http://www.bysantral.com/hacked.jpg Brenda vititi 2008, gati sistemi i ri i adresave për çdo sht - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Su, 11-December-16, 2:48 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Brenda vititi 2008, gati sistemi i ri i adresave për çdo sht - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Brenda vititi 2008, gati sistemi i ri i adresave për çdo sht
Brenda vititi 2008, gati sistemi i ri i adresave për çdo sht
Arlindi_17Date: Fr, 05-September-08, 7:05 PM | Message # 1
Ushtar
Group: Users
Messages: 21
Reputation: 1
Status: Offline
Garanton minsitri i brendshëm Bujar Nishani gjatë Konferencës Kombëtare më të zgjedhurit vendorë të Tiranës

TIRANE – Fundi i vitit 2008, do të shënojë edhe fundin e sistemit të adresave për çdo familje shqiptare.
Garancinë e ka dhënë dje ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, gjatë Konferencës Kombëtare “Drejt një bashkëveprimi të konsoliduar midis pushtetit vendor dhe institucioneve qëndrore në nivel vendor”. Ky takim u zhvillua me krerët e njësive bashkiake dhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës me qëllim komunikimin e detyrave dhe bashkërendimin e veprimeve për implementimin e sistemit të adresave.
“Duke u mbështetur në planin kalendarik, brenda vitit 2008 sistemi i adresave do të jetë gati për çdo familje, dhe në fillim të vitit 2009, kur të fillojë aplikimi dhe shpërndarja e letërnjoftimeve elektronike, qytetari do të mund të konsultojë me sistemin ku aplikon për letërnjoftimin dhe adresën që ai ka”, u shpreh Nishani.
Duke e quajtur këtë proces një operacion të madh kombëtar, Ministri i Brendshëm u shpreh se realizimi me sukses i tij do të bëhet i mundur në sajë të angazhimit të përbashkët të qeverisjes qendrore dhe vendore.
Ministri Nishani evidentoi ndërkohë faktin se falë bashkëpunimit të deritanishëm janë realizuar me sukses netëork-u i sistemit të gjendjes civile dhe printimi i çertifikatave, i cili së shpejti do të implementohet në të gjithë territorin e vendit.
Në fjalën e tij në takim, Ministri i Brendshëm theksoi se krijimi i një regjistri të ri funksional dhe modern të gjendjes civile dhe paisja e qytetarëve me letërnjoftime elektronike, është e domosdoshme të shoqërohen edhe me implementimin e sistemit të adresave.
Ministri Nishani bëri të ditur se për realizimin e këtij projekti janë kryer amendamente dhe hartuar akte të posaçme nënligjore, e po kështu janë miratuar vendime të Këshillit të Ministrave për specifikimet teknike për tabelat e adresave dhe urdhra të Ministrisë së Brendshme për standarte unike të punës si për hartat vektoriale dhe për regjistrimin e adresave.
“Ky operacion i madh kombëtar do të kryhet në zyrat e urbanistikës dhe në terren për prekjen e çdo terreni publik, sheshi apo objekti dhe për realizimin e tij kërkojmë angazhimin e Bashkisë së Tiranës, njësive bashkiake dhe këshillave bashkiakë për të përfunduar procesin brenda afateve të përcaktuara në kalendarin e veprimit. Emërtimi i rrugëve, shesheve dhe terreneve publike dhe më tej numërtimi i objekteve do të pasqyrohen në hartat vektoriale dhe ato dixhitale. Ky proces, së bashku me vendosjen e tabelave përkatëse, përveç angazhimit, resurseve njerëzore e financiare kërkon edhe një supervizim korrekt e të vazhdueshëm nga Ministria e Brendshme dhe drejtuesit e njësive vendore. I kemi kapacitetet e implementimit të këtij procesi, që në fillim të vitit 2009 qytetari të konsultojë adresën e tij në sistem, i cili njëkohësisht do të verifikojë dhe pranojë aplikimin për letërnjoftimin elektronik”, u shpreh Ministri i Brendshëm Bujar Nishani.
“Fillimi i hartimit të proçesit të rëndësishëm të sistemit të adresave, bashkë me asistencën e misionit të OSBE-së në Tiranë, besoj se do të jetë një nga proçeset e rëndësishme, që vetëm falë një angazhimi dhe bashkëpunimi të gjithanshëm, do t'u bëjë të mundur, ofrimin e këtij shërbimi dhe standardi qytetarëve shqiptarëve”, tha Nishani.
Sipas tij, për këtë proçes, janë hartuar aktet nënligjore, që do të vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat e duhur për realizimin e sistemit të ri të adresave në gjithë vendin. Në këtë kuadër, ministri Nishani vlerësoi ofrimin e fotografimit ortografik të të gjithë territorit të vendit, që ka kryer ALUIZNI, ndarjen në harta të gjithë pjesës së fotografimit ajror, si dhe hartën vektoriale, mbi të cilën do të punohet për regjistrimin e sistemit të adresave.
“Ky është një operacion që kërkon menaxhim, dhe falë asistencës teknike të OSBE-së, ne kemi një plan kalendarik të detajuar në kohë për të gjithë elementët, të cilët i parashikon procesi i sistemit të ri të adresave në territorin e Shqipërisë”, tha ministri Nishani, duke kërkuar bashkëpunim të ngushtë në proçesin e emërtimeve të çdo rruge.
Kryetarët e njësive bashkiake të Tiranës duke vlerësuar gjatë takimit rëndësinë e imlementimit të sistemit të adresave, kërkuan dhe morën informacion mbi aspekte të veçanta të procesit, si dhe shprehën angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë për realizimin e tij në bazë të kalendarit të veprimeve të miratuar nga Ministria e Brendshme

...

 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Brenda vititi 2008, gati sistemi i ri i adresave për çdo sht
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016