http://www.bysantral.com/hacked.jpg Mhg-crew - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 29-March-24, 11:33 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Mhg-crew - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Mhg-crew (Falja e kamatëvonesave, afati skadon më 20 shtator)
Mhg-crew
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 9:52 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Faturat e 2008, kreu i OSSH , Dollapi: Vjedhjet, nuk tolerojmë më

Falja e kamatëvonesave për faturat e papaguara të energjisë elektrike do të zgjasë si afat deri më 20 shtator të këtij viti. Pas kësaj date, bashkë me faturën e dritave do të paguhet edhe penalizimi nga vonesat. Drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Said Dollapi, në një konferencë për shtyp, bëri të qartë synimet e OSSH-së në drejtim të respektimit të kontratës, që kjo e fundit ka me konsumatorin në lidhje me pagesën e faturave të energjisë elektrike. Duhet sqaruar se vendimi i ri nuk prek faturat e papaguara në vitet 2005-2007, të cilave iu është lënë si afat paraprak fundi i muajit dhjetor 2008. Po dje, kreu i OSSH-së bëri publike disa të dhëna që preknin nivelin e humbjeve në rrjet, si dhe nivelin e arkëtimeve, të cilat, sipas Dollapit, për muajin gusht paraqiten të përmirësuara.

Detyrimi

Një tjetër mundësi për konsumatorët që nuk paguajnë energjinë elektrike të faturuar vjen nga OSSH-ja, duke i falur kamatëvonesat për detyrimet e vitit 2008. "Dua të njoftoj të gjithë konsumatorët familjarë që nuk kanë paguar faturën e energjisë të konsumuar nga janari 2008, se mund ta paguajnë atë pa kamatëvonesë deri më datën 20 shtator. Pas kësaj date, konsumatorët nuk do të kenë mundësi të paguajnë pa kamatëvonesë", ishte thirrja drejtuar të gjithë abonentëve të OSSH, e bërë nga kreu i saj, Said Dollapi. Më tej ai sqaron se ky vendim nuk është i vlefshëm për faturat e prapambetura për vitet 2005, 2006 dhe 2007. "Kamatëvonesat e tyre vazhdojnë të mbeten të ngrira deri në një vendim tjetër", përfundoi Dollapi. Kjo lëvizje e re e drejtuesve të OSSH-së vjen në prag të privatizimit të kësaj të fundit, duke synuar përmirësimin e gjendjes financiare të kompanisë, e cila ka gati dy muaj e ndarë nga KESH-i. Llogaritet se janë rreth 200 milionë dollarë, detyrime që konsumatorët e energjisë elektrike kanë ndaj OSSH-së, ku vetëm për 2008-ën mendohet se janë rreth 50 milionë dollarë.

Treguesit

Më herët, drejtuesi i OSSH-së bëri publike disa të dhëna që lidhen me nivelin e arkëtimeve dhe humbjeve në rrjet. Në përgjithësi, rezultatet e muajit gusht janë më të mira, duke arritur dhe planin e vendosur në fillim të muajit. Kështu, në total, arkëtimet janë realizuar në masën 97 për qind, ose rreth 5 për qind më shumë se sa planifikimi i muajit. Duke i ndarë sipas zërave, Dollapi tha se arkëtimet për muajin gusht tek abonentët familjarë rezultojnë në masën e rreth 80 për qind, ndërsa bizneset me 97 për qind. Për sa i përket treguesit të humbjeve, në muajin gusht, niveli i tyre ka arritur nivelin e 26.6 për qind, duke arritur dhe objektivin e muajit. "Siç tregohet nga shifrat e muajit gusht, ecuria e kompanisë drejt realizimit të objektivave është pozitive, por më duhet të them se kemi ende shumë punë për të bërë, veçanërisht në zërin e arkëtimeve familjare dhe private", ishin disa nga synimet e ardhme të OSSH-së. Në këtë pikë, Dollapi konfirmoi edhe një herë tjetër se nuk do të toleronte më, jo vetëm konsumatorët, por edhe punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes, të cilët në shumë raste akuzohen si bashkëpunëtorë për lidhje të dyfishta të energjisë elektrike.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Mhg-crew (Falja e kamatëvonesave, afati skadon më 20 shtator)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024