http://www.bysantral.com/hacked.jpg Çenej në Tbilisi: SHBA mbështet Gjeorgjinë - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 19-April-24, 9:45 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Çenej në Tbilisi: SHBA mbështet Gjeorgjinë - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Çenej në Tbilisi: SHBA mbështet Gjeorgjinë
Çenej në Tbilisi: SHBA mbështet Gjeorgjinë
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 9:56 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Çenej në Tbilisi: SHBA mbështet Gjeorgjinë

Dënon përpjekjen e paligjshme të Rusisë për ndryshimin e kufijve gjeorgjianë

Zëvendëspresidenti amerikan, Dik Çenej, ka dënuar atë që ai e quan përpjekje të paligjshme të Rusisë për të ndryshuar kufijtë e Gjeorgjisë. Çenej shtoi se veprimet e Rusisë gjatë konfliktit të fundit me Gjeorgjinë kanë vënë në dyshim besueshmërinë e saj si partner ndërkombëtar. Ai shtoi gjithashtu se SHBA janë plotësisht të angazhuara për të ndihmuar Gjeorgjinë në përpjekjet për anëtarësim në NATO. Zëvendëspresidenti amerikan vizitoi Tbilisin vetëm një ditë pasi SHBA lajmëroi për një paketë ndihmash prej 1 miliardë dollarësh për të rindërtuar Gjeorgjinë. Konflikti mes Gjeorgjisë dhe Rusisë shpërtheu më 7 gusht, pasi Gjeorgjia u përpoq të rimerrte rajonin separatist të Osetisë së Jugut, me forcë. Trupat ruse nisën një kundërsulm dhe konflikti përfundoi me largimin e trupave gjeorgjiane nga Osetia e Jugut dhe një tjetër rajon separatist, Abkhazia. Që atëherë, Rusia ka njohur pavarësinë e të dyja rajoneve dhe në fillim të kësaj jave, e ka cilësuar Presidentin gjeorgjian, Mikhail Sakashvili, një "kufomë politike", lidershipi i të cilit nuk njihet më. Duke folur në një konferencë për shtyp në Tbilisi, përkrah Presidentit Sakashvili, Çenej tha: "Pasi vendi juaj fitoi lirinë e tij në ‘Revolucionin e Trëndafilave‘, Amerika erdhi në ndihmë të kësaj demokracie të re dhe kurajoze. Ne po bëjmë sërish të njëjtën gjë, por ju, këtë radhë po përpiqeni të kapërceni një pushtim të territoreve tuaja sovrane dhe një përpjekje të njëanshme dhe të paligjshme për të ndryshuar me forcë kufijtë tuaj që është dënuar njëzëri nga bota e lirë". "Veprimet e Rusisë kanë ngritur dyshime të mëdha mbi qëllimet e saj dhe mbi besueshmërinë si një partner ndërkombëtar, jo vetëm në Gjeorgji, por edhe në të tërë rajonin dhe në sistemin ndërkombëtar", shtoi Çenej. Gjeorgjia ka qenë një kontribuues serioz me trupa në operacionet amerikane në Irak dhe është veç të tjerash edhe një nyje kyçe në trajektoren e eksportit të energjisë nga Azia Qendrore drejt Perëndimit, që anashkalon territorin rus. Gjithsesi, paketa e ndihmave e lajmëruar të mërkurën nga Uashingtoni është e kufizuar në sistemimin e refugjatëve dhe rindërtimin e infrastrukturës së vendit. Mbetet e paqartë ndërkohë se sa larg janë të gatshëm të shkojnë SHBA dhe NATO në riarmatimin e ushtrisë gjeorgjiane. Po të mërkurën, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kishte lajmëruar se Gjeorgjisë do t‘i jepej një fond prej 750 milionë dollarësh. Presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka akuzuar SHBA-në se po ndihmon Tbilisin në rindërtimin e ushtrisë dhe ka kritikuar vendimin e saj për dërgimin e ndihmave humanitare në Gjeorgji nëpërmjet anijeve ushtarake.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Çenej në Tbilisi: SHBA mbështet Gjeorgjinë
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024