http://www.bysantral.com/hacked.jpg Ministri i Arsimit Fatos Beja: - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Th, 08-December-16, 2:50 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Ministri i Arsimit Fatos Beja: - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Ministri i Arsimit Fatos Beja:
Ministri i Arsimit Fatos Beja:
Arlindi_17Date: Fr, 05-September-08, 7:11 PM | Message # 1
Ushtar
Group: Users
Messages: 21
Reputation: 1
Status: Offline
Ministri i Arsimit Fatos Beja: Në 15 shtator të gjithë nxënësit shqiptar do të jenë të pajisur me libra

Nxënësit në ditën e parë të shkollës, më 15 shtator, do të kenë në duar të gjitha tekstet shkollore, garantoi sot, gjatë një prononcimi për mediat, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja. Duke e cilësuar shpërndarjen e librave shkollorë si sfidën e parë pas marrjes së postit si ministër i Arsimit, Beja tha se “nëpër librari nuk ka radhë dhe vështirësi në blerjen e teksteve”. Ministri bëri të njohur se në sajë të masave të marra këtë vit, katër javë përpara fillimit të vitit shkollor, 36 librari të Tiranës janë furnizuar me mbi 405 tituj tekstesh nga mbi 30 shtëpi botuese. Në çdo shkollë është shpallur lista e teksteve për çdo klasë me tekstet alternativë të zgjedhura prej shkollës si dhe emri i librarisë, ku do të furnizohet me këto libra. Beja rikujtoi të gjithë blerësit që të marrin faturën tatimore nga shitësi për ato libra që blen, me çmimin e afishuar në kopertinë, në mënyrë që të përfitojë nga kompensimi prej 310 milione lekësh që qeveria ka vënë në dispozicion të nxënësve të shkollave publike e private të arsimit bazë....

 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Ministri i Arsimit Fatos Beja:
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016