http://www.bysantral.com/hacked.jpg (( Mhg-crew )) - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Su, 11-December-16, 1:20 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main (( Mhg-crew )) - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » (( Mhg-crew )) (Privatizimi i OSSH, Bode takon Nuamah)
(( Mhg-crew ))
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 9:54 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Privatizimi i OSSH, Bode takon Nuamah

Dy javë para tenderit, ministri i Financave pret drejtues të Bankës Botërore

Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka zhvilluar një takim me grupin e Bankës Botërore në Tiranë, të kryesuar nga Camille Nuamah. Në takim kanë marrë pjesë dhe drejtues të IFC, degë e BB-së për projekte të ndryshme, kryesisht energjetike. Mësohet se thelbi i takimit ishte privatizimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, i cili vjen në një kohë kur nuk kanë mbetur as dy javë nga hapja e ofertave të tenderit ndërkombëtar për privatizimin e 75 për qind të aksioneve. Mediat nuk ishin njoftuar për takimin dhe për këtë qëllim përfaqësues të të dyja palëve nuk preferuan të japin detaje rreth bisedës mes ministrit dhe drejtueses së BB-së. Megjithatë, mendohet se pjesë e diskutimeve mund të ketë qenë hedhja e një varianti të ri, i cili mund të garantojë një rezultat pozitiv në tenderin që pritet të zhvillohet më 15 shtator.

Situata

Prej kohësh, zyrtarë të qeverisë kanë lëshuar shenja pesimizmi për një rezultat pozitiv të mundshëm që mund të vijë nga hapja e ofertave, duke paralajmëruar një dështim të tenderit. Vet ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, e cilëson privatizimin e OSSH-së si tepër kompleks dhe më i vështiri ndër privatizimet e kryera gjatë liberalizimit të ekonomisë. Aktualisht, kompania nuk paraqet tregues dhe aq optimalë, sa për t‘i krijuar bindjen kompanive të huaja se fitimi nuk ndodh shpesh në sektorin energjetik shqiptar. Për 6 muajt e parë të vitit, niveli i humbjeve preku shifrën e rreth 33 për qind, ndërsa arkëtimet në masën e rreth 84 për qind. Këta dy tregues sollën dhe kritikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili paralajmëroi qeverinë shqiptare për më shumë kujdes në arritjen e objektivave në rast se dëshiron që tenderi i shtatorit të dalë me sukses.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » (( Mhg-crew )) (Privatizimi i OSSH, Bode takon Nuamah)
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016