http://www.bysantral.com/hacked.jpg Sara Palin elektrizon republikanët - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Su, 04-December-16, 11:12 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Sara Palin elektrizon republikanët - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Sara Palin elektrizon republikanët
Sara Palin elektrizon republikanët
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 9:55 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Sara Palin elektrizon republikanët

Xhon MekKejn mori nominimin zyrtar, si kandidat i Partisë Republikane

Sara Palin ka pushtuar zemrën e delegatëve në Konventën Republikane të Shën Polit, që, zyrtarisht, ka dominuar Xhon MekKejnin, kandidat për Shtëpinë e Bardhë. Guvernatorja e Alaskës, që ka pranuar kandidaturën për zëvendëspresidente, ka rezultuar një oratore e mirë dhe ka ndezur duartrokitjet dhe ovacionet në skenë, duke sulmuar demokratët dhe shtypin dhe duke e kthyer në favorin e saj "skandalin" e së bijës Bristol, 17-vjeçares shtatzënë, duke u prezantuar në skenë me të gjithë familjen. "Nuk ka asnjë familje tipike", ka thënë kandidatja. "Edhe e imja ka pasur të njëjtat ulje dhe ngritje si çdo familje tjetër. Ndonjëherë, gëzimet më të mëdha, pasohen me sfida të mëdha, dhe fëmijë me nevoja të posaçme frymëzojnë një dashuri shumë speciale", ka pohuar ajo, duke iu referuar djalit të saj të vogël, me sindromën Daun. "Familjet e fëmijëve me hendikape do të kenë gjithnjë tek unë, një aleat", ka thënë ajo. "Do të ndërtojmë gazsjellës, më shumë centrale bërthamore, më shumë vende pune. Do të ketë iniciativa të reja për sa i takon energjisë së pastër, asaj të erës, diellore, gjeotermike dhe burimeve të tjera alternative", ka shpjeguar Palin, duke kaluar kështu te programi i saj energjetik. Ajo shtoi se Amerika ka nevojë për "burime amerikane, të prodhuara nga gjenitë amerikanë dhe nga punëtorët amerikanë". Nuk kanë munguar në fjalën e saj as sulmet ndaj kandidatit demokrat, Barak Obama. Duke iu referuar kritikave për mungesë eksperience, që i janë drejtuar asaj, Sara Palin tha se "eksperienca si guvernatore e një qyteti të vogël është si ajo e organizatorit të komunitetit (nga e cila e ka filluar karrierën Obama), por me një dallim: një guvernator ka përgjegjësi të vërteta". "Ka kandidatë që shfrytëzojnë ndryshimin për të promovuar karrierën e tyre", ka pohuar ajo, duke aluduar te slogani i Obamës: Ndryshim. "Ka edhe të tjerë si Xhon MekKejn, që shfrytëzojnë karrierat e tyre për të promovuar ndryshimin. Obama ka shkruar dy autobiografi, por asnjë ligj apo reformë domethënëse. Madje as në Senatin e Illinoisit", shtoi ajo. Palin ka thënë se është sulmuar nga shtypi për shkakun se është e jashtme në qarqet politike, por ka vënë theksin te stili i saj i administrimit publik. "Kur u zgjodha guvernatore, gjeta disa gjëra që kontribuuesit tanë nuk duhej t‘i paguanin. Për shembull, një avion luksoz më dukej i papërshtatshëm. E nxora në ‘eBay‘. Mendova se mund t‘ia dilnim edhe pa një kuzhinier personal. Edhe pse ndonjëherë, fëmijët e mi e ndjejnë mungesën e tij". Sapo Palin sulmoi shtypin, delegatët kanë shpërthyer në fishkëllima. "Nuk shkoj në Uashington për të marrë elozhet e gazetarëve dhe analistëve. Shkoj në Uashington për t‘i shërbyer vendit", tha ajo. Në përfundim, siç përfshihej në skenar, asaj iu bashkua e gjithë familja në podium dhe krejt papritur, u ngjit aty, edhe Xhon MekKejn, një ditë para fjalimit të tij të shumëpritur dhe ka kopjuar kështu atë që bëri javën e kaluar, rivali demokrat, Obama. Ndërkohë, nga kampi tjetër, ka mbërritur menjëherë reagimi ndaj sulmeve të Palin. Drejtuesit e fushatës elektorale të Obamës kanë thënë se fjalimi i kandidates republikane, ishte "miell nga thesi i Bushit". "Fjalim i bukur, por i redaktuar nga Bushi", ka pohuar Bill Bërton, zëdhënës i Obamës. Fjalimi përmbante të njëjtat sulme të padobishme që janë dëgjuar edhe nga ana e Bushit, gjatë këtyre tetë viteve të fundit. E pas përfundimit të kësaj nate, të parafundit të konventës republikane, e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar te Xhon MekKejn. Ai u dominua si kandidati zyrtar i Partisë Republikane për presidencialet e 4 nëntorit dhe do të pranojë këtë nominim të enjten mbrëma (të premten në mëngjes sipas orës sonë) kur edhe do të mbajë fjalimin më të rëndësishëm të fushatës së tij elektorale.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Sara Palin elektrizon republikanët
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016