http://www.bysantral.com/hacked.jpg Çorape nga Delvina në Osnabryk - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 03-December-16, 3:19 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Çorape nga Delvina në Osnabryk - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Çorape nga Delvina në Osnabryk
Çorape nga Delvina në Osnabryk
mhg-crewDate: We, 27-August-08, 2:24 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Me anë të një aksioni, Caritasi i qytetit Osnabryk ndihmon disa gra nga qyteti i Delvinës. Ato thurin çorape të cilat ofrohen për tu shitur në Gjermani. Me paratë ndihmohet komuniteti katolik në jug të Shqipërisë.

8 euro kushtojnë çorapet e leshit. Ato janë thurur nga 30 gra delvinjote dhe ofrohen për tu blerë në Gjermani nga Karitasi i qytetit Osnabryk.

Ottmar Steffan, drejton këtë aksion në Osnabryk: "Ne kemi tre motra urdhëri në Shqipëri, që kanë shkuar atje para gjashtë vitesh për të ndihmuar në ngritjen e komunitet katolik. Ato jetojnë me njerëz të thjeshtë dhe kështu u lindi ideja e çorapeve".

Në jug te Shqipërisë ka disa familje katolike shqiptare katolike, por nuk ka priftërinj, murgesha ose murgjër. Tre motra nga Urdhëri Thunier i franceskanëve kanë marrë ftesën nga Peshkopi i Jugut të Shqipërisë për të ndihmuar në stabilizimin e komunitetit katolik në Delvinë.

Në stabilizimin e jetës së komunitetit bën pjesë edhe përmirësimi i gjendjes ekonomike. Kështu q tre murgeshat ideuan aksionin e shitjes në Gjermani të çorapeve që thuren nga 30 gra shqiptare. Karitasi njofton me shtyp që kanë ardhur çorape nga Shqipëria, ose i nxjerr çorapet në shitje në treg. Aksioni ndihmohet edhe nga komuniteti katolik i qytetit. Përveç Shqipërisë, Urdhëri Thunier i franceskanëve ka komunitete në Japoni, Indonezi, Brazil.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Çorape nga Delvina në Osnabryk
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016