Laura Bush, dhe bashkëshortja e Xhon MekKejnit, Sindi, kërkuan ndihmë për të prekurit nga uragani. Për më tepër, delegatët mbetën disi të shastisur kur kandidatja e tyre për zëvendëspresidente, Sara Palin, konfirmoi se vajza e saj 17-vjeçare, e pamartuar, Bristol, ishte shtatzënë. "Ajo po pret një fëmijë, çka është një gjë e mirë. Ajo do të martohet dhe kjo është sërish gjë e mirë. Dhe ajo është vajza, jo kandidatja apo e nominuara. Pra unë mendoj se ajo po bën gjënë e duhur". I pyetur të komentojë këtë fakt, i përzgjedhuri demokrat për garën e nëntorit, Barak Obama, tha se çështja e shtatzënisë së vajzës së Sara Palin duhej të mbahej jashtë fushatës. "Kjo nuk duhet të jetë pjesë e politikës sonë. Nuk ka asnjë ndikim në performancën e Palin si guvernatore, apo si zëvendëspresidente e mundshme. Ndaj unë u kërkoj me ngulm njerëzve të mos mbështesin këto lloj historish", tha ai. Gjithsesi, përfshirja e papritur e dramës adoleshenciale në garën presidenciale amerikane kërcënon të tronditë çiftin e sapo shpallur MekKejn-Palin. Lajmi i shtatzënisë së vajzës 17-vjeçare të Palin, Bristol, u dha për të sheshuar thashethemet, sipas të cilave adoleshentja ishte nëna e vërtetë e fëmijës së pestë të guvernatores së Alaskës, i lindur në prill të këtij viti dhe që është i diagnostifikuar me sindromën Daun. Sipas thashethemeve, për shkak se Palin është një konservatore, ka marrë përsipër mëmësinë e foshnjës për të mbuluar "çmendurinë" e vajzës së saj. E pjesërisht për shkak të këtyre thashethemeve, disa orë pasi konservatorët republikanë përgatiteshin ta duartrokisnin zgjedhjen e Sara Palin si kandidate për zëvendëspresidente, duke e konsideruar atë gjeniale, kjo e fundit lajmëroi se Bristol ishte pesëmuajshe shtatzënë dhe se do të martohej me babain e fëmijës. Por edhe para kësaj surprize kishte dyshime se zgjedhja e MekKejnit, edhe pse lëshoi një valë elektriciteti mes bazës konservatore të partisë, mund të ishte më shumë një problem se sa një aset. Palin nuk u shfaq publikisht në Shën Pol, por iu dedikua takimeve private dhe i dha dorën e fundit fjalimit të saj që do të mbahet sot në mbrëmje. Ndihmësit e MekKejnit ndërkohë kanë bërë të ditur se ai ishte në dijeni të shtatzënisë së adoleshentes kur e zgjodhi nënën e saj si kandidate për zëvendëspresidente dhe se lajmërimi i bërë në konventën e republikanëve kishte si qëllim të sheshonte thashethemet dhe të ndalte gënjeshtrat. E shoqëruar nga këto telashe, Konventa Kombëtare e Republikanëve pritet tani t‘i rikthehet axhendës fillestare. Sot, MekKejn dhe Palin pritet të dominohen zyrtarisht partnerë në garën presidenciale dhe senatori 72-vjeçar i Arizonës do të pranojë kandidaturën e tij në një fjalim të rëndësishëm që do ta mbajë nesër mbrëma. Ky fjalim konsiderohet se është një ndër evenimentet më të rëndësishme të fushatës elektorale dhe nga ai varen në një pjesë të madhe edhe shanset për të fituar Shtëpinë e Bardhë në nëntor.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Telashe të reja në konventën republikane
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024