http://www.bysantral.com/hacked.jpg KLSH: 12 milionë lekë abuzime me rezervat e shtetit - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 19-April-24, 9:10 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main KLSH: 12 milionë lekë abuzime me rezervat e shtetit - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » KLSH: 12 milionë lekë abuzime me rezervat e shtetit
KLSH: 12 milionë lekë abuzime me rezervat e shtetit
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 10:02 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
KLSH: 12 milionë lekë abuzime me rezervat e shtetit

Raporti i kryer në shkurt të 2008-ës i referohet vitit 2007-të

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit vendoset me shpatulla pas murit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. KLSH-ja publikon raportin mbi kontrollin në Drejtorinë e Përgjithshme

të Rezervave të Shtetit për vitin 2007-të. Kontrolli u ushtrua në shkurt të këtij viti dhe zgjati për një muaj për periudhat e vitit 2007-të. Sipas zëdhënësit të KLSH-së, Edvin Morava, abuzimi me ankandet zë një vend të veçantë në kontrollin e kryer së fundmi nga Kontrolli i Shtetit. Në këtë raport përcaktohet vetëm kontrolli mbi ushqimet që janë depozituar si rezerva ushtarake, por nuk është specifikuar se çfarë është bërë me paketat e kapura kontrabandë, apo me produktet e tjera të këtij lloji, se ku kanë përfunduar ato. Dëmi financiar është vetëm 5 milionë lekë për vitin e kaluar në sektorin e ushqimeve dhe 7 milionë lekë për karburantet.

Ankandet

Ankandet janë zhvilluar për mallrat rezervë shtetërore si: oriz, makarona, vaj, grurë, si edhe shitjen e mallrave të ndryshme industriale, të cilat janë gjendje rezervë shtetërore, apo mallra të ndryshme të sekuestruara, të cilat kanë kaluar në dobi të shtetit nga kundërvajtjet administrative. Për zbatimin e procedurave të ankandit të hapur për shitjen e karburantit, KLSH konstaton se çmimi fillestar i benzinës është përcaktuar formalisht nga komisioni pa u bazuar në çmimet në fuqi dhe bie në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave "për administrimin e sendeve që kalojnë në dobi të shtetit nga kundërvajtjet administrative, në të cilat përcaktohet se karburantet e sekuestruara që konsiderohen, mall rezervë i shtetit, u shitën nga DPRSH-ja institucioneve buxhetore sipas çmimeve në fuqi dhe me ankand kur institucionet nuk paraqesin kërkesa për furnizim". Për këto shkelje ngarkohen me përgjegjësi anëtarët e Komisionit të Përcaktimit të Çmimit. Gjithashtu, meqenëse ky mall është sekuestruar dhe duhej shitur sipas urdhrit të prokurorisë, vetëm për efekt tjetërsimi për ta kthyer atë në vlerë për shkak të humbjeve që mund t‘i ndodhin në sasi dhe në cilësi nga depozitimi i gjatë, DPRSH-ja detyrimisht duhet të njoftonte dhe të merrte aprovimin nga prokuroria për çmimin fillestar të ankandit, sepse, sipas urdhrit të Prokurorisë, të ardhurat që do të përfitohen nga shitja do të ngurtësohen për llogari të saj dhe kur procesi gjyqësor të marrë formën e prerë vlera e detyrimeve doganore dhe tatimore do të derdhen në buxhetin e shtetit, ndërsa vlera e benzinës ose do t‘i kthehet subjektit që i është sekuestruar, në rast se do të fitojë gjyqin, ose në rast se humbet kjo vlerë do të derdhet përsëri për llogari të buxhetit të shtetit. Pas ankandit të parë, çmimet e shitjes nuk duhet të jenë më të ulëta se 15% krahasuar me çmimet në fuqi.

Pra, nga ky veprim i është shkaktuar buxhetit të shtetit një humbje e llogaritur sipas shkresës së doganës nr. 3, datë 5 shtator 2007, rreth 7 milionë lekë (çmimi referencë për një litër benzinë 62 584 lekë për litër x 113 800 litër).

Modeli i ankandeve

Mënyra se si bliheshin dhe shiteshin rezervat e shtetit

Nga kontrolli i KLSH-së u konstatua se gjatë vitit 2006, DPRSH-ja ka blerë me tender mallra ushqimore: oriz, vaj dhe makarona për t‘i pasur rezervë dhe për t‘i shitur në raste emergjente në zonat veriore të vendit për kapërcimin e dimrit. Si pasojë e situatës klimatike të favorshme të vitit 2006, këto mallra ushqimore nuk u shitën dhe u mbajtën gjendje në magazinat e rezervave, konkretisht 28 494 kg oriz, 3 630 37 kg vaj dhe 68 461 kg makarona. Këta artikuj ushqimorë e kanë afatin e përdorimit deri më 31.12.2007, që është data përfundimtare e skadencës. Në këto kushte, për të mos u përballur me nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre, ish-drejtori i përgjithshëm i DPRSH-së i është drejtuar ministrit të Brendshëm, ku i kërkon leje për shitjen me qëllim rifreskimin e tyre. Më datë 20 nëntor 2007 kanë filluar procedurat e shitjes me ankand të hapur të mallrave të ndodhura në magazinën e degës së rezervave, Tiranë dhe është ngritur Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Pas monitorimit të tregut, komisioni vendosi si çmim fillestar të ankandit 58 lekë për orizin, 124 lekë për vajin dhe 72 lekë për makaronat. Pasi u përzgjodh subjekti fitues, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka verifikuar se mbi zbatimin e kontratës u konstatua se për artikullin makarona nuk është lidhur kontratë, pasi ky artikull e ka afatin e skadencës në fund të muajit dhjetor 2007-të. Nga mosshitja e këtyre ushqimeve janë 5 milionë lekë që ndodhen gjendje në magazinat e rezervave dhe janë të papërdorshme për shkak të kalimit të afatit të përdorimit.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » KLSH: 12 milionë lekë abuzime me rezervat e shtetit
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024