http://www.bysantral.com/hacked.jpg Taksia me energji diellore ben xhiron e pare rreth botes - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 29-March-24, 5:13 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Taksia me energji diellore ben xhiron e pare rreth botes - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Taksia me energji diellore ben xhiron e pare rreth botes
Taksia me energji diellore ben xhiron e pare rreth botes
mhg-crewDate: We, 27-August-08, 2:31 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Nusa Dua (Indonezi) - Taksia e Luis Palmer, me kosto sa ajo e dy "Ferrari"-ve, ka nje shpejtesi maksimale prej 90 kilometrash ne ore, por mund te hyje ne histori si makina e pare me energji diellore, qe ben xhiron rreth botes. Palmer, nje mesues zviceran, qe u nis nga qyteti i Lucernes ne korrik, ka bere nje ndalese ne Bali (Indonezi) per te ndihmuar ministrat e Mjedisit dhe afro 10000 delegatet e tjere te mbledhur nga 3-14 dhjetor ne nje konference te OKB-se mbi klimen, ne nje pike luksoze turistike buze detit.
"Kjo eshte hera e pare ne histori qe nje makine ben turin rreth botes, pa perdorur as edhe nje piket te vetme nafte", i tha ai agjencise Reuters, ndersa ndodhej prane makines se tij bardheblu, qe rimorkion nje platforme te sheshte me rreth 6 metra katrore panele diellore. "Kjo makine ecen krejtesisht me energji diellore", tha ai. "Deri tani ka bere 14400 kilometra neper 17 vende, perfshi Rumanine, Turqine, Sirine dhe Indine". Kjo distance eshte pothuaj sa nje e treta e udhetimit te tij, gjate te cilit mendon te pershkoje Australine, disa pjese te Amerikes Latine, SHBA-ne, Afriken e Veriut per t'u kthyer serish ne shtepine e tij ne hapesiren kohore te nje viti.

Distanca e pershkuar ne toke do te jete me shume se nje here rreth ekuatorit. Gjithsesi, Palmer ka shfrytezuar edhe anijet qe punojne me nafte per te mbuluar disa pjese te udhetimit te tij, te tilla si nga India ne Indonezi. Ndersa per mbeshtetje ka gjithashtu edhe nje automjet qe furnizohet me nafte, perfshi edhe per riparimet e ndryshme. Palmer, 35 vjec, ka vendosur shenjen "Taxi" mbi catine e makines, sepse ka deshire te marre edhe pasagjere pa pagese ne makinen e ulet me dy vende. "Mora nje te dehur qe beri autostop ne Hungari, por edhe Pirncin Hasan te Jordanise", tha ai. Ne Bali, nje nga punet do te jete te marre kreun e Programit te Mjedisit te OKB-se, Achim Steiner, ne aeroport.

"Dua qe njerezit te ndergjegjesohen se ekziston ngrohja globale, por se ekzistojne gjithashtu edhe zgjidhje", tha Palmer. Makina e tij eshte nje shembull i rrugeve te reja per te ulur perdorimin e karburanteve nga fosilet ne bisedimet e OKB-se, qe kane si qellim te zgjerojne luften kunder ngrohjes globale. Ai llogarit se kostoja e makines do te shkoje rreth 6000 euro, nese prodhohet masivisht. "Shpejtesia maksimale eshte 90 km/ore, por ne trafikun e qyteteve, edhe 'Ferrari' me 50 ne ore ecen. Po keshtu edhe une". Makina eshte nente metra e gjate, perfshi edhe rimorkion dhe peshon 700 kilograme. Palmer e pranon se mashtron po te thote se makina mund te beje me shume se 100 kilometra ne dite, pas kesaj i duhet te perdore baterite rezerve, te ngarkuara me energji nga panelet diellore. Pas perplasjes se nje mjeti pas rimorkios se tij ne Siri, "ministri i Transportit vendosi te na jape nje eskorte policore. Kudo qe shkova... me shoqeronte eskorta e policise me motocikleta dhe drita te ndezura".


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Taksia me energji diellore ben xhiron e pare rreth botes
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024