http://www.bysantral.com/hacked.jpg Kosova- relievi - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 19-April-24, 0:38 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Kosova- relievi - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Gjeografi » Kosova- relievi
Kosova- relievi
mhg-crewDate: Su, 07-September-08, 4:10 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Kosova- relievi

Kosova
Vend ndodhja, kufijte dhe kushtet natyrore.

Kosova ndodhet ne pjesen pjesen qendrore te gadishullit te Ballkanit, ne udhekryq midis Adriatikut, Fushes se Panonis dhe Egjeut. Kosova kufizohet nga perendimi me mallin e Zi, nga veriu dhelindjame Serbine, nga juglindja me Maqedonine dhe nga jugperendimi me Rep.e Shqiperise. Brenda ketyre kufijve, sip. e Kosoves eshte 10 887 km?.
Pozita gjeografike e Kosoves ka rendesi strategjike dhe eshte e favorshme per zhvillimin e ekonomise dhe per lidhjet kulturore dhe politike me boten. Keto lidhje i lehtesojne luginat, qafata dhe grykat, qe lidhin Kosoven me shtetet e Ballkanit dhe te Evropes Qendrore. Rendesi te vecante ka Gryka e Ibrit, e Kacanikut, Bistrices se Pejes dhe Gryka e Drinit te Bardhe, neper te cilat kalojne rruget kryesore te transportit automobilistik dhe hekurudhor. Neper qafen e Morines dhe Qafen e Prushit kalojne rruget qe lidhin Kosoven me detin Adriatik.
Teritori i Kosoves ndertohet nga shkembinje te vjeter, me perhapje te kufizuar ne verilindje te Gjilanit. Mjafte te perhapura jane magmatiket dhe sedimentaret. Si rezultat i ketij ndertimi gjeologjik ku teritor ka pasur minerale te shumllojshme. Midis tyre dallohet qymyrguri i tipit linjit (Fushe-Kosove-Drenice dhe Rafshi i Dukagjinit).
Nga mineralet metalore dallohen mineralet e plumbit, zingut, nikelit, hekurit, boksiteve dhe kromit. Kosova eshte e pasur dhe me minerale jometalor, si: magnezite, mermer, talk, kuarcite, asbest, koalin, granite, dolomit, grafit etj. Kosova eshte e pasur gjithashtu me ujra minerale e termominerale (banja e Pejes, banja e Kllokotit etj.).
Relievi i kosoves eshte i larmishem. Viset e larta zene 63.5% te teritorit dhe shtrihen reth Kosoves ne forume vargmalesh. Njesite kryesore te relievit malor jane: Bjeshket e Nemura, Vargmali i Sharit, Kopaoniku, Vargmali i Drenices dhe zona malore ne juglindje dhe lindje te Kosoves. Brenda kesaj unaze malore shtrihen Fusha e Kosoves, Rafshi i Drenices, Rafshi i Dukagjinit dhe disa fusha me permasa me te vogla.
Ne Kosove dallohen tre tipe klimash: teritoret malore kan klime te tipit malor, me reshje te shumta debore, dimer te gjate e te ashper, e veret te shkurter dhe te fresket. Fusha e Kosoves ka klime kontinentale me dimer te ftohte dhe vere te nxehte e te thate; sasia e reshjeve rralle i kalon te 600 mm. Ne luginen e Dukagjinit ndikojne masat ajrore detare dhe per pasoj klima eshte me e bute dhe me e laget.
Lumenjte kryesore te Kosoves jane: Drini i Bardhe, Ibri, Sitnica dhe Lepenci. Ne rrjedhjen e siperme e te mesme, lumenjte dhe deget e tyre kalojne neper gryka e kanione dhe jane te rembyeshem, ndersa ne rrjedhjen e poshtme jane te qete dhe plot dredhime. Ne Bjeshket e Nemura dhe ne Malin Sharr ka liqene akullnajore qe, me peizazhet e tyre, kane vlera turistike.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Gjeografi » Kosova- relievi
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024