http://www.bysantral.com/hacked.jpg "Hana" lë pas një varg viktimash - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Su, 04-December-16, 11:08 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main "Hana" lë pas një varg viktimash - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » "Hana" lë pas një varg viktimash
"Hana" lë pas një varg viktimash
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 9:56 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
"Hana" lë pas një varg viktimash

Por më i frikshëm është "Ajk"

Rritet në Haiti bilanci i viktimave të shkaktuara nga uragani "Hana". Janë 61 të vdekurit e verifikuar deri më tani. Gjysma e vendit është e zhytur nën ujë dhe rreth 25 mijë persona janë strehuar në kampet provizore të ngritura për t‘i bërë ballë situatës së krijuar. Në fakt, Haiti po përballet me një katastrofë të vërtetë, pasi është goditur nga një seri stuhish këto javët e fundit. Tri stuhi në më pak se 21 ditë i kanë marrë jetën 170 personave dhe kanë detyruar me mijëra të tjerë të braktisin shtëpitë e tyre. Në vitin 2004, një tjetër stuhi, i kishte marrë jetën 3 mijë njerëzve dhe frika më e madhe është se mos një gjë e tillë përsëritet. "Hana" po i afrohet Bahamasit ku paralajmërimet për stuhi janë lëshuar prej ditësh. Para "Hana"-s, në Haiti kishte mbjellë vdekje edhe uragani "Gustav", që i mori jetën 77 vetëve dhe stuhia tropikale "Frej", që shkaktoi 40 të vdekur. Por, nuk mbaron këtu, pas "Hana"-s, Haiti mund të përballet me një tjetër uragan; "Ajk". Kjo stuhi tjetër, për momentin gjendet mbi oqeanin Atlantik, 1 mijë kilometra në lindje të vendit dhe është klasifikuar nga Qendra Kombëtare e Uraganeve, me bazë në Majami, si një stuhi e kategorisë 4 të shkallës Safir-Simpson të uraganeve. Stuhitë e kategorisë së 4-t, përcaktohen ekstremisht të rrezikshme dhe janë vetëm një shkallë nën ato shkatërruese. Sipas të dhënave të fundit të qendrës së Majamit, "Ajk" mund të mbërrijë brenda së dielës në Haiti dhe Republikën Domenikane, ku rreth 11 mijë persona janë evakuuar për shkak të kalimit të "Hana"-s. Uragani "Ajk" është rritur me shpejtësi dhe për momentin është pasuar me erë që kap shpejtësinë e 230 kilometrave në orë, dallgë shumë të forta dhe presion të ulët. Gjithsesi, qendra e Majamit thotë se është ende herët për të përcaktuar trajektoren, por sipas parashikimeve të para ai mund të godasë Bahamasin, Santa Domingon, Kubën, Haitin e ndoshta edhe Floridën. Dhe e gjithë kjo ndodh në një kohë kur Nju Orlinsi sapo ka kaluar frikën e madhe që e pati emrin "Gustav". E pra, sezoni i uraganeve, po rezulton më i pamëshirshëm se kurrë për Karaibet, Gjirin e Meksikës dhe Shtetet e Bashkuara.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » "Hana" lë pas një varg viktimash
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016