http://www.bysantral.com/hacked.jpg "ATLANTIS" në Dubai, hoteli më luksoz në botë (FOTO) - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Th, 28-March-24, 6:24 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main "ATLANTIS" në Dubai, hoteli më luksoz në botë (FOTO) - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » "ATLANTIS" në Dubai, hoteli më luksoz në botë (FOTO)
"ATLANTIS" në Dubai, hoteli më luksoz në botë (FOTO)
mhg-crewDate: Mo, 29-September-08, 9:59 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
"ATLANTIS" në Dubai, hoteli më luksoz në botë (FOTO)

Hoteli super-luksoz ‘’Atlantis’’ i cili gjendet në ishullin unikat artificial në formë të drurit të palmës, në brigjet e Dubait, mbrëmë dhe zyrtarisht është hapur për mysafirët. Hoteli i ri mysafirëve do t’ju ofroj dhoma të cila për një natë do të kushtojnë më shumë se 16 000 euro.

Por, ka edhe dhoma për njerëz me të ardhura më të vogla, të cilat për një natë në këtë hotel do të duhet të paguajnë ‘’vetëm’’ 400 euro. Bëhet fjalë për çudi arkitekture, teknologjike dhe estetike. Ndërtimi i hotelit ka kushtuar 400 milion euro. Në Dubai vlerësojnë se hoteli ‘’Atlantis’’ dhe ishulli artificial në formën e drurit të palmës, do të mbeten atraksioni kryesor turistik i vendit.

Përfaqësuesit zyrtarë të hotelit janë të bindur se pa problem do t’i mbushin 1539 dhomat, që do t’ju ofrohen turistëve nga vendet e ndryshme të botës. Kompleksi turistik zë një sipërfaqe prej 46 hektar, ku 17 hektar janë të shndërruara në qendra të ndryshme argëtimi dhe rekreacioni. Ka qendër banje, qendër fitnesi dhe salla të mëdha për konferenca. Deri në vitin 2010 Dubai pret të thith më shumë se 10 milion turistë nga e gjithë bota.









 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » "ATLANTIS" në Dubai, hoteli më luksoz në botë (FOTO)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024