http://www.bysantral.com/hacked.jpg Meshkujt flasin me shume se grate! - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Mo, 05-December-16, 5:33 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Meshkujt flasin me shume se grate! - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Psikologji » Meshkujt flasin me shume se grate!
Meshkujt flasin me shume se grate!
mhg-crewDate: We, 03-September-08, 5:45 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Femrat ndoshta i ndjekë prapa reputacioni i gjinisë që flet, mirëpo një hulumtim ka dëshmuar se meshkujt megjithatë flasin më shumë.
Psikologja Campbell Leaper nga Universiteti Santa Cruz i Kalifornisë ka mbledhur të dhënat e hulumtimeve të kryera qysh prej vitit 1960, të cilat kanë të bëjnë me dallimet mashkull-femër kur bëhet fjalë për të folurit. Janë përfshirë të dhënat e hulumtimeve të cilat flasin se në sasisë e fjalëve të folura ndikon situata e veçantë, edhe nëse biseda bëhet në mes gjinive të njëjta apo është në pyetje mashkulli dhe femra.

Situatat në të cilat meshkujt flasin më shumë, janë për shembull, momentet kur duhet të marrin një vendim të rëndësishëm. Femrat, megjithatë, më shumë flasin atëherë kur tema është e lidhur me fëmijët e tyre apo edhe me to.

Këto dallime, sipas Leaper, dalin nga dallimet bazë në mes të dy gjinive të cilat janë të pranuara në masë të madhe në shoqëri – gratë më lirshëm dhe më shumë flasin për ndjenjat e tyre, derisa meshkujt e hapin gojën kur duhet të dëshmojnë dominimin e tyre dhe prirjen për të marrë barrë mbi vete.

“Nuk qëndrojnë thëniet se femrat janë më të prira për të folur sesa meshkujt. Krejt varet nga situata në të cilën zhvillohet biseda dhe gjinia e personit të kyçur në të”, ka deklaruar autorja e studimit.

Pak kohë më parë është kryer një hulumtim në mesin e studentëve, që ka dëshmuar se në mesatare meshkujt dhe femrat flasin numër të njëjtë të fjalëve brenda ditës. Leaper në lidhje më këtë ka thënë se ky lloj i matjes, sipas numrit të fjalëve, dallon dukshëm nga metoda e cila niset nga matja e kohës së bërë në bisede, e këtu definitivisht kryesojnë meshkujt.

Një nga faktorët i cili vendosë se sa një person do të flasë është edhe gjinia e tij/saj, respektivisht nëse flet me personin e së njëjtës gjini apo të gjinisë së kundërt.

“Meshkujt janë më llafazanë kur e kanë bashkëbiseduese një femër, e arsyeja për këtë është se janë të ngritur në atë mënyrë që të dominojnë në lidhje”, ka sqaruar psikologja Leaper.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Psikologji » Meshkujt flasin me shume se grate!
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016