http://www.bysantral.com/hacked.jpg Krijimi i Mbretërisë Dardane - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 03-December-16, 3:21 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Krijimi i Mbretërisë Dardane - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Krijimi i Mbretërisë Dardane
Krijimi i Mbretërisë Dardane
buli_17Date: Th, 04-September-08, 5:35 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
1. Krijimi i Mbretërisë Dardane

Në shek.IV p.K. u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme e të krahinave të tjera përreth. Kufijtë e saj shkonin në veri deri t qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë dardan që njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun. Rolin kryesor në mbretëri e luajti fisi dardanëve. Në këtë mbretëri bënin pjesë edhe fise të tjera, ndër të cilat njohin galabrët dhe thunatët. Dardania ishte e njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjera e pjellore, për punimin e arit dhe për përpunimin e produkteve blegtore. I Njohur ka qenë veçanërisht djathi dardan. Shoqëria ilire e dardanëve mbështetej në sistemin sklavvopronar. Shkrimtarët antikë tregojnë se dardanët kishin kaq shumë skllevër, sa vetëm njëri prej tyre mund të kishte deri në 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Secili nga këta skllevër punonte tokën. Në kohë lufte sklleverit merrnin pjesë në ushtri, duke pasur si prijës pronarin e tyre. Mbretëria Dardane kishte krijuar një ushtri të fuqishme dhe të organizuar shumë mirë. Veçori e luftëtarëve dardanë ishte se ata hidheshin të gjtihë së bashku në sulm dhe po kështu së bashku tërhiqëshin me radhë të shtrënguara, duke mos lënë në sheshin e luftës as të plgosurit e tyre. Forca e kësaj ushtrie u tregua sidomos në shek.III p.K., kur dardanët qenë në gjendje të mbroheshin nga dynjet e fuqishme të keltëve, të cilët zbritën nga Evropa Qendrore. Madje dardanët treguan gatishmërinë të ndihmonin edhe Maqedoninë, që të përballonte këto sulme. Siç dëshmojnë shkrimtarët e lashtë, historia e Mbretërisë Dardane është mbushur me luftëra të pandërprera kundër Maqedonisë dhe më vonë kundër romakëve. Me Mbretërinë Ardiane, dardanët mbajtën marrëdhënie ësore, por patën edhe konflikte, të shtyrë nga aristokracia skllavpopronare, që luftonte për interesa të ngushta, dhe kjo pati pasoja shumë të rënda ekonomike e politike si për ardianët, ashtu edhe për dardanët. Në mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritë dardane u përpoqën të shtrinin kufijtë e tyre deri në brigjet e Adriatikut, duke shfrytëzuar faktin që ushtritë ardiane të mbretëreshës Teuta ndodheshin në Epir. Ky operacioni ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanët u detyruan të lëshonin tokat e pushtuara e të ktheheshin në kifijtë e mëparshëm. Pas kësaj Longari i drejtoi uishtritë e tij në jug dhe pushtoi tokat e Mbretërisë Paione, që ndodheshin në veri të kufijv të Maqedonisë.

2. Luftërat e dardanëve kundër maqedonasve

Rreth vitit 21 p.K. luftimet ndërmjet dardanëve dhe maqedonasve morën përmasa të gjera, aq sa mbeti i vrarë në betejë edh mbreti maqedonas Demetri II. Pas vdekjes së tij, dardanët i shpeshtuan sulmet në ;aqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi të largoheshin nga mbretëria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej në luftë me grekët, në vitin 219 p.K., dardanët vërshuan përsëri kundër Maqedonisë. Ishtritë maqedonase u detyruan të ktheheshin në trojet e tyre dhe për të përforcuar kufijtë veriorë pushtuan qytetin më të madh të Paionisë, Bylazorën (Velesi). Në vitin 216 p.K. ushtritë dardane ndërmorën një operacion të fuqishëm ushtarak kundër Maqedonisë, duke zënë 20 000 robër. Ata zbritën deri në fushën e Argos, në brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatë u ndoq nga kundërsulme të reja që bëri Filipi V kundër dardanëve, duke u shkaktuar atyre humbje të rënda në ushtri. Në vitin 200 p.K. mbretërit dardanë Longar e Bato, së bashku me ardianët e mbretër të tjerë, lidhën aleancë me romakët kundër Maqedonisë. Kjo i shtyu dardanët të ndërmerrnin sulme të rrreja në jug të kufirit të tyre. Dardanët nuk i pushuan luftërat për të çliruar tokat që ndodheshin në jug të mbretërisë së tyre, toka që dikur i përkisnin Mbretërisë Paione dhe që i mbante të pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur kështu atyre rrugët tregtare që i lidhnin me krahinat jugore të Ballkanit. Duke mos qenë në gjendje të ndërprisnin sulmet dardane, maqedonasit bënë marrëveshje me fiset klte të bastarnëve dhe të vendoseshin vetë në tokat e tyre. Kjo gjë nuk u arrit. Dardanët i thyen ushtritë klte dhe çliruan tokat që ata kishin pushtuar. Edhe pasi u shkatërruan Mbretëria Ardiane dhe ajo e Maqedonisë. Dardania vazhdoi të ishte ende e lirë, ndonëse nga aleanca me romakët dardanët nuk arritën përfitimet e dëshiruara. Romakët nuk u dhanë tokat e Paionisë, por vetëm të drejtën për të tregtuar kripë.

3. Luftërat e dardanëve kundër romakëve

Luftërat e dardanëvekundër romakëve për shumë vjet me ashpërsi shumë të madhe, në rrethanat kur senati romak synonte të shtrinte pushtimet e tij në të gjitha tokat ilire dhe të arrinte deri në Danud. Edhe pas shqetësimeve që u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanët i vazhduan inkursionet e tyre kundër Maqedonisë, cila ishte kthyer tashmë në provincë romake. Dardania u bë pengesë serioze për shumë vjet me radhë për ushtritë pushtuese romake, të cilat nuk hiqnin dorë nga synimet e tyre. Megjithkëtë në vitin 97 p.K. romakët arritën të vinin nën varësi të përkohshme dardanët dhe fise të tjera fqinje, të cilat më vonë i ripërtrinë forcat dhe u shkaktuan humbje të rënda romakëve. Aq të vështira ishin këto luftëra për romakët, sa kur konsulli romak Kurioni përgaditej me 5 legjione të nisej në luftë kundër Dardanisë, njëri nga këto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej komandantit të vet të shkonte në këtë luftë që ushtarët e quanin të rrezikshme. Romakët i krahasonin dardanët me kuçedrën e Lernës, e cila, edhe kur ia prisnin të gjitha kokat që kishte, i ringjallte përsëri. Me këtë krahasim ata shprehnin qëndrueshmërinë e madhe të dardanëve ndaj kundërshtarit. Pas luftërave të gjata me romakët, nga fundi i shek.I p.K dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe hynë nën varësinë e plotë të Romës.

Shënim: Ky material është marrë nga libri i hartuar nën drejtimin e Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë!
Miratuar nga Këshilli Kombëtar i Historisë pranë Ministrisë së Arsimit!

Exluzivitet i AlbaniaSite.Net


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Krijimi i Mbretërisë Dardane
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016