http://www.bysantral.com/hacked.jpg Risto Siliqi - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Su, 11-December-16, 1:19 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Risto Siliqi - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Shqiperia & Shqiptaret » Letersi » Risto Siliqi
Risto Siliqi
buli_17Date: We, 27-August-08, 3:58 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Lindi në Shkodër më 1882. Atdhedashuria e dalloi që në bankat e shkollës. Më vonë ai merr pjesë bashkë me Luigj Gurakuqin me Hilë Mosin në kryengritjen e Malësisë së Madhe dhe bëhet këngëtari i saj. Pas shpalljes së Pavarësisë, në vitet 1913-1914, bashkë me Hilë Mosin boton në Shkodër gazetën "Shqypnia e re". Dy poetët atdhetarë nëpërmjet kësaj gazete me artikuj dhe vjersha të shumta luftuan me guxim kundër propagandës antishqiptare, goditën Komisionin Ndërkombëtarqë qeveriste qytetin dhe përkrahte feudalët. R.Siliqi, gjithashtu, u përpoq me të gjitha forcat për demokratizimin e pushtetit dhe për vendosjen e arsimit laik dhe falas në luftë me klerin reaksionar dhe të huajt. Më 1915 poeti lufton për mbrojtjen e Shkodrës kundër synimeve malazeze.
Më vonë largohet nga politika, punon si nëpunës në Vlorë, Tiranë dhe si avokat në Shkodër. Vdiq më 1936.
Libri i vetëm që nxorri në dritë R.Siliqi është "Pasqyra e ditëve të përgjakshme" (1913) kushtuar Kryengritjes së Malësisë së Madhe ku mori pjesë edhe vetë. Përveç kësaj, Siliqi botoi vjersha në organe të ndryshme, la edhe dorëshkrime. Tematika e vjershave të tij është atdhetare dhe shoqërore. Ai lëvron edhe vjershën satirike. Krijimtaria e tij poetike shquhet për idetë demokratike, për simpatinë ndaj luftëtarëve të thjeshtë malësorë, për dufin luftarak, thjeshtësinë, ndikimin e frytshëm nga poezia popullore. Vlerën artistike poesisë së tij ia zbehin notat retorike, që vihen re herë pas here dhe gjuha e papërpunuar. Megjithatë ka vjersha shprehëse si "Tradhtarëve të kombit" dhe "Mehmet Shpendi" ku portreti i trimit që i dha emrin vjershës, jepet me forcë epike dhe ngjyra legjendare.

Kur' nuk gjendet zbathë e zdeshun
Por gjithmon' gatue për pritë.
N'zheg e n'shi e n'borë e breshën
shtati i tij gjithmonë vaditë.

Shpesh Siliqi i ndërthur motivin atdhetar me atë shoqëror.

Poemthi "Luftëtari ynë" është i afërt për nga tematika me vjershën "Shpërblimi" të Asdrenit dhe "I mbetuni" të Mjedës. Heroi i tij është një fshatar i varfër që, për lirinë e atdheut, rrëmben pushkën dhe jep jetën në luftë. Poeti proteston kundër klasave të pasura që i lanë fëmijët e këtyre luftëtarëve pa mbrojtje:

Dyert të huaja të kërkojnë
Për një kojë bukë të thatë!

Protesta ndaj padrejtësive shoqërore ndihet edhe në krijime të tjera të fundit të R.Siliqit sidomos në vjershën e gjatë "Burim poetik".
Vepra më e njohur e R.Siliqit dhe më e realizuara është poemthi lirik "Mrika në shkangull". Këtu gjejmë shfaqe spontane të realizmit, edhe pse vepra në tërësinë e saj është romantike. Mrika, një vajzë e re, e çiltër, plot ëndrra, gabon në dashuri dhe i jep fund jetës. Poeti e mbron forcën e dashurisë, dëshirën për lumturi dhe proteston kundër shoqërisë patriarkale e hipokrite, që me zakonet e saj të egra bëhet e pamëshirshme ndaj të pafajshmëve. Vepra, përveç mendimit tepër të avancuar për kohën ka edhe vlera artistike. Poeti ka arritur këtu një thjeshtësi dhe natyrshmëri, një ngrohtësi ndjenje që u mungon krijimeve të tjera. Poema spikat për vëzhgimet e holla psikologjike që ndriçojnë botën shpirtërore të heroinës. Tablotë e natyrës, plot ëmbëlsi e hijeshi, me ngjyra romantike, janë në funksion të ndjenjave të protagonistes. Poema është e llojit shoqëror-psikologjik.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Shqiperia & Shqiptaret » Letersi » Risto Siliqi
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016