http://www.bysantral.com/hacked.jpg Superinvestimi i kompanisë anglo- zvicerian Zumax, Vlora - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 20-April-24, 9:41 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Superinvestimi i kompanisë anglo- zvicerian Zumax, Vlora - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Superinvestimi i kompanisë anglo- zvicerian Zumax, Vlora
Superinvestimi i kompanisë anglo- zvicerian Zumax, Vlora
Arlindi_17Date: Fr, 05-September-08, 7:10 PM | Message # 1
Ushtar
Group: Users
Messages: 21
Reputation: 1
Status: Offline
Terminali i kontenierëve, Berisha: Besim i jashtëzakonshëm i kompanisë tek Shqipëria investimin me vlerë 1.2 miliardë eurosh që parashikon projekti, Berisha në prezantimin e superinvestimi në kompanisë Zumax:

Projekti me vlerë rreth 1.2 miliardë euro pritet të ketë efektin me një punësim fillestar 2.000 personave dhe në harkun e 10 viteve në këtë zonë të Lirë Ekonomike parashikohet numri i të punësuarve do të prekë shifrat 96.000 veta

Projekti parashikon ndërtimin e një terminali me kapacitet prej më shumë se 3 milionë konteinerë në vit. Ai do të shërbejë si një port tranzit dhe import-eksport për rajonin, duke ofruar gjithashtu hyrje efikase për në det për komunitetin lokal. Zona e lirë do të ofrojë lehtësira dhe shërbime për të mbështetur zhvillimin e industrisë së lehtë në Vlorë.

Projekti për ndërtimin e një terminali kontenieresh me kapacitset prej më shumë se 3 milionë TEU në vit, si dhe parkut industrial Zonë e Lirë do të shndërrojnë Vlorën në një nga qendrat më të fuqishme të Mesdheut. Projekti me vlerë 1 miliardë e 200 milionë euro është realizuar nga një konsorcium anglo- zvicerian, i cili është divizioni i kompanisë “Zumax AG”, me bazë në Zvicër. Terminali i kontenierëve, sipas projektit, do të ketë një kapacitet prej më shumë se 3 milionë TEU në vit. Përfaqësues të kompanisë Zumax AG, të cilët prezantuan të enjten në Tiranë projektin paraprak të ndërtimit të këij porti, në prani të kryeministrit Sali Berisha, ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, theksuan se "porti do të shërbejë si një port tranzit dhe import-eksport për rajonin, duke ofruar hyrje efikase në det për vendet e Ballkanit". Ndërsa parku industrial Zonë e lirë do të ketë mundësi të ofrojë tokë, lehtësira dhe shërbime për të mbështetur zhvillimin e industrisë së lehtë në Vlorë. Përfaqësues të Zumax AG në të ardhmen parashikojnë ngritjen e shkollave profesionale në Vlorë, për të kualifikuar të rinjtë në mënyrë që këta të kenë mundësinë të punojnë në kompanitë e huaja, të cilat do të operojnë në Zonën e Lirë ekonomike që është pjesë e këtij projekti. Pas miratimit paraprak pritet të fillojë faza tjetër për kryerjen e një studimi të plotë fizibiliteti, i ndërtuar mbi rezultatet e këtij projektit të prezantuar dje. Në aspektin social do të ketë të punësuar 2000 punëtorë të kualifikuar dhe stafi menaxhues i Portit do të ketë një personel prej 780 persona të specializuar. Në 10 vitet e ardhshme numri i të punësuarëve që pritet të shkojë në 10 mijë persona këtë zona të Lirë Ekonomike
Kryeministri Berisha mori pjesë dje në prezantimin e planeve për zhvillimin dhe ndërtimin e një terminali të madh konteinerësh dhe një zone të lirë industriale në Vlorë, projekt i konsorciumit anglo-zviceran Zumax. Kryeministri pasi përgëzoi drejtuesit e kompanisë për kurorëzimin me sukses të propozimit të mëparshëm, u shpreh se zbatimi i këtij projekti do ta shndërrojë Vlorën në një nga qendrat më të fuqishme detare të Mesdheut, por dhe zonën e lirë në një nga gjeneratorët më të mëdhenj të zhvillimit të Shqipërisë. Mund të them,- vijoi Kryeministri,- se Vlora për pozicionin e saj gjeografik, ujërat e saj të thella njerëzit e saj punëtorë, e meriton këtë projekt me bindjen më të thellë se kjo do të jetë një histori e madhe suksesi. Duke garantuar drejtuesit e kompanisë për lehtësimin e punës së tyre, Kryeministri tha se ata kanë zgjedhur drejt jo vetëm vendin, por edhe kohën për realizimin e këtij projekti. Në këtë kontekst Kryeministri tha se kompania ka vendosur të bëjë këtë investim të madh në një kohë kur vendet e këtij rajoni janë angazhuar thellësisht në një bashkëpunim të ngushtë dhe të gjithanshëm, kanë krijuar një hapësirë të tregtisë së lirë që shtrihet nga Kroacia në Moldavi, punojnë së bashku për projektin e integrimit europian. Kryeministri theksoi se vendet e këtij rajoni, pak vite më parë konfliktual, janë sot vende që eksportojnë siguri. Më tej Kryeministri vlerësoi se përzgjedhja e Shqipërisë për realizimin e këtij projekti është një zgjedhje e mençur nga ana e kompanisë, pasi Shqipëria pavarësisht se një vend i vogël në hartë paraqet potenciale të mëdha për investime në rezervat hidrike ato minerare dhe në turizëm. Kryeministri e cilësoi investimin me vlerë 1.2 miliardë eurosh që parashikon projekti, si një besim të jashtëzakonshëm që kompania dëshmon tek Shqipëria. Projekti parashikon ndërtimin e një terminali me kapacitet prej më shumë se 3 milionë kontenierë në vit. Ai do të shërbejë si një port tranzit dhe import-eksport për rajonin, duke ofruar gjithashtu hyrje efikase për në det për komunitetin lokal. Zona e lirë do të ofrojë lehtësira dhe shërbime për të mbështetur zhvillimin e industrisë së lehtë në Vlorë. Më tej në fjalën e tij kryeministri theksoi se Shqipëria ia ka dalë në tre vjet në politikën e drejtë të uljes së taksave, luftës kundër informalitetit, evazionit, kontrabandës të ketë si të ardhura më shumë se ç`janë mbledhur në 6 vite para këtyre tre viteve. Kjo është një histori e vërtetë suksesi. “Histori suksesi në sensin që dëshmon potencialin e madh të lirisë. Zgjerimi i hapësirave të saj, liberalizimi i ekonomisë kanë qenë faktorët kryesorë që kanë bërë të mundur këto arritje. Unë nuk mund të them se në tre vite ekonomia shqiptare u dyfishua, por mund të them me saktësi se në tre vjet të ardhurat kombëtare u dyfishuan, pavarësisht reduktimit më shumë se përgjysmim i taksave. Mund t`ju them se në këto tre vjet po bëhet përpjekja më e madhe për një infrastrukturë moderne në Shqipëri. Ju keni vendosur të ndërtoni portin, por ne brenda një afati të shkurtër sjellim në Vlorë autostradën me katër korsi, e domosdoshme dhe unë ju garantoj ju se qeveria ime do të marrë të gjitha masat në funksion të portit dhe zonës suaj të lirë, të përshtasë të gjithë infrastrukturën hekurudhore, rrugore për të lehtësuar sa më shumë transportin” tha Berisha. Më tej kryeministri në fjalën e tij vijoi se “ju theksuat me shumë të drejtë Korridorin VIII, i cili në një mënyrë ose në një tjetër po ndërtohet dhe do të ndërtohet. Por porti që ju ndërtoni është i një rëndësie edhe jashtë hapësirave të këtij korridori. Autostrada Durrës-Prishtinë-Merdare-Nish dhe më tutje do të lidhë Vlorën me Korridorin X dhe me vende të tjera të rajonit dhe Europës. Në këtë kontekst edhe njëherë dua t`ju falënderoj për këtë besim të jashtëzakonshëm që keni dëshmuar tek Shqipëria dhe ky besim është i vlefshëm sa vetë shuma e madhe, 1.2 miliardë euro që ju keni vendosur të investoni në projektin tuaj të madh dhe t`u siguroj se qeveria ime do t`ju mbështesë ju fuqimisht. Pak vite më parë një gazetar britanik më pyeti a do të bëhet Shqipëria “Tajvani” i Europës. Përgjigja ishte jo. Shqipëria do të bëhet shqiponja e Europës, së bashku do t`ia arrijmë”.

Përfaqësuesi i Zumax, Philip George: Vlora si Dubai, besojmë të qeveria Berisha

“Vlora do të shëndërrohet si Dubai. Ky projekt përfaqëson ndërtimin e portit më të madh të kontenierëve në mesdheun qendror dhe do t`i shërbejë jo vetëm Shqipërisë dhe rajonit por do të mundësojë shkëmbime tregtare dhe me Europën Lindore në Detin e Zi. Programi i plotë i investimeve kap një vlerë prej 1.2 miliardë eurosh. Besoj tek mbështetja e vazhdueshme e qeverisë shqiptare dhe garantojë se ekzistojnë të gjitha mundësitë që Vlora të jetë Dubai i vogël në mesdhe”. Kështu është shprehur dje
përfaqësuesi i Zumax, Philip George. Kjo është skica tridimensionale e portit të kontenierëve në gjirin e Vlorës, ky port është projektuar të vihet në pesë etapa, fare pranë një vepre tjetër të rëndësishme Petroliferës, nga momenti i miratimit nga qeveria do të duhen dhe 20 muaj që të përfundojë së ndërtuari. Drejtues të kompanisë kanë sqaruar se është përzgjedhur ky vend për shkak të thellësisë optimale që ofron, si dhe lidhjes si nn rrugë tokësore ashtu edhe me korridoret 8 dhe 10, po ashtu edhe në rrugë detare me pjesën tjetër të Mesdheut. Porti do të ketë një kapacitet me të paktën 3 milion kontenierësh në vit, paralelisht me të do të ngrihet dhe një zonë industriale me mjaft interes për kompanitë e huaja.
...

 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Superinvestimi i kompanisë anglo- zvicerian Zumax, Vlora
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024