http://www.bysantral.com/hacked.jpg Qëndresa e çetave të Golemit, Nivicës e Kolonjës kundër grek - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
We, 07-December-16, 5:21 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Qëndresa e çetave të Golemit, Nivicës e Kolonjës kundër grek - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Qëndresa e çetave të Golemit, Nivicës e Kolonjës kundër grek
Qëndresa e çetave të Golemit, Nivicës e Kolonjës kundër grek
buli_17Date: Th, 04-September-08, 5:05 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Qëndresa e çetave të Golemit, Nivicës e Kolonjës kundër grekëve

Nga Resul Bedo

Në këtë sektor u vendosën kryesisht shtatë çeta me luftëtarë golemas dhe çeta e Nivicës dhe e Kolonjës. Mes tyre, dhe luftëtarë nga krahina të tjera.

Këto forca bashkërenditnin veprimet luftarake me çetat e Kurveleshit të poshtëm. Pozicionet e luftëtarëve të kësaj krahine zinin fill përpara malit Papadhi në rrethet e Fterrës, binte në qafën e Dërrasës në afërsi të fshatit Kuç dhe shtrihej në malet e Çikës për të shkuar pastaj në Qafën e Llogorasë, në malet e Dukatit deri ën detin Jon. Në krahun tjetër vija e luftës shtrihej në brezat përpara fshatit Picar, vazhdonte në drejtim të Shtëpëzit të Ujit të Ftohtë në grykën e Tepelenës deri buzë lumit Vjosa.

Thotë një këngë e asaj kohe:

Vija e luftës u zgjat shumë

Kërceu përposh në lumë

Në Labovë e në Zhulat.

U zunë të gjithë pusitë...

Mbas zmbrapsjes nga Çepua, çetat zënë pozicione. Çeta e komanduar nga Gjolek Abdyli u tërhoq dhe u vendos në qafën e Shtufit në jugperëndim të Kaparjelit. Kjo çetë bashkërendoi veprimet me çetat e Zhulatit. Çetat e Zhulatit nga Shtrungëza gjer te kroi i Mollës dhe me ato të Tatzatit e Borshit, mbas luftimeve të ashpra në këto fshatra në malet rreth tyre vazhdonin të luftonin për t’i dhënë mundësi të tërhiqej popullata e bagëtia në thellësi të maleve të Kurveleshit.

Në grykën e Kaparelit, në Vilëza zuri pozicione lufte çeta që komandohej nga Bejko Nikolla. Ishte ky një pozicion mjaft i përshtatshëm që i vinte forcat shqiptare në kushte të favorshme lufte. Kjo grykë e ngushtë, rruga që gjarpëron përmes saj është e padepërtueshme.

Çeta e komanduar nga Refat Shahini duke u tërhequr nga Çepua, si kaloi lumin e Kardhiqit, gjatë natës zuri pozicion luftimi në kodrat e Jemenit përpara fshatit Kolonjë. Në këto pozicione zunë pozicione lufte, edhe luftëtarët e çetës që komandohej nga Hasko Nikolli. Më në verilindje në buzë të malit të Picarit zunë pozicione luftëtarët e çetave të Nivicës, Progonatit, Gusmarit e Lekdushit.

NË VAZHDIM TË LUFTIMEVE

Përleshja e dytë

Mbas marrjes së Zhulatit grekët filluan sulmin e tyre të tretë. Goditjen e dhanë në Jomen-Medar për të dalë në Kolonjë e Picar, drejtimi tjetër mulliri i Gurës, Gorica e Golemit në drejtimin kryesor Kolonjë-Golem. Pesha kryesore e sulmit të grekëve ra mbi çetat e Golemit që komandohej nga Refat Shahini dhe Hasko Nikolli e çetat e Nivicës.

Lufta në këtë sektor vazhdoi për 5 ditë rresht me sulme e kundërsulme nga të dy palët luftuese, grekët me sulmet e tyre të njëpasnjëshme dhe me humbje të mëdha në njerëz, duke lënë të vrarë dhe të plagosur.

Grekërit mundën të thyenin vijën e dytë të mbrojtjes së shqiptarëve dhe të zinin pozicionet që mbroheshin nga golemasit dhe kolonjarët, niviciotët e të tjera çeta të Kurveleshit. Në këtë përleshje, luftëtarët shqiptarë luftuan me trimëri, iu bënë një rezistencë të tërbuar sulmeve greke dhe për 5 ditë rresht përballuan me heroizëm sulmet e ushtrisë greke.

U dallua për trimëri në këto përpjekje Elmaz Jacja, i cili u hodh mbi pozicionet deri sa mbeti i vrarë në fushën e betejës.

Në Kolonjë te mulliri

U vra Elmaz Jaçe trimi

U vranë gjithashtu Azam Nikolli dhe u palgosën nexhip Lika, Qamil Cocku, Sarac Stamo, Skëndo Bello dhe Rakip Celua.


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 5:06 PM | Message # 2
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Shpërngulja e Golemasve

Me marrjen e Kolonjës dhe të Picarit, grekët filluan përparimet e tyre në thellësi të Kurveleshit dhe mbas disa ditëve pushtuan Golemin. Fshati kishte mbetur i shkretë dhe nuk ndodhej asgjë, atij i kishte rënë hija e zymtë dhe priste nga çasti në çast të bëhej shkrumb e hi. Fshatarët të tmerruar nga masakrat e grekëve ikën për në Vlorë me ç’kishin veshur. Krimet, masakrat, plaçkitjet që bënë grekët gjatë viteve 1913-1914 kanë mbetur si kujtim i keq në mendjen e jo vetëm të atyre që i jetuan këto ngjarje në fshat, por edhe të pasardhësve të tyre. Shpërnguljet dhe djegia e fshatrave të Kurveleshit janë përjetësuar në shumë këngë:

“Të hiqet Kurveleshi

Të bëhet refugjat

Se perëndia kështu deshi

Se kështu deshi perëndia

Të shkretohet Labëria.”

Në këto vargje rapsodët popullorë kanë paraqitur në ngjyra realiste gjendjen e mjeruar, shpërnguljen e Kurveleshit dhe masakrat çnjerëzore të grekëve, që përdorën ndaj grave e të miturve.

Humbjet e Golemit në këto luftime...

I gjithë fshati u dogj mbi 200 e ca shtëpi, nuk mbeti kasolle në këmbë, me përjashtim të haurit të Mato Bizhgës. Të gjitha pemët e fshatit u prenë, u grabit e tërë pasuria, rreth 30 mijë kokë dele, vetëm djemtë e Hysne Skamjes shpëtuan nga grabitjet e grekëve 5 mijë dhi dhe mbi 2 mijë kuaj, lopë e qe. Të vrarë në përpjekjet luftarake, të masakruar dhe të internuar nga grekët gjithsej 12 vetë.

1.Velo Stroka në Cepo

2.Hodo Godua në Cepo

3. Elmaz Jace Gorica, Golem

4. Teme Goxhaj

5. Qerim Baze Hamzaj në Borsh

6. Azem Nikolli (u vra në 1914 duke ardhur nga Delvina me bagëti)

7. Bino Manaj

Të masakruar dhe të vrare

1.Vait Bizhga-masakruar dhe vrarë me bajonetë

2.Riza Godua

3Laze Godua

4.Belul Riza Godua

5.Zuho Riza Godua

Rizai dhe Laze vëllezër kurse Beluli dhe Zuhua bijtë e Rizait që të katër u therën nga grekët.

Të plagosur

1.Kaman Shahini

2.Qamil Cakua

3.Kapo Baze Lamaj

4.Sarac Stamo

5.Nexhi Lika

6.Skëndo Bello

7.Rrahim Sulo

8.Bejko Nikolli

9.Mero Demo (vdiq si rezultat i plagosjes)

10.Shero Asllani (grua)

11. Rakup Isufaj (vdiq më vonë si rezultat i plagosjes)

Të internuar në Greqi

Shaqir Korkuti

Basho Lahaj


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 5:07 PM | Message # 3
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Dervish Velikaj

Masakrat, vrasjet dhe grabitjet që bënë grekët kanë mbetur si kujtim i hidhur, të cilat, janë të gjalla edhe sot dhe kanë hyrë në shprehjet shqiptare të mallkimit si p.sh. “greku i katërmbëdhjetë”, “të zëntë Junani” etj etj.

Kur pushoi krisma e dyfekut...

(Episod)

Jaho Bizhga e mbajti pozicionin deri në fishekun e fundit. Kur pushoi flakën dyfeku u hodh sipër Jahos në pozicioni një evzion. U përlesh me të dhe burri me shëndet çobani nuk përmbahej, e zuri për jake të xhaketës evzionin dhe i dau frymën. Kur bëri sipër, bënë t’i hidhen sipër dy të tjerë, por luftëtari shqiptar Jaho Bozhga i përballoi dhe iu shpëtoi nga duart.

Doktorët austriakë dhe disa të plagosur...

Në shtëpinë e Koke, në fshatin Golem u vendos spitali. Aty mjekoheshin të plagosurit që vinin nga vijat e luftës. Përkujdesja e mjekëve tregon shpirtin human të këtyre mjekëve. Ata njiheshin me emër në krahinë dhe iu shpëtuan jetën shumë luftëtarëve. Por dy luftëtarë të plagosur ngjallën tek ata një respekt të veçantë. Njëri nga këta, Derviash Hodo e nxor plumbin nga maliheri që i kishte mbetur brenda në pulpën e këmbës, duke e goditur me plumb. U qit jashtë trupit plumbi nga plumbi. Kurse një luftëtar tjetër sapo u plagos, nxehu vaj ulliri dhe ashtu vajin e djegur e lëshoi mbi plagën e plumbit.

Shero Asllani...

Ishte një grua shtatlartë, e pashme, me një zë kumbonjës, me sy me vështrim të fuqishëm. Atë grua e kam parë disa herë, vinte për vizitë tek shoqja e saj, martuar tek Xha Fetani në Kondaj, gjitoni ynë. E vështroja me habinë e të voglit, sepse thuhej se ajo hodhi pushkën në sup dhe u radhit në llogore, luftoi njësoj si dhe burrat. Nderim e respekt i bënin kësaj luftëtareje të gjithë, me burra e gra, bile dhe vetë kryetrimi i kësaj lufte, Sulo Beqiri. Sherua u plagos në luftë me dy plumba në këmbë dhe nuk pranoi të largohej nga fronti, i vuri plagës lule mëllage për të ndaluar gjakun, dhe punoi dyfekun. Mbase në këto mjekime me bimë të maleve që u shërbenin luftëtarëve për të mjekuar plagët doli kënga për malet:

“Malet tona të argjënta

Dhe ilaçet i kanë brenda”

Në bregun tjetër të Vjosës...

Duke qenë me shërbim në ato anë: Leskovik, Përmet e Dishnicë, kur hulumtoja ngjarje më r anë dorë një libër i shkruar nga prifti Kosta Papa Tomorri.

Ky libër bën fjalë për 90 vite më parë. Unë e ruaj atë me kujdes. Është një ekzemplar i veçantë ndoshta i vetëm. Libri i Papa Kristos Tomorrit të zhyt në ngjarje rrëqethëse, dëshmon me hollësi. Është një akuzë që u bëhet nga një prift. Duke shfletuar fletët e këtij libri, nxitohem të pohoj disa episode:

Masakra të tjera...

“Shqiptarë! Juve djemtë tanë brez pas brezi kur të zini në gojë fjalën grek mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet.” Këtë porosi e jep prifti Kosta Papa Tomorri.

Dëshmitë e tij janë tronditëse. Prifti Papa Kosta Tomorri është një dëshmitar i kohës që i përjetoi ngjarjet. Ai vëzhgonjës i saktë në kronikat e tij ndriçon shumë ngjarje që hedhin dritë mbi barbarizmat e pushtuesve. Përmes disa fragmenteve le të flasë ai për disa masakra që të njohim gjendjen psikologjike që përjetonin fshatrat që pushtoheshin nga trupat greke. Lexojmë:

Një ngjarje tronditëse...

“Ditë e hënë, në mëngjes andartët hodhën sa patare gjoja panë shqiptarët që hynë në Pacomit. Pas patareve u sulën të gjithë në këto dy fshatra dhe mblodhën të gjithë burrat sa qenë dhe i shpunë në Kosinë dhe i mbyllnë në katua:

Nxorrën burrat që i kishin mbyllur dhe i shpunë në një përrua të fshatit ku i lemerisën me thika, cave u prenë hundë, veshë, këmbë, duar, të mjerët e dhanë shpiretin me lemerira që që edhe Neroni të ishte gjallë nuk do t’i meronte kësisoj. Numri i tyre ishte 75 veta si dhanë shpirtin i lanë në atë përrua të zbuluar. Korbat dhe qentë u hëngrën mishrat e tyre”.


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 5:07 PM | Message # 4
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Gruaja, fëmija dhe greku...

“Një grua nga Fratari që të shpëtonte jetën e saj, mori foshnjën që kish dhe mori pyllin, një grek i quajtur Karazha e pa që po ikte dhe u sul që ta zinte, i thirri të qëndrojë, por gruaja i shtrëngonte dhëmbët ca më shumë, si pa egërsira që do të dërsinte po ta zinte, e kish më kollaj që ta vriste, i shtyri me pushkë, dhe e plagosi të mjerën grua në këmbë, gruaja, sapo u plagos ra përdhe me foshnjën e saj. Pas pak minutash egërsira arriti. E gjora qante dhe po shtrëngonte foshnjën në kraharuar, greku zuri t’i rrëmbejë foshnjën nga duart, gruaja nuk e lëshoi, dhe i lutej egërsirës që në ka niet të na therç, thermë mua përpara, pastaj foshnjën: aman në ke Perëndi, në beson në Jezu Krisht, nuk mund ta shoh foshnjën të therur, por egërsira i zgurdulloi sytë dhe nxorri kamën që kullonte gjak. Gruaja sapo pa thikën i ra zali. Greku i rrëmbeu foshnjën ga duart, gruaja ulëriti, ai e plasi foshnjën dhe zuri pas zakonit që kanë grekëri ta ç’nderojë.

...Si mabroi dëshirën greku, gruaja i thotë e mbushe dëshirën, tani një gjë të lutem, të më japç një plumb që të vdes, nuk dua të rroj më në këtë botë, vetëm të lutem fali jetën kësaj foshnje t ë pafajshme. Po greku u jep nga një thikë gruas dhe fashnjës dhe i lë në vend”.

Ata që nuk mundën të iknin...

Ata të cilët nuk mundën të shkonin bashkë me shqiptarët po fati i la atje, një shumë prej 40 veta i shpunë në një përrua jashtë fshatit dhe i vunë para, i vranë dhe i lanë në përrua, pastaj u kthyen në një fshat dhe i mbyllën të gjitha gratë dhe çupat në një shtëpi.

Fëmijët...

Foshnjat e mjera endeshin rrugëve duke ulëritur dhe kërkonin prindërit e tyre. Egërsirat i mblodhën foshnjat dhe i shpunë në një shtëpi ku kish një pus dhe atje merrnin foshnjat një nga një, u prisnin kokat dhe i hidhnin në pus. Shuma e foshnjave që therën qe 27. Si mbaruan së theruri foshnjat pusin e mbuluan me gurë.

...Tani erdhi radh’ e grave. Muar të mjera gra dhe i larguan nga fshati ku më një shesh të denjë atje. Kocifaqi iu tha andarëve jini të lirë të dëfreni me këto gra. Zunë pra egërsirat dhe po mbushnin dëshirat e tyre. Si mbaruan së dëfryeri u shkuan bajonetat dyfekëve dhe i çpuan të mjerat gra gjer sa dhanë shpirt!...

Këto bënin ushtarët e Jorgo Zografos nga Lunxhëria shqiptarit që me shpirt ishte dy herë grek...

Në Kallarat...

Kallarat, Kuç e Bolenë

Në lumë ç’e zunë dyfeknë

Është kjo një këngë e hershme që ndriçon trimëri të burrave të Kallaratit, Bolenës, Kuçit, tri fshatra që në çdo kohë i kanë qëndruar në krah njëri-tjetrit në ditë me diell dhe në ditë me dimër. Në çdo kohë Kallaratasit morën dyfekun. Gjithë kohët “kanë punuar mirë dyfeknë”. Ka zot dyfeku në duart e kallaratasit.

Luftimet në Kallarat me kohë u bënë larg fshatit, në vargmalin në perëndim të fshatit. Kur ra Kuci, kur po digjej Golemi dhe kur forcat pushtuese që erdhën nga Himara bënë takim në Qafën e Gomares me forcat pushtuese që shpërthyen në Çepo, në kohën që trupat greke zunë një pjesë të rrafshnaltës së Kurveleshit, u krijua një gjendje kritike për Kallaratin e Bolene, dy fshatra këto që i ndan në mes lumi Shushicë, e qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, duke vënë përherë në kryqëzim të pushkëve të pushtuesve.


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 5:08 PM | Message # 5
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Në gjirin e Borshit Nga Resul Bedo

Nëse s’do të nënshtroheshin fshatrat e Labërisë, pa sh kelur Kurveleshin, shtetin kukull të Zofgrafos s’do të kishte jetë. Sulmet e andartëve në këto anë do të vazhdonin të pandërprera. Luftimet vërshuan në luginën e Drinos (Gjirokastër) dhe shkonin gjer në brigjet e detit Jon, në Borsh të Sarandës.

Borshi, ky fshat i madh dhe i bukur, me histori të lashtë ishte pushtuar nga ushtarët grekë, më parë dhe mbahej i pushtuar. Kur luftimet morën shtrirje të gjerë, ato e përfshinë dhe Borshin. Në këtë sektor le ta zëmë fillin e luftimeve me shfletimin e historikut të këtij fshati, me shpjegimet e hulumtuesit të pasionuar Mehmet Ali Shehut, me bashkëbisedime të bëra me burra të moçëm nga ky fshat, me vjelje të shkrimeve e dokumentacioneve të kohës.

Në mars të 1914, 300 ushtarë grekë nën komandën e majorit Griva, një ushtarak i regjur në luftëra pushtuese, rrethoi fshatin Borsh dhe bëri çarmatimin. Borshiotët mbaheshin nën rrethim.

Grekët kalojnë në tortura burrat e fshatit. Nga goditjet e rënda me qytën e pushkëve, vdes i masakruar patrioti Muhamet Gapi. Trupin e këtij patrioti ushtarët pushtues për ta fshehur e hodhën në Lëngadhë, por borshiotët e nxorën andej dhe e varrosën atë me nderime.

Prill 1914. Një çetë me borshiotë e përbërë nga 10 luftëtarë të armatosur dalin në mal e qëndrojnë në gatishmëri për të vepruar.

Ditën e katërt të javës së fundit të prillit, pasdite, ndërsa fshatarët e Borshit i kishin mbledhur të sheshi i Bregut që quhet Yzeire dhe kërcënoheshin nga ushtarët pushtues, dëgjoheshin nga ana Fterës krisma pushke dhe thirrje “Prite, Sali Vranishtin!”

Kështu zuri fill lufta në këtë seektor, e cila përfundoi me largimin e ushtarëve pushtues grekë.

Ditët e majit çeta e Borshit dhe ajo e Sali Vranishtit godiste furnizimet që i dërgoheshin garnizonit grek në Himarë. - Me urdhër të Mbretit Konstandin vjen në gjirin e Borshit një anije luftarake dhe godet me topa fshatin dhe kalanë e Borshit. Qëndresa e shqiptarëve vazhdon, goditjet mbi kalanë e Borshit dendësohen. Goditen pozitat nga toka dhe nga deti.

Ç’ke Harc e Madhe që qan

Qaj për të zezën kala

Që e rreh topi e gjylja

Shkojnë si zogjtë në hava

Fill mbas goditjeve të rënda me artileri nga deti zbarkojnë trupat dhe ndërmarrin disa herë sulem për vendasit dhe çeta e Sali Vranishtit qëndrojnë në pozicion të patundur. Dërgohen njerëz dhe i kërkohet ndihmë qeverisë së Vlorës, e cila dërgoi nga depot që kishte në Kuç, fishekë me kundërpagesë që bliheshin nga çdo luftëtar.

Luftimet në Borsh vazhdojnë. Dërgohen të tjera forca pushtuese. Vjen nga Vlora një togë me xhandarë e komanduar nga komandanti i saj trimi, Ramadan Kosova:

Kur pushkët flakë lëshuan

Grekët tokën kafshuan

Kush shtiu mbi ta i pari?


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 5:09 PM | Message # 6
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Dania, trimi kosovari

Ramadani shqipe mali

Për atdhenë jetën fali

Qan për të Smail Qemali

Në luftimet në Borsh morën pjesë nga Smokthina, Çaush Tafili, Shaqo Emini, Bajram Qemili, Fejzo Karafili, etj. Luftëtarë të tjerë erdhën në Borsh nga Bolena e Dhëmbleni me në krye Ismail Kason. Shënohet si e veçantë lufta në shkallën e Stenoit. Ushtarët pushtues ishin ngujuar të mulliri i Vajit (litervia e Isufe). Luftimet vazhduan gjithë ditën, mbeti i vrarë një luftëtar nga Bolena dhe u plagos Bajram Qemili nga Smokthina e Myslim Hajredini nga Borshi.

Më 24 qershor forcat greke dalin në malin Konjak. Aty ndeshin në pritën e Hamzi Hodos dhe Daut Vasilit. Zë fillin një luftim i rreptë që fuqizohet nga luftëtarë të tjerë borshiotë. Të dy palët këmbëngulin për të zotëruar malin Konjak. Grekët për të thyer aty qëndresën e për të goditur në krah e në shpinë forcat shqiptare që luftonin në Borsh, kurse shqiptarët për të qëndruar të patundur në këto pozita dhe për të zmbrapsur çdo sulm të grekëve. Luftimet në malin konjak vazhduan paradite dhe pasdite. Kish katër të vrarë nga luftëtarët e Vlorës. Bien në vijën e luftës Daut Vasili dhe Xhafer Koçiu,. Plagosen Jonuz Muçi, Resul Lalo, Ismail Husi e dy të tjerë. Forcat greke nën goditjen e shqiptarëve thyhen e tërhiqen, duke lënë në këto luftime 50 të vrarë e të plagosur.

Dy ditë më vonë, ushtria greke e sulmon Borshin disa herë radhazi dhe nga shumë drejtime. Forcat shqiptare zmbrapsen, duke luftuar më 26 qershor popullata e fshatit mërgon, largohet në drejtim të Vlorës. Digjen shtëpi dhe hidhen në flakën e shtëpisë e digjen plaka Zybe Lekja me djalin e saj sakat Hamit Mamuçi, Sulo Tato e Ahmet Luka. Vriten të tjerë luftëtarë borshiotë dhe nga fshatra të tjerë.

Qëndresës në Borsh populli i këndon:

Pyet qyqja bylbylë

Luftë është a vetëtimë

Borsh ç’i bëre djalërinë

Ca u therrë e ca u grinë

Disa morën ksenetinë

Nuk u falë me Konstandinë.

LUFTA E TATZATIT

Gjëmon topi e dridhet vendi

Tatzati sipër një shkëmbi

Pataksem qysh s’lëviz vendi.

I dëgjova së pari vargjet e kësaj kënge në një gosti në shtëpinë e Lame Dajkos në Tatzat.

Tatzati ngrihet mbi një kodër shkëmbore ku për fund të saj gurgullon burimi ujëshumë i lumit të Kalasës. Poshtë shtrihet një fushë e begatë dhe vargëzohen kodra të buta, ku rritet portokalli dhe ulliri. Në dy anë të fshatit lartohen dy male: në lindje mali i Lucës 1800m i lartë, mal zotërues me vështrim të hedhur larg mbi pellguin e Delvinës e gjer në Korfuz, në perëndim nga mali Babat (Konjak) 1010 m i lartë, pikë dominuese në vargmalin e Borshit që hedh vështrimin mbi detin Jon. Këto male ulin supet dhe i afrohen aq shumë njëri-tjetrit sa duket se janë puqur. Pikërisht aty në shkëmb ngrihet fshati. Përmes tij kalon një rrugë këmbësore që si e përshkron luginën e Galishtit degëzohet në tri degë të tjera. Njëra të çon në Fterë, fshat me shpinë të Borshit, tjetra në malet e Zhulatit dhe e treta në malet e Kuçit e të Golemit.

- Ato ditë - thotë një burrë i moshuar, vjershëtori popullor Ismet Baçi - këtu në Tatzat bëhej luftë nga mëngjesi në mbrëmje. Grekët me anë të sulmeve që bënin donin që të çanin në Tatzat e pastaj nëpër grykën e Galishtit të dilnin në malet e Kurveleshit.

Kur mësuan që unë interesohesha për ngjarjet e asaj kohe, biseda e burrave të fshatit mori një rrjedhë ashtu, që çdonjëri fliste për një dëshmor apo për një heroizëm, flitej për luftimet e Tatzatit e nuk lihej në heshtje qëndresa në Borsh e lufta në Qafën e Skërficës, në Çepo e Hormovë. Përmendeshin të tjerë dëshmorë.

- Bën mirë të shikosh vendet ku janë zhvilluar luftimet - më thanë, se tjetër fjala e tjetër syri.

I shkelëm një për një vendet ku qe bërë lufta në qershor të vitit 1914. Nga çdo anë t’i dalësh Tatzatit të duket i bukur, vendbanimi i lashtë, i përafërt me një kështjellë që mbyll një dalje në drejtim të maleve.

Nga qëndresa e pozicioneve shqiptare në Tatzat do të varej qëndresa në Borshin e vjetër e në drejtim të Fterës, si dhe qëndresa e vijës së frontit në Qafën e Skërficës. Komanda greke u dërgon tatzatasve fjalë: “Hapni rrugë, nëse nuk doni të vdisni”.

Burrat e parë të fshatit në një mbledhje të përbashkët me gjithë luftëtarët, pasi e pleqëruan gjendjen vendosën që t’i prisnin forcat e ushtrisë greke me armë. Për këtë qëllim ata zunë pozicione në të dy anët e fshatit, në qafat e pikat zotëruese, duke vendosur forca edhe në hyrje të fshatit. Në këto vende kyçe u pozicionuan 160 luftëtarë tatzatas. Më vonë, në ndihmë të tyre u dërgua nga Kurveleshi një çetë me 60 luftëtarë. Gjithsej një forcë e përbërë nga 200 luftëtarë të pajisur me pushkë dhe fishekë të kufizuar. Detyra e tyre ishte që të mos lejonin depërtimin e grekëve në grykën e Galishtit. Vendi ku u vendosën forcat zotëronte luginën e shtigjet, dominonte mbi kundërshtarin. Përballë forcave shqiptare drejt Tatzatit, vinte një batalion i ushtrisë greke, që e kryesonte një kapiten me një efektiv rreth 600 ushtarë, që me luftë kishte përshkuar fshatrat e Rrëzomës. Ky batalion ishte në varësi nga forcat e komanduara nga majori Grivas, që vepronte në drejtim të luginës së Borshit dhe mbështetej nga një seksion artilerie me dy topa.

Luftimet filluan në një kohë me luftimet që u bënë në Borsh dhe ato që filluan në qafën e Skërficës (sektror i Zhulatit), me synim që, duke çarë me sulm nëpër këto tri shtigje të rëndësishme të dilej në shpinë të Cepos, ku qëndresa e forcave shqiptare paraqitej më e fortë. Ditën e parë, sulmi i armikut u krye në krah të Tatzatit, nga ana e malit të Lucës. Ky sulm ndeshi në qëndresë të fortë dhe u zmbraps ditën e parë për të filluar më me forcë ditën tjetër. Edhe këtë herë grekët u thyen. Nga tatzatasit bien dëshmorë në llogoret e luftës Servet Hito Hitaj, Emin Lesko Leskaj dhe Selim Nuredin Mahmutaj dhe u plagosën pesë të tjerë.

Në pamundësi të shpërthejnë në lindje të fshatit, grekët, duke përfituar nga përparimi në drejtim të Borshit ndërmorën një sulm me forca të përqendruara në drejtim të malit Babat (Konjak). Në këto vende u zhvillua një përleshje e ashpër që përfundoi në luftime të afërta. Kur shikoja vendin ku është zhvilluar përleshja e përfytyrova luftëtarët.


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 5:10 PM | Message # 7
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Poeti popullor regjistron episode e trimëri në çdo pozicion. Përmend emra luftëtarësh e veçon mes tyre Lesko Leskon e Karan Jahon që lanë sfungjitë me gjak”. Me varg të kursyer jep përleshjen kur thotë:

Qafë shkëmbit përmbi fshat

O burra, more Murat

Muho Haskon ke inat

Në kohën kur përleshja arrin kulmin, në këtë sektor vjen dhe hyn në luftim çeta e Kurveleshit. Fillon kundërsulmi i shqiptarëve që përfundon me zmbrapsjen e grekëve. Bien në luftime edhe 3 luftëtarë të çetës së Kurveleshit, plagosen 6 të tjerë. Le t’ia lëmë fjalën përsëri këngës:

Grekër shumë atje u vranë

Sulmuan mbi istikamë

Duke thirrë e duke sharë

S’u shkoi dyfeku mbarë

Kockat atje i lanë

Kalon lufta nga njëri pozicion në tjetrin. Nga njëra lartësi në tjetrën. Ngulmojnë në sulm ushtarët grekë, të patundshëm në pozicionet tatzatasit. Në disa ditë bëhen sulme e kundërsulme. Ishin ditë luftimesh të pandërprera. Ato e zinin fillin në orët e para të mëngjesit e vazhdonin gjer në mbrëmje. Në çdo hap që hedhin pushtuesit bie një pritë, ndesh një pozicion qëndrese. Luftimet e zhvilluara në vendin e quajtur Shesheq zgjatën disa orë dhe vriten dy luftëtarë, Beqir Braho Xhango dhe Muho Feim Pirro.

Në një pozicion tjetër, në Shkalla në Stërbinjë zhvillohen luftime, ku vriten duke luftuar AlikoAzem Gjini, Murat Zenel Zenelaj dhe Mehmet Rizo Xhangaj.

Çdo shteg është i mbyllur për pushtuesit. Në çdo hap që ata hedhin përpara i pret një tytë pushke. Më shpjegojnë vendasit se te Varroshi ose Fieri si i thonë një vendi afër fshatit, jehuan gjatë bataretë e pushkëve. Në këtë pritë veçohet për trimëri Asim Asllan Pashuni.

Në dalje të fshatit u bëhet qëndresë tjetër ushtarëve pushtues. Pozicionet lëshohen vetëm kur grekërit dalin në shpinë. Ngujohen në vend e luftojnë deri në fishekun e fundit dhe bien dëshmorë Rashin Zenel Zenelaj (Kuçi) dhe Zenel Tafil Iato.

Ditën e fundit të qëndresës, popullata e fshatit u largua e qëndronte në stanet e Galishtit. Më 22 qershor, trupat e ushtrisë greke hynë në Tatzat dhe dogjën 137 shtëpi, duke djegur në shtëpi edhe plakat Merjo dhe Fato Alia. Në këto luftime ranë dëshmorë, duke luftuar 15 luftëtarë si dhe 6 luftëtarë nga çeta që erdhi nga Kurveleshi dhe, u plagosën rëndë nga Tatzati 7 luftëtarë. Të plagosur pati edhe nga çeta e Kurveleshit.

Qëndresa e njëkohshme në Borsh e Tatzat janë tregues, se ushtria greke në çdo hap që hidhte përpara në trevat shqiptare për të pushtuar Labërinë ndeshte në qëndresë të shqiptarëve, dhe vija e luftës mori pamjen e një vije fronti më shtrirje të gjerë: Borsh-Tatzat-Zhulat-Cepo e Labovë (Tepelenë).

Qëndresa në tatzat bëhet në një kohë dhe ndikoi drejpërsëdrejti sidomos në qëndresën tjetër të frontit, në luftimete ashpra që zhvilloheshin në Qafën e Skërficës nga zhulatasit.

Në luftimet në Tatzat merr pjesë çeta e Velçës me 50 luftëtarë, tre prej tyre bien dëshmorë në këtë luftim dhe të tjerë plagosen.

NJË ANIJE QËLLON ME TOP KALANË E SOPOTIT

Kjo kala duhej të gjunjëzohej. Për këtë u dërgua një anije e flotës luftarake greke dhe e qëllonte me top kalanë e Borshit.

Goditja mbi pozicionet e vendasve bëhet në njëkohë nga toka dhe nga deti. Andartët me luftime mundohen të përparojnë në drejtim të Fterrës.

Ferrojët ngritën disa prita përballë fshatit.

Andartët u sulën ballazi dhe dot nuk çanë. Më në fund nga Gryka e Galishtit dolën në Qafën e Rrumbullës, duke rrezikuar pozicionet e Fterrës.

Më në fund dhe Fterra ra. Pushtuesit sapo vunë këmbë, grabitën gjithçka dhe dogjën të gjitha shtëpitë e fshatit. Mbetën të vrarë 3 vetë.

U prenë të tëra pemët frutore dhe grunjërat. Në të njëjtën kohë si dhe në fshatra të tjera u dogjën 80 shtëpi. Nga fterra u detyruan të mërgojnë si muhexhirë në Vlorë, 431 fshatarë duke jetuar në kushte shumë të vështira ekonomike.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Qëndresa e çetave të Golemit, Nivicës e Kolonjës kundër grek
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016