http://www.bysantral.com/hacked.jpg Projekt 1.2 miliardë euro për Portin e Vlorës - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 29-March-24, 3:23 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Projekt 1.2 miliardë euro për Portin e Vlorës - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Projekt 1.2 miliardë euro për Portin e Vlorës
Projekt 1.2 miliardë euro për Portin e Vlorës
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 9:55 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Projekt 1.2 miliardë euro për Portin e Vlorës

Projekti për ndërtimin e një terminali të madh konteinerësh mund të kthejë Vlorën në qendrën më të fuqishme detare të Mesdheut. Kështu do ta cilësonte Kryeministri Berisha projektin e kompanisë anglo-zvicerane "Zumax", i cila kap vlerën e 1.2 miliardë eurove.

Kryeministri Berisha mori pjesë dje në prezantimin e planeve për zhvillimin dhe ndërtimin e një terminali të madh konteinerësh dhe një zone të lirë industriale në Vlorë, projekt i konsorciumit "Zumax". Projekti parashikon ndërtimin e një terminali me kapacitet prej më shumë se 3 milionë konteinerësh në vit. Ai do të shërbejë si një port tranzit dhe import-eksport për rajonin, duke ofruar gjithashtu hyrje efikase për në det për komunitetin lokal. Zona e lirë do të ofrojë lehtësira dhe shërbime për të mbështetur zhvillimin e industrisë së lehtë në Vlorë. "Mund të them se Vlora, për pozicionin e saj gjeografik, ujërat e saj të thella, njerëzit e saj punëtorë, e meriton këtë projekt me bindjen më të thellë se kjo do të jetë një histori e madhe suksesi", tha Berisha. Duke garantuar drejtuesit e kompanisë për lehtësimin e punës së tyre, Kryeministri tha se ata kanë zgjedhur drejt jo vetëm vendin, por edhe kohën për realizimin e këtij projekti. Në këtë kontekst, Kryeministri tha se kompania ka vendosur të bëjë këtë investim të madh në një kohë kur vendet e këtij rajoni janë angazhuar thellësisht në një bashkëpunim të ngushtë dhe të gjithanshëm, kanë krijuar një hapësirë të tregtisë së lirë që shtrihet nga Kroacia në Moldavi, punojnë së bashku për projektin e integrimit evropian.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Projekt 1.2 miliardë euro për Portin e Vlorës
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024