http://www.bysantral.com/hacked.jpg Familjet E Medha - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 03-December-16, 3:21 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Familjet E Medha - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Familjet E Medha
Familjet E Medha
buli_17Date: Th, 04-September-08, 3:27 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Karagjozatët, historia e familjes gjirokastrite

Gjirokastra shquhet për morinë e familjeve të mëdha që kanë dhënë kontribut të çmuar në historinë e kombit shqiptar.
Karagjozi është emri i njërit prej fiseve më të dëgjuar e të famshëm në Gjirokastër. Dokumentet më të vjetra që dëshmojnë prejardhjen dhe rrënjët e këtij fisi, janë gjetur në një libër të vjetër të mitropolisë së Gjirokastrës. Ndërsa fjala Karagjozi e ka prejardhjen nga gjuha turke e në shqip do të thotë "sy zi". Në arkivat e mitropolisë thuhej se "Jani Karagjozi me banim në lagjen "Dunavat" ishte epitrop i manastirit 'Ajio Maria'", sipas dokumenteve, shtëpia e fisit Karagjozi ka qenë ndër të parat që u ndërtua jashtë mureve të kalasë së qytetit. Themelet e shtëpisë janë hedhur mbi 250 vjet më parë në tokën që i përkiste manastirit "Ajio Maria".
Ajo që të bën përshtypje janë lidhjet mes fiseve më të dëgjuara të qytetit të gurtë. Karagjozatët lidhen me shumë fise të dëgjuara të qytetit të Gjirokastrës si: Kokalarët, Hoxhatët, Çabejtë, Topullarët, Hasanajt, Hadërajt, Xhaxhiajt, Selfot, Çoçolajt, e shumë e shumë të tjerë. Dihet që gjirokastritët kanë qenë gjithnjë të lidhur me njëri-tjetrin dhe krushqitë i bënin brenda për brenda qytetit. Po ashtu, ata lidhen me krushqi me Xhaxhiajt, Selfot. Shtëpia e Karagjozatëve ka qenë në Dunavatin e Parë, fqinjë kanë pasur fisin Topulli, për të cilin thonë se janë ndarë nga një zjarr. E tregojnë edhe si histori se dy vëllezër të Çerçizit, i kanë kapur dhe torturuar grekët, por, megjithatë, ata nuk u thyen, u rezistuan edhe këta të fundit u thanë stoikë, Topullos. Që atëherë, mbiemri i tyre u shndërrua për nder të kësaj qëndrese nga Karagjozi në Topulli.
Kështu vazhdojnë lidhjet e kësaj familjeje shumë të dëgjuar me Kokalarët, që banonin në krah të shtëpisë së Enver Hoxhës.
A kanë Karagjozatët lidhje me fisin Hoxha?


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 3:28 PM | Message # 2
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Banesa e parë e Karagjozatëve

Shtëpia e parë e tyre ka qenë në krah të majtë të portës së kalasë në hyrje të saj. Me kalimin e kohës, kompleksi i shtëpive u shtri në një zonë më të gjerë po duke mbetur përfund lagjes Dunavat. Emrin Karagjozi, gjirokastritët autoktonë e lidhin me shumë, ngjarje, histori e emra të njohur.
Ndër faktet më interesante është rrënja e përbashkët që kanë me fisin Topulli në Gjirokastër. Kjo histori ka kaluar gojë më gojë në qytet dhe ka rezultuar se nuk është thjesht një thashethem, por e vërtetë. Ndarja në dy mbiemra të ndryshëm lidhet me një ngjarje të hershme. Në dokumentet arkivore thuhet se "kur u ngritën themelet e shtëpisë së Karagjozit, vëllezërit Sali dhe Mehmet Karagjozi i parë jetonin bashkë. Më vonë Mehmeti mori mbiemrin Topulli, sepse shkrehu për herë të parë topat e kalasë në Gjirokastër. Fjala Topulli në turqisht do të thotë "djalë i topave". Më tej, në dokumente thuhet se "qysh nga ajo kohë Mehmet Karagjozit i mbeti mbiemri Topulli dhe gjithë brezave të trashë-gimtarëve që erdhën më vonë". Heronjtë e njohur, Bajo e Çerçiz Topulli, vijnë kështu nga e njëjta rrënjë bashkë me fisin Karagjozi.


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 3:28 PM | Message # 3
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Jo vetëm luftëtarë, por edhe të kamur

Njerëzit e fisit Karagjozi kanë qenë ndër më të pasurit në qytetin e Gjirokastrës. Këtë fakt e tregonte mënyra e ndërtimit të shtëpive të tyre. Në lagjen "Dunavat" përgjithësisht jetonin njerëz më ekonomi të pakët, që merreshin me blegtori ose punë të rëndomta. Mes tyre binin në sy Karagjozatët që merreshin edhe ata me blegtori, por kishin mundur të vinin pasuri.
Shumë fakte e dëshmi, historike që flasin për emrat e njohur të këtij fisi, gjatë periudhës para pushtimit turk janë zhdukur. Ndër njerëzit më të njohur ka qenë Bahri Karagjozi. Ka qenë një nga njerëzit më të formuar, me intelekt e patriot. Kishte mbaruar studimet e larta në Stamboll të Turqisë dhe ka qenë një nga iniciatorët e ngritjes së flamurit më 4 nëntor të vitit 1912 në Gjirokastër.
Ndërsa, Sheraf Karagjozi ka qenë një ndër burrat më të pasur e të mençur në Gjirokastër. Ai ishte i vetmi në Shqipëri që në kohën e regjimit të Zogut mundi të bënte tregti mallrash me Amerikën. Ai eksportonte djathë në SHBA me firmën e tij "Delja". Ai zotëronte kullotat më të pasura të rrethit të Gjirokastrës, të Çajupit, Lilqëthit, etj.
Pas 50 vjetësh përfaqësues të firmës amerikane, me të cilat ai bashkëpunoi, erdhën në Gjirokastër dhe falënderuan të birin Feridin, për ndershmërinë, cilësinë dhe korrektesën që ky njeri kishte treguar në marrëdhënie më ta.
Pasardhësit e tij tregojnë se pasuria i shtohej vazhdimisht edhe për shkak të shpirtit të madh që kishte. Ai punonte me moton "të punojmë bashkë e të fitojmë bashkë", duke ndarë një pjesë të mirë të fitimeve me çobanët e njerëzit që përpunonin qumështin.


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 3:29 PM | Message # 4
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Tiparet e Karagjozatëve

Një tjetër figurë patriotike ka qenë Parashqevi Karagjozi. Në dokumentin që ndodhet në muzeun e Gjirokastrës del se "Parashqevi Karagjozi ka ndihmuar më parë për arsimin në Gjirokastër, për rrogën e mësuesve dhe nevojave të tjera të shkollës në vitin 1783".
Veç emrave të përmendur për kontribut në fushën e arsimit, patriotizimit, politikës ky fis përmendet edhe për jetëgjatësinë. Kuriozitet është fakti që njëri prej trashëgimtarëve të këtij fisi, Sali Karagjozi, ka jetuar 120 vjet. Edhe fizionomia e jashtme e njerëzve të këtij fisi ka qenë e veçantë. Ata kanë qenë njerëz me paraqitje, të bëshëm, të fortë e veç kësaj spikasin tipare të tjera si: bujaria, krenaria, e kokëfortësia.
Nga brezi në brez, cilësitë më të mira u trashëguan tek pasardhësit e tyre.


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 3:29 PM | Message # 5
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Veprimtaria e Siri Karagjozit

Siri Karagjozi ka mbetur ende në kujtesën e gjirokastritëve si njeri korrekt, i ndershëm, i palodhur. Një pjesë e madhe e dokumenteve të cilave iu jemi referuar në shkrim janë mbledhur pikërisht nga Siriu. Ai kishte krijuar arkivin e vet që me mirësjellje na e ofroi mbesa e tij, Elvira Shapllo (Karagjozi).
Siriu mbaroi studimet në Turqi për drejtësi. Në vitet 1912-1913 bëhet pjesë e rretheve të patriotikëve të shqiptarëve në këtë vend. ishte njeri i gjezdisur (i dalë) thonë gjirokastritët. Kishte shkuar në SHBA nga viti 1915 deri në vitin 1920. Aty u bë anëtar i shoqërisë "Vatra". Kishte kontakte me Fan Nolin me të cilin shkëmbenin mendime mbi fatin e Shqipërisë kundrejt pretendimeve të fuqive të huaja. Mori pjesë aktive në lëvizjet përparimtare. Në kujtimet e tij ai përshkruan takimet me Avni Rustemin, si e përjetuan aktin e tij, ndryshimet e bindjeve me Mufit Bej Libohovën, takimet me Rexhep Pash Matin e mjaft personalitete të tjera të kohës.
Gjatë kohës së luftës, vëllai i tij, Njazi Karagjozi, vritet dhe shpallet dëshmor. Ndërsa Siriu në vitin 1945 hap vullnetarisht kursin e parë të analfabetizmit, kurs që funksionoi për 3 vjet rresht. Në të mësuan rreth 400 analfabetë. Këshilli bashkiak i Gjirokastrës vitin e kaluar ka vendosur që një nga lagjet e qytetit të Gjirokastrës ta pagëzojë me këtë emër.


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 3:30 PM | Message # 6
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Karagjozatët sot

Nga fisi Karagjozi sot në Gjirokastër kanë mbetur shumë pak pasardhës. Ata kanë mundur të sistemohen dhe të rregullohen në qytete e shtete të ndryshme, duke nxjerrë në pah gjenin e trashëguar. Pas vitit 1990 Karagjozëve iu kthye një pjesë e mirë e pronave, por trashë-gimtarët pohojnë se ka shumë pronat të tjera që nuk iu janë kthyer. Për to nuk ekzistojnë dokumente se një pjesë e para-ardhësve i kanë djegur nga frika e regjimit monist. Pronat e tyre shtrihen nga fushat përballë qytetit deri në kufijtë me Dropullin e në krahun tjetër të luginës së "Drinos", pa përmendur kullotat e shumta e të pasura më shpatet e
maleve.
Një nga trashëgimtarët e denja të fisit që jeton në Gjirokastër është Elvira Shapllo (Karagjozi). Ajo ka qenë drejtoreshë e muzeut, deputete në Kuvendin e Shqipërisë gjatë vitit 1991-1992. Zonja Elvira sot është pedagoge e Fakultetit të Shkencave Shoqërore në departamentin e historisë në universitetin "Eqrem Çabej".

Në historinë e një qyteti rolin e dorës së parë, patjetër e luajnë ata që me dashje a pa dashje, ne i etiketojmë të jenë “Familjet ose dyert e mëdha”. Kështu ndodh edhe në Shkodër. Me dhjetëra mbiemra, fise, dyer të mëdha që qarkullojnë në qytet, luajtën rol të rëndësishëm në rrugën mijëravjeçare të historisë të një qyteti aq të lashtë si Shkodra. “Jemi familje e madhe”, preferonin të thoshin shpesh pinjollët e këtyre familjeve. Në historinë e qytetit edhe lidhjet më normale të martesave duhet të përfshinin patjetër rrethin vicioz të familjeve, dyerve dhe emrave. Nëse dikush do të devijonte paksa familja nuk e pranonte. Në fakt, pavarësisht, nga gjendja ekonomike, qytetari shkodran e ka konsideruar veten mjaft të pavarur dhe vështirë i është nënshtruar shantazhit dhe presionit të më të fuqishmit e më të pasurit. Në gjenealogjitë e familjeve të mëdha dalin aty-këtu burra që krijuan një prestigj të vetin me anë të pjesëmarrjes direkte në ngjarje të rëndësishme ose të ndikimit të tyre në jetën e vendit. Në Shkodër flasin me respekt për një familje të madhe nga më të vjetrat në qytet, fisin e Çobajve të dëgjuar përtej kufijve të zonës.


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 3:30 PM | Message # 7
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Historia e një familjeje të madhe

Në jetën e Shkodrës, familja Çoba, patjetër është ndër emrat më të rëndësishëm. Sot familja është thuajse krejt e shpërndarë. Në rastin më të mirë Çobajt janë në Tiranë, ndërsa më së shumti ndodhen në emigracion. Një nga studiuesit e historisë së qytetit, Hamdi Bushati, jep të dhëna të shumta për këtë familje. Sipas tij, familja është e vendosur në Shkodër para vitit 1736, por ka të dhëna që kjo familje të jetë këtu që para shekullit të XVII, duke u radhitur në ato familje të pakta të privilegjuara në qytet. I pari i familjes i regjistruar në letrat dhe regjistrat e kohës sipas pemës gjenealogjike që zotëron aktualisht familja, ka qenë Gjoni (emrin e të cilit mban një ndër trashëgimtarët e sotëm të familjes që është sportist dhe ndodhet në Modena të Italisë).
Gjoni pati dy djem Ndocin dhe Kolën, të cilët janë trashëguar duke krijuar degët e tyre. Sipas traditës që gjetën në Shkodër dhe që vetë e çuan më tej për të ruajtur fenë dhe prejardhjen e tyre në shkallë të lartë të qytetarisë krijuan lidhje krushqie me dyert e mëdha të qytetit. Prendët, Darrgjatët, Gjyshejt, Nënshatët, Gurazestë, Gurakuqtë ishin disa nga familjet që morën dhe dhanë vajzat në fisin e Çobajve.
Çobajt tregtarë

Në kronikat e kohës, Çobajt ishin ndër familjet tregtare më të njohura të qytetit që i kishin hyrë tregtisë së madhe. Me një lloj tregtie të veçantë, ata arritën të bënin emër dhe pasuri. Me anë të agjentëve të vendosur në portet kryesore të Adriatikut si në: Venedik, Trieste, Raguzë, Kotorr, Brindizi, si dhe në trevat e Kosovës dhe të Maqedonisë me qendrat në Gjakovë, Pejë, Prizren e Shkup ata informoheshin për çmimet e tregut dhe i jepnin udhëzime mbi shit-blerjet. Vëllezërit Ejll e Gaspër arritën të krijonin një firmë tregtare. Sipas Hamdi Bushartit, më i njohuri ishte Ejlli, i cili nuk qe vetëm një tregtar i shkathët e administrator i mirë, por u mor edhe me punë të tjera si përkthyes i konsullatës austro-hungareze në Shkodër. Ejlli pati fatin të jetë një ndër të paktët persona të dekoruar nga Franc Jozefi pas 25 vjetësh pune si përkthyes në konsullatë. Në rrjedhën e viteve, Çobajt krijuan fizionominë e tyre, pasuri emër e famë sa që në Shkodër u shndërruan shumë shpejt ndër të parët e vendit. Në një farë kohe, firma e tyre merrej kryesisht me grumbullimin dhe me përpunimin e eksportimin e leshit, lëkurës, duhanit, drithërave, druve dhe importonte gjëra dhe mallra jetësore si: kripë, vajguri, artikuj industrialë, ushqimorë, kinkaleri. Në fundin e shekullit të XVIII dhe gjatë shekullit të XIX ishte shumë e njohur në Shkodër familja Bianku si familje tregtare dhe pronarë të mëdhenj tokash livadhesh, ullishtash e vreshtash. Stefan Bianku formoi me vëllezërit Çoba një firmë të përbashkët që zgjati afro 15 vjet. Firma mori famë të madhe në prodhimin e sapunëve, por edhe në drejtime të tjera si në grumbullimin dhe prodhimin e duhanit dhe në eksportin e leshit. Sipas të dhënave të kohës, vetëm brenda një vitit në firmën “Çoba Bianku” prodhohen 180 tonë sapun. Veç kësaj, Çobajt u kujdesën shumë edhe për zgjerimin e pasurive të paluajtshme, si dhe të pronave bujqësore troje, ullishta e vreshta, nga të cilat nxirrnin rrushin dhe rakinë e verën që eksportonin, por edhe që pinin Mbrëmjeve të Shtregullave aq të famshme në Shkodër. Nga ana tjetër, vëmendjes së tyre nuk i shpëtuan edhe banesat, (me tapi e ligj familja Çoba ka në pronësi mjaft banesa e shtëpi banimi të shpërndara në pjesë të ndryshme të qytetit), dyqanet, magazinat. Veprimtaria tregtare e tyre nuk u ndërpre deri në vitin 1994, ndonëse disa prej pjesëtarëve të familjes iu kushtuan politikës dhe ofiqeve zyrtare të nëpunësisë, në shtetin shqiptar. Fillimisht pas marrjes me politikën e kohës do të ishte Pashko Çoba dhe i biri i Pjetrit ata që do të merrnin në dorë tregtinë e madhe të Çobajve.


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 3:31 PM | Message # 8
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Çobajt e mëdhenj

Në vite e madje në shekuj, nga kjo derë pati mjaft personalitete të mëdha, emrat e të cilëve dalin shpesh në analet historike të Shkodrës. Që nga emri i Ejll Çobës deri te pinjollja më e fundit e familjes, një ndër femrat më të angazhuara në politikën aktuale të vendit Jozefina Topalli (Çoba). Emri i Ejll Çobës figuron në listën e anëtarëve të Dhomës të Tregtisë, Loro Çoba dhe Gaspër Çoba, bëjnë pjesë në Kompaninë e Katedrales të vitit 1891. Gjithashtu, ata janë edhe anëtarë të klubit “Lidhja Kombëtare”, krijuar në Shkodër më 1913, për të administruar qytetin e për të përballuar situata të vështira. Ndërsa Gjon Çoba do të zgjidhet deputet në zgjedhjet e vitit 1922 dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit. Një personalitet i shquar i kësaj familjeje është edhe Ndoc Kolë Çoba. Të kësaj familjeje janë edhe dy politikanë të tjerë Lec Çoba dhe Ejll Çoba Junior, zëvendësministër në vitet 1943-1944. Jo vetëm në tregti dhe në fushën e politikës, por Çobajt, nxorën emra edhe në pikëpamje religjioze në meshtari. Më i pari është Dom Ernesti, i cili në vitin 1951 u zgjodh famullitar i Shkodrës, ndërsa në vitin 1952, u shugurua ipeshkëv dhe vazhdoi si koordinator i arkidioqezës së Shkodrës, deri në mbylljen e kishës në vitin 1967.


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 3:31 PM | Message # 9
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Në regjimin komunist

Pas vitit 1944, Çobajt si të gjithë familjet e mëdha, ishin në qendër të vëmendjes së persekutimit. Ndoc Çoba vdiq në hetuesi pas tre muajsh tortura në mars të vitit 1945, ndërsa imzot Ernest Çoba, i dënuar me 25 vjet burg vdiq më 1980 në Spitalin e Burgut. Juristi Ejll Çoba në fillim u dënua me vdekje e më pas me burgim të gjatë. Ndërsa Karlo Çoba u dënua me burgim të gjatë dhe me 5 vjet internim.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Familjet E Medha
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016