http://www.bysantral.com/hacked.jpg Analiza Matematike - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 03-December-16, 8:39 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Analiza Matematike - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Matmatik » Analiza Matematike
Analiza Matematike
mhg-crewDate: Su, 28-September-08, 1:51 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Analiza Matematike

Analiza matematike është një studim rigoroz llogaritjesh. Një njehsim i tillë mund të mendohet si matematika e të pafundmeve, e si e tillë Analiza Matematike shpesh renditet si një nga arritjet më të mëdha, më të fuqishme dhe nga krijimet më të thella të mendjes njerëzore. Njehsimi diferencial përfshin një periudhë gati 2500 vjeçare, duke filluar me Pitagorën, deri sa vijmë në shekullin e nëntëmbëdhjetë kur u hodhën bazat e para reale e të qëndrueshme të njehsimit diferencial. Gjatë shekujve shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë njehsimi diferencial mori një zhvillim të madh duke u bërë një mjet i fuqishëm për të përshkruar fenomenet e fizikës, lëvizjen e planetëve, lëvizjet valore, si dhe ligjet e elektrodinamikës. Kjo periudhë karakterizohet nga një emergjencë e pothuajse te gjitha koncepteve me të cilët ndeshemi sot në çdo tekst të njehsimit diferencial.

Por nëse njehsimi diferencial filloi të marrë jetë në shekujt e XVII dhe XVIII, ai hodhi rrënjë të forta dhe pësoi një revolucion të vërtetë gjatë shekullit të XIX, gjatë të cilit u shfaqën idetë e tij bazë dhe që për herë të parë u kuptua ashtu siç duhej. Gjatë kësaj periudhe teoria e njehsimit diferencial u rishkrua prej një grupi te vogël matematikanësh, ndërmjet te cilëve ishte Bolzano, Cauchy, Veierstrasi, Dedekindi dhe Cantori. Janë ata qe bene atë qe sot njihet si Analiza Matematike. Puna e tyre na jep ne mundësitë qe te kemi një kuptim solid për konceptin e limitit, vazhdueshmerise, derivatit dhe integralit.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Matmatik » Analiza Matematike
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016