http://www.bysantral.com/hacked.jpg Ngordh ujku gomari e qan - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Tu, 06-December-16, 3:47 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Ngordh ujku gomari e qan - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Ngordh ujku gomari e qan
Ngordh ujku gomari e qan
mhg-crewDate: We, 27-August-08, 2:41 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Fshatari që e mbajti peng akuzon qeverinë shqiptare për ngordhjen e ujkut. Fqinjët dyshojnë se ai nuk i gënjeu autoritetetUjku që refuzoi ushqimin e një fermeri kurbinas, ka ngordhur nga uria.

Fshatari Rrok Hoti i cili është bërë tashmë i njohur edhe në shtypin e huaj, ka lajmëruar veterinerin e zonës për t`i shpëtuar jetën ujkut. Me sytë e perënduar dhe trupin shumë të dobët sa nuk e mbanin më këmbët, miku i rrallë i zotit Hoti nuk ka mundur të mbijetonte. Rrok Hoti e kapi të gjallë ujkun në vathën e bagëtisë së tij, që në muajin shkurt të këtij viti dhe vendosi ta mbante në “birucë”. Madje, ai i ofroi ujkut një gomar të vogël për ushqim dhe ftoi fshatarët e tjerë të shihnin “spektakël”, por ujku i zhgënjeu të gjithë, pasi nuk e sulmoi gomarin e pafajshëm. Fshatarët u habitën edhe më shumë, kur të nesërmen, ujku strukej pas gomarit si i turpëruar nën sytë e njerëzve. Miqësia mes ujkut dhe gomarit mori dhenë sa reaguan shoqata të fuqishme për të drejtat e kafshëve të egra nga mbarë Evropa. Qeveria shqiptare, pa përvojë në këtë drejtim, u detyrua të ndërhynte. Fshatari refuzoi ta lironte ujkun me negociata, madje iu duk absurde ndërhyrja e autoriteteve në këtë rast. Një patrullë policie u sulmua në shtëpinë e zotit Hoti kur shkoi të kërkonte dorëzimin e ujkut. Mirëpo, kur Hoti e kuptoi se shteti e kishte seriozisht, vendosi të ndryshonte taktikë.

Ai u tha autoriteteve se e kishte lënë të lirë ujkun gjatë natës dhe nuk ishte më në shtëpi. Kafsha grabitqare nuk u pa më në vathën e bagëtisë së bashku me gomarin, por fqinjët besonin se ai thjeshtë e kishte larguar ujkun nga sytë e njerëzve dhe mediave. Ndoshta, kjo ka qenë një marrëveshje e fshehtë e policisë me Hotin që të mbyllej kjo histori. Dyshimi i fshatarëve të tjerë bëhet më i besueshëm tashmë, kur ujku ka ngordhur. Rrok Hoti pretendon se ujku është kthyer përsëri në shtëpinë e tij pas kaq shumë muajsh në mal. “Ai ishte bërë kockë e lëkurë dhe mezi lëvizte nga vendi. Më erdhi keq për të dhe vendosa të lajmëroja menjëherë veterinerin e fshatit. E njoha menjëherë se ishte ai”, është shprehur Rrok Hoti. Madje, ai ka derdhur vrer edhe mbi Ministrinë e Mjedisit dhe policinë shqiptare duke thënë se ata ishin përgjegjës për ngordhjen e kafshës pasi e detyruan ta lironte. Sipas tij, kafsha nuk ka mundur ta siguronte vetë ushqimin në mal dhe shteti nuk duhej të ndërhynte për çështje të tilla kaq të vogla dhe personale. Në një vend tjetër perëndimor, Hoti do të kishte probleme në një situatë të tillë. Më e pakta, ndaj tij do të hapej një proces hetimor. Në Kurbin, deri tani, askush nuk ka shprehur interes për të zbardhur të vërtetën e kësaj historie. Në Shqipëri ende nuk ka një legjislacion të plotë që mbron kafshët e egra ose që ndalon kapjen e tyre nga persona të pakualifikuar.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Ngordh ujku gomari e qan
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016