http://www.bysantral.com/hacked.jpg Ahmet ZOGU 1895-1961 - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Tu, 19-March-24, 7:43 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Ahmet ZOGU 1895-1961 - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Ahmet ZOGU 1895-1961
Ahmet ZOGU 1895-1961
buli_17Date: Th, 04-September-08, 4:04 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Më 9 prill 1961 në Suresnes të Francës, vdiq Ahmet Zogu, politikan dhe burrë shteti i Shqipërisë, president i Republikës që nga 1925 deri në 1928 dhe mbret që nga 1928 deri në 1939.
Ai lindi më 8 tetor 1895 në Burgajet të Matit, në një familje të njohur bajraktarësh. Pas qëndrimit në Austri gjatë Luftës I Botërore, Zogu do të bëhej lideri i Partisë Popullore. Ai mbajti shumë poste ministrore dhe atë kryeministror nga 1920-a deri kur u detyrua që të ikte në ekzil në qershor 1924, por u rikthye me ndihmën e Jugosllavisë në dhjetor. Më pas, në shkurt 1925, ai u zgjodh president i Shqipërisë dhe në shtator të 1928-ës u shpall mbret i shqiptarëve. Zogu përfundoi periudhën e pasturbullimeve politike dhe Shqipëria nën regjimin e tij gëzoi një qetësi relative. Në 1925, ai filloi të krijonte një lidhje të fortë me Italinë; në vitin 1926 u nënshkrua traktati i ësisë dhe në 1927-ën traktati i sigurisë, duke u lidhur në një aleancë ushtarake për 20 vjet. Kështu, Shqipëria u ndodh një varësi të plotë nga Italia e Musolinit, gjë që u përdor nga ky i fundit për ta pushtuar atë në fillim të Luftës II Botërore. Musolini e ktheu Shqipërinë në urën kryesore për depërtimin në Ballkan, dhe që nga 1939-a Italia kontrollonte drejtpërdrejt financat dhe ushtrinë e Shqipërisë. Zogu u përpoq që ta thyente këtë zgjedhë që në 1932-in, por nuk ia arriti. Më 7 prill 1939 Musolini e futi Shqipërinë brenda protektoratit të tij të drejtpërdrejtë. Viktor Emanueli III u shpall mbret i Shqipërisë, ndërsa Zogu kishte ikur në ekzil. Shpresat e tij për t’u rikthyer pas luftës u zhgënjyen nga vendosja e komunizmit në Shqipëri nën drejtimin e Enver Hoxhës në 1945. Shfuqizimi formal i fronit të tij, ndodhi në 2 janar 1946, kur Shqipëria u shpall Republikë Demokratike Popullore.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Ahmet ZOGU 1895-1961
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024