http://www.bysantral.com/hacked.jpg PD rihap selinë blu për fushatë - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 03-December-16, 8:38 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main PD rihap selinë blu për fushatë - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » PD rihap selinë blu për fushatë
PD rihap selinë blu për fushatë
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 10:00 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
PD rihap selinë blu për fushatë

Paloka: Rama, fajtor për trafikun e rënduar në Tiranë

Partia Demokratike nis parafushatën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Pas një kohe të gjatë pauze në selinë e PD-së, deputeti demokrat, Edi Paloka, ka hapur dyert e selisë blu për të komunikuar deklaratën e radhës nën siglën e PD-së kundër rivalit kryesor Edi Rama. Deputeti Edi Paloka reagoi ndaj situatës së krijuar në disa rrugë të Tiranës, për shkak të punimeve që po kryen Bashkia e Tiranës. Ai fajësoi për këtë gjendje kryebashkiakun Edi Rama, të cilin e akuzoi si "bllokues" të punimeve. "Edi Rama, kur ka qenë me leje, nuk ka lejuar të punohet në këto rrugë, që janë në ndërtim e sipër, duke bllokuar përfundimin e punimeve të tyre. Të jetosh sot në Tiranë është një sakrificë dhe jo një privilegj", u shpreh Paloka. Vonesat në punime kanë krijuar shqetësim dhe vështirësi në lëvizjen e kryeqytetasve dhe në qarkullimin e automjeteve. Kështu, ende vazhdojnë punimet në disa zona të Tiranës, si rruga e "Barrikadave", rruga "Punëtorët e Rilindjes", segmenti rrugor pranë Akademisë së Shkencave dhe në disa akse të tjera në kryeqytet.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » PD rihap selinë blu për fushatë
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016