http://www.bysantral.com/hacked.jpg Raki Skrapari ballë kazani tek La Barca - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 03-December-16, 8:40 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Raki Skrapari ballë kazani tek La Barca - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Raki Skrapari ballë kazani tek La Barca
Raki Skrapari ballë kazani tek La Barca
mhg-crewDate: We, 27-August-08, 2:28 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
La Barka në Tottenham High Road është një nga ato restorante që nga fasada e jashtme, pamja e parë e ambjentit të brendshëm, lista e asortimenteve në një tabelë të madhe dhe nga mënyra e prezantimit të stafit, të jep përshtypjen e një lokali tipik ku shkohet për të ngrënë mëngjesin e zakonshëm anglez apo ku hanë drekën punonjësit e institucioneve përreth.
Gjithësesi, kjo është vetëm përshtypja e parë, sepse ajo që mund të shijohet aty nëse flet gjuhën shqipe dhe e përdor atë për të për të kërkuar menunë e gjellëve shqiptare dhe hulumton më tej ambjentin e këtij lokali, është dicka që lë mbresa. Lista e gjellërave tradicionale shqiptare e sapo përpiluar me kujdes është po aq e larmishme sa ç’është klientela dhe ambjentet e brendshme të këtij lokali.

Pronari i këtij restoranti, Z. Erjan Cela, e ka transformuar këtë restorant nga një një restorant grek i profilit të ulët në një vend që rrin e mbushur nga mëngjesi në darkë vonë. Kjo gjë është produkti i punës së tij katër-vjeçare në këtë restorant. Erjani vetë, paçka se është me profesion inxhinier ndërtimi, duket se ka një pasion për profesionin e tij të ri. Pjesa e pasme e restorantit vjen paksa e ngritur dhe është dekoruar dhe mobiluar me shumë shije. Ndenjëset janë versioni më i përafërt i mindereve dhe janë të veshura me tapiceri të punuara në mënyrë artizanale dhe të sjella nga Shqipëria. Sexhadet, pikturat dhe ornamentet e ndryshme me tipare tepër tradicionale nëpër mure dhe nëpër qoshet e këtij aneksi duket sikur kanë sjellë copëza nga ngrohtësia e një shtëpie të vjetër shqiptare. Kuzhinierja shqiptare e këtij restoranti, Maria, ka një përvojë të gjatë si kuzhiniere nëpër restorante të ndryshme greke dhe shqiptare. Ajo thotë se ‘mania’ e Erjonit për të blerë mishrat dhe zarzavatet më të freskëta dhe me cilësinë më të lartë që mund të gjesh në tregjet e Londrës ka bërë që gjithçka që ajo gatuan të shijojë më mirë se kurrë më parë në karrierën e vet si kuzhiniere nëpër restorante të tjerë.

Nga ana tjetër, Elona, bashkëshortja e Erjanit thotë se e gjithë familja e saj konsumon të njëjtat ushqime që gatuhen aty. “Dhe të them të drejtën, jam ca si shumë nazelie kur vjen puna tek ushqimet që konsumohen në familjen time”, thotë ajo. Specialiteti i ‘La Barca’ duket se janë tavat, pasi në menunë e sapo përpiluar janë disa syresh, duke filluar nga tava tradicionale e kosit dhe ajo e dheut me mish qengji, deri tek tavat e zarzavateve, si p.sh. me patëllxhanë, speca të mbushur etj. Një vend të veçantë në menynë shqiptare zënë byrekët me mbushje të tilla si spinaq, presh dhe gjizë, të cilat janë të disponueshme në çdo kohë dhe që përgatiten çdo ditë nga kuzhiniere Maria. Sidoqoftë, e veçanta kryesore tek ‘La Barca’ është padyshim rakia 100% e Skraparit, e bërë vetë në kushte tërësisht artizanale nga babai i Erjanit i cili banon akoma në Skrapar. Shija dhe aroma e kësaj rakie e justifikojnë tërësisht famën e saj. Erjani më thotë se ka krijuar tashmë një mënyrë transporti të rregullt të rakisë nga Shqipëria që i sjell një kontingjent prej të paktën 20 litrash në muaj. La Barka ka tashmë një emër dhe reputacion shumë te mire në komunitetin shqiptar të kësaj lagjeje të Londrës veriore për gjindshmërinë, seriozitetin dhe profesionalizmin, sidomos kur bëhet fjalë për organizime festash familjare apo të rasteve të ndonjë natyre disi më formale apo ceremoniale. Përvoja tashmë disavjeçare e stafit të këtij restoranti mund të ketë diçka të bëjë me këtë reputacion.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Raki Skrapari ballë kazani tek La Barca
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016