http://www.bysantral.com/hacked.jpg Shampanja, "madama" e dollive - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 19-April-24, 7:44 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Shampanja, "madama" e dollive - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Shampanja, "madama" e dollive
Shampanja, "madama" e dollive
mhg-crewDate: We, 27-August-08, 2:28 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Lindi në fund të viteve 600, nën çatinë e një abacie e u kthye në një mit të përbotshëm. Një bulëz si një mikeshë. Alkoolike, me origjinë të vërtetë franceze. Për ta shijuar në të gjitha dollitë, në të gjitha festat, pa pasur nevojën e një darke, veçanërisht të shtruar mirë. Shampanja të shijon përherë.
Gjithsesi, me afrimin e festave të fundvitit vihet re një kërkesë më e madhe për shampanjën, madje edhe importi ngrihet ndjeshëm. Nëse në botë ka nga ata që preferojnë ato shishet e mëdha, madje shumë të mëdha, janë italianët. Në fakt, vetëm anglezët, më saktë pijetarët më të mëdhenj të shampanjës, janë ata që mbajnë numrin një në botë për konsumimin e saj.

Që kur Dom Perinjon, përgjegjësi i kantinës në abacinë e Hautvillers, filloi të bënte eksperimente mbi fermentimin në shishe (viti 1679) për ta transformuar në kualitet problemin e verës, të cilës temperaturat polare në veri të Francës e pengonin të përfundonte fermentimin. Sot prodhohen më shumë se 300 milionë shishe në vit dhe pjesa më e madhe në fshatrat e Francës, sidomos në fshatin që ndodhet rreth një orë ndoshta më pak nga pjesa lindore e Parisit, ku çdo vresht shfrytëzohet për të prodhuar nënproduktet e tij.

Duke njohur superioritetin e produkteve franceze, është akoma e vështirë për të manovruar me etiketa, çmime, emërtime. Gjithsesi, informacioni nuk ka munguar kurrë në shitjen e tyre. Por, gjithsesi, ne e kemi më të thjeshtë të blejmë duke zgjedhur çmimet sa më të leverdishme, edhe pse dyshimet qëndrojnë: "Brut" apo "Milesimato", "Roze" ose "Blanc de Blancs"?

Por, gjithsesi zgjedhja do të funksionojë me siguri, falë llojit të privilegjuar të verës që mund të shijohet jo vetëm në të gjitha llojet e festave, por mund të shoqërohet edhe me shumë lloje të ndryshme pjatash. Sot, më i kërkuari është "Roze", ka një rezistencë të fortë dhe mund të shoqërojë pjata më të rënda. Ndërsa nëse jeni me shije më delikate, atëherë mund të merrni një "Kremant": më pak presion, shije më kremoze dhe elegante.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Shampanja, "madama" e dollive
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024