http://www.bysantral.com/hacked.jpg Lëngjet e pemëve mund të pengojnë përthithjen e barnave - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Su, 11-December-16, 1:21 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Lëngjet e pemëve mund të pengojnë përthithjen e barnave - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Lëngjet e pemëve mund të pengojnë përthithjen e barnave
Lëngjet e pemëve mund të pengojnë përthithjen e barnave
mhg-crewDate: Tu, 26-August-08, 3:39 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Citroni, portokalli dhe molla mund ta zvogëlojnë fuqinë thithëse të organizmit, gjë që mund të çojë në një efektivitet më të ulët të barnave.Shkencëtarët kanadez kanë zbuluar se lëngjet e këtyre pemëve, mund ta zvogëlojnë efektivitetin e barnave të cilat shfrytëzohen për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe infeksioneve. Lëngjet ndikojnë negativisht edhe mbi barnat të cilat shfrytëzohen për ndalimin ‘e refuzimit’ të organeve të transplantuara.

“Kemi zbuluar se citoni dhe lëngjet e disa frutave tjera mund ta zvogëlojnë absorbimin oral të barnave të caktuara. Kjo reflektohet negativisht ndaj efektivitetit të barnave të cilat janë veçanërisht të rëndësishme gjatë trajtimit të disa gjendjeve më serioze medicinale”, kanë bërë të ditur studiuesit kanadez.

Studiuesit kanë vërtetuar se lëngjet e citronit, portokallit dhe mollës, kishin ndikuar negativisht në barnat kundër kancerit, disa antibiotikë si dhe në beta-bllokuesit, të cilët shfrytëzohen për rregullimin e presionit të rritur të gjakut si dhe për parandalimin e infarktit.

Lëngjet e këtyre frutave po ashtu ndikojnë në cyclosporine, bar i cili shfrytëzohet për ndalimin e refuzimit që organizmi iu bën organeve të transplantuara.

Këta janë vetëm një pjesë e barnave, me të cilat këto lëngje reagojnë. Me vazhdimin e studimeve pritet që lista e barnave tek të cilat lëngjet ndikojnë, të shtohet edhe më shumë.



 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Lëngjet e pemëve mund të pengojnë përthithjen e barnave
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016