http://www.bysantral.com/hacked.jpg Meksikanët instalojnë chip për të shpëtuar nga pengmarrja - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Th, 18-April-24, 8:20 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Meksikanët instalojnë chip për të shpëtuar nga pengmarrja - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Meksikanët instalojnë chip për të shpëtuar nga pengmarrja
Meksikanët instalojnë chip për të shpëtuar nga pengmarrja
mhg-crewDate: Tu, 26-August-08, 3:28 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
http://alsat-m.tv/thumbnail.php?file...=article_small
Meksikanët e pasur, të shqetësuar nga niveli i pengmarrjeve të shumta, po shpenzojnë mijëra dollarë për të vendosur transmetues shumë të vegjël nën lëkurë, në mënyrë që satelitët të mund të ndihmojnë në gjetjen e tyre në rast se do të rrëmbehen.
Ndërkohë që gjithmonë e më shumë, banorë të shtresës së mesme të popullsisë, gjithashtu po përpiqen të sigurojnë këta chip-a të vegjël të dizenjuar nga Xega, një firmë sigurie meksikane, shitjet e produkteve të së cilës janë rritur me 13 për qind për këtë vit. Kompania injekton chipin e mbuluar me kristal, e me përmasat e një kokrre orizi, në trupin e klientëve me anë të një shiringe. Një transmetues më pas, dërgon sinjalet nëpërmjet satelitit në pikën e kontrollit, në rast se personi që mban këtë chip ndodhet në gjendje stresi. Chipet kushtojnë 4 000 dollarë, plus një kuotë vjetore prej 2 200 dollarësh amerikanë. Xega, një firmë me qendër në qytetin meksikan të Quererato-s, dizenjonte më parë vetëm sisteme pozicionimi global për të gjurmuar automjete të vjedhura, kjo deri në momentin kur njëri prej pronarëve të kompanisë u morr peng, në vitin 2001. Statistikat zyrtare tregojnë se vetëm vitin e kaluar kanë ndodhur 751 pengmarrjeje në Meksikë, por shumica e tyre kalojnë të pa raportuara. Ndërsa instituti kërkimor i krimeve, ICESI, thekson se numri real i pengmarrjeve në vend është shumë herë më i lartë, në më shumë se 7 000 të tilla për vitin 2007.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Meksikanët instalojnë chip për të shpëtuar nga pengmarrja
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024