http://www.bysantral.com/hacked.jpg Mhg-crew - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 19-April-24, 2:42 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Mhg-crew - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Mhg-crew (OSSH-biznesit: Kufizimet, deri në fund të muajit)
Mhg-crew
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 9:53 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
OSSH-biznesit: Kufizimet, deri në fund të muajit

Mungesa e vazhdueshme e furnizimit me energji elektrike për sektorin e biznesit në vend ka detyruar këtë të fundit të zhvillojë një takim me kreun e Operatorit të Shpërndarjes, Sahit Dollapi. Bëhet fjalë për bizneset fasoniste, anëtare të Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve, të cilat prej kohësh i kanë bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse për furnizim pa ndërprerje me energji elektrike për aktivitetet e tyre. Mësohet se në takimin e zhvilluar dy ditë më parë u trajtuan probleme të furnizimit me energji elektrike të biznesit fasonist, (që punon me material porositësi) dhe u kërkua të respektohet kërkesa e biznesit për furnizim të rregullt me energji elektrike. Në takim u tha se Tirana paguan më shumë se 94% të energjisë së konsumuar, ndërsa biznesi fasonist arkëton 100% të konsumit. Nga ana e tij, Dollapi i kërkoi DKPV të identifikojë zonat me probleme të spikatura në furnizimin me energji elektrike, në Tiranë dhe në rrethe dhe premtoi ndërhyrje të menjëhershme në furnizim të vazhdueshëm me energji, për të mos ndërprerë prodhimin dhe rritur kostot e tij. "Ka mundësi të ndërhyjmë edhe me ndryshimin e skemave të furnizimit, për t‘i ofruar biznesit furnizim të vazhdueshëm", tha Dollapi. Drejtori i Përgjithshëm i OSSH-së paralajmëroi sërish biznesin se ndërprerje të energjisë do të ketë deri në fund të muajit shtator, për shkak të grafikut të remonteve të planifikuara dhe se kjo do të vazhdojë me synimin për të pasur më shumë cilësi në periudhën e ngarkuar të dimrit të ardhshëm.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Mhg-crew (OSSH-biznesit: Kufizimet, deri në fund të muajit)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024