http://www.bysantral.com/hacked.jpg Prishtina (komuna) - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
We, 07-December-16, 5:19 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Prishtina (komuna) - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Prishtina (komuna)
Prishtina (komuna)
buli_17Date: Th, 04-September-08, 3:36 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Prishtina (vendasit edhe Prishtinë) është kryeqyteti i Kosovës dhe shtrihet në pjesën veriperëndimore të vendit.

- Pak histori
Gjurmët e banimit në Prishtine dhe rrethine i gjejmë që në parahistori. Lokalitetet e Neolitit të hershëm, si në Matiçan, Graçanicë, Ulpianë etj. pastaj në epokën e bronzit, deri te etnokultura dardane që nga shek. VIII e VI p.e. sonë e vërteton ketë. Në të dhënat historike të shkruara deri në shek. XIV, për Prishtinën kemi të dhëna të pakta e fragmentare. Shkrimet e para për Prishtinën si një fshatë janë bërë nga Johan Kantakuzes, perandor i Bizantit i cili përmend kishën e Shën Mërisë. Duket se qendra e Prishtinës së sotshme gjatë periudhave historike ka lëvizur nga kohërat e vjetra si Ulpiana (Ulkiana) deri te mesjeta e hershme Artana si qytet xehetarësh. Gjatë sundimit Osmane qyteti fillon të fitoi edhe rendësin tregtare për regjionin. Nga popujt e regjionit të Ballkanit, Prishtina është e njohur si tregu i arit.
Amza e banorëve të regjistruar që jetonin në Prishtinë ndër shekuj:
1486 - 392 familje
1569 - 692 familje
1669 - 2.060 familje
1685 - 3.000 familje
1689 - 4.000 familje
1850 - 3.000 familje (12.000 banorë)
1902 - 18.000 banorë (3.760 familje)
1921 - 14.338 banorë
1948 - 19.631 banorë (4.667 familje)
1961 - 38.593 banorë (9.059 familje)
1971 - 69.514 banorë (14.813 familje)
1981 - 108.083 banorë (21.017 familje)

- Gjeografia
Komuna e Prishtinës përfshinë një sipërfaqe prej 572 kilometra katrorë. Prishtina ndodhet në pjesën veriperëndimore të Kosovës dhe shtrihet buzë rrafshnaltës së plleshme rrëzë maleve të argjendta. Ka pozitë të përshtatshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimet parësore kontinentale.

- Ekonomia
Numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara në Komunën e Prishtinës, sipas llojit të pronës është 8.735 biznese me 75.089 punëtorë. Saktësisht numri i punëtorëve nuk dihet, për faktin se regjistrimi tashmë është në kompetencë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve. Për biznese merret vetëm leja, mirëpo ka shumë të atillë që nuk e kanë kryer këtë procedure të domosdoshme. Aktualisht në sektorin e gjuetisë dhe pylltarisë janë 27 biznese me 29 punëtorë, ndërsa në atë të peshkimit janë 31 punëtorë dhe dy biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese me 107 punëtorë, në industri përpunuese janë 600 biznese me 4.527 të punësuar, ndërkaq sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese me 12.836 punëtorë. Në fushën e ndërtimtarisë janë 329 biznese me 3.976 të punësuar, ndërsa tregtia me shumicë dhe pakicë, i riparimit të biçikletave, motoçikletave dhe artikujve për përdorim personal e shtëpiak ka 4.203 biznese me 21.026 punëtorë. Një biznes mjaft i përhapur në kryeqytetin e Kosovës është edhe ai i hotelerisë, ku aktualisht veprojnë 781 restorane dhe hotele me 6.584 të punësuar.

Biznesi i transportit, magazinimit dhe i komunikacionit përfshinë 1.672 biznese me 18.351 të punësuar, ndërkohë me biznes të ndërmjetësimit financiar janë të punësuar 285 persona dhe kjo veprimtari ka 26 biznese. Në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese me 285 të punësuar. Numri i përgjithshëm i bizneseve në Prishtinë është 8.412, ndërkaq numri i përgjitshëm i të punësuarëve kap shifrën në 73.429. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 2.908 biznese, kanë njoftuar në media zyrtarë nga Agjecia për Regjistrim të Bizneseve në MTI. Ata kanë thënë se rreth 50 për qind të bizneseve janë regjistruar në veprimtarinë e tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Nga rreth 3 mijë biznese të reja dhe të regjistruara gjatë vitit 2004, tregtia është biznesi më i preferuar edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Sipas listës së MTI-së për biznese dhe klasifikimit të tyre në bazë të veprimtarive, në nivel të Kosovës tregtia me shumicë merr pjesë me 11 për qind, derisa ajo me pakicë 37 për qind, apo shprehur në shifra ka 5837 biznese të tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Sipas kësaj liste radhiten: Me 12 për qind transporti tokësor, ajror, i udhëtarëve, pastaj shërbimet hoteliere, restaurantet, hotelet, motelet, menzat ushqimore me 9 për qind, veprimtaritë publike shërbyese me 5 për qind, ndërsa prodhimi i ushqimit dhe pijeve merr pjesë me vetëm 3 për qind.

Aktualisht në Komunën e Prishtinës si pronar të vetëm janë të punësuar 29.605 punëtorë me 7.936 biznese, ndërkaq në partneritet janë 7.037 të punësuar në 339 biznese. Si kompani të përbashkëta janë 54 biznese dhe 10 kooperativa me 131 të punësuar. Në pronën private me përgjegjësi të kufizuar, në kryeqendrën e Kosovës aktualisht janë 183 veprimtari me 1.375 të punësuar, kompani publike janë 13, kurse ekzistojnë edhe 57 prona shtetërore me 15.472 punëtorë dhe 143 biznese shoqërore me gjithësej 14.137 punëtorë.

- Demografia
Komuna e Prishtinës i ka gjithësej 48 fshatra. Përposë shqiptarëve në Komunën e Prishtinës jetojnë edhe disa komunitete tjera siq janë: Serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjët etj.

- Kultura
Muzika klasike

Prishtina si kryeqender e Kosovës është njëherit edhe qyteti në të cilën gjendet edhe instituti i Operës dhe Filharmonisë së Kosovës që udhëhiqet nga dirigjendi Arbër Dhomi.
Sporti
Basketbolli në vitet pas luftës 2000 - 2005 është njëri ndër sportet më të popullarizuara në kryeqendër. Në kë të sport në eliten e klubeve Kosovare, Prishina është e prezentuar nga dy skuadrea.
Futbolli Prishtinas ka një traditë të gjatë sportive. Prirës i kësaj tradite është skuadra që mbanë emrin e qyteti KF Prishina e cila ndeshjet vendase i zhvillon në Stadiumin e Qytetit.
[redaktoni]

Objekte turistike dhe kulturore

Ndër objektet turistike dhe kulturore më të vizituara në Konunen e Prishtinës janë:
Monumenti „Skënderbeu“

Ky monument i përkushtruar heroit kombëtarë Gjergj Kastriot-Skenderbeut gjendet në qendrën administrative të qytetit dhe është ndërtuar pas luftës së fundit. Banorët e shumtë që jetojnë në diasporë e viztojnë këtë objektë dhe vendasit që me një ceremoni e kanë përcjellur sjelljen e satujës së Skenderbeut e konsiderojnë si ardhje të lirisë.
Teatri Kombëtar

Teatri kombëtar gjendet përballë monumetit "Skendebeu" dhe i argëtonë Prishtinait me shfaqjet e shpeshtuara pas luftës.
Parku Nacional „Gërmia“

Është vendi në të cilin Prishtanisit e kalojnë kohen e lirë kryesisht gjatë ditëve të ngrohta. Ky parkë është i paisur me liqenin dhe restorante e pushimore të ndryshme rreth tij.
Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës

Vetë objekti i kësaj Biblioteke ka një hstori të veten që paraqet rrethanat politike e shoqërore kosovare të viteve të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Objekti nga pamja e jashtëme është i ndërtuar me disa kupe të cilat në kohrat e kaluara për vendasit simbolizonin "Plisin" simbol i veshjes kombëtare. Përndryshe në këtë objekt ruhen libra të ndryshëm të cilët qytetarët kanë mundësi ë i lexjnë brenda objektit.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Prishtina (komuna)
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016