http://www.bysantral.com/hacked.jpg Gratë dëshmore që ranë në luftë - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Th, 28-March-24, 12:04 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Gratë dëshmore që ranë në luftë - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Gratë dëshmore që ranë në luftë
Gratë dëshmore që ranë në luftë
mhg-crewDate: Th, 04-September-08, 6:48 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Lista e 596 partizaneve që morën pjesë në luftë

Gjithmonë në kohë lufte, gruaja shqiptare ka dalë nga guaska prej shtëpiakeje dhe ka luftuar me armë për të mbrojtur familjen dhe atdheun. Emrat e shumë grave si: Teuta, Mamica, Shote Galica e shumë të tjera e kanë emrin të skalitur në historinë e Shqipërisë. Por gjatë gjithë historisë së vendit tonë, roli i femrës u ndie më shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur vendi u pushtua nga nazifashistët. Rreth 600 gra dhe vajza u ngritën në luftë për çlirimin e vendit përkrah burrave, duke dhënë edhe jetën. Ato thyen tabutë e kohës, duke u bërë një shtyllë e fortë e Luftës Nacionalçlirimtare. Gazeta “Tirana Observer” publikon listën e emrave të grave partizane të marra nga arkivat shtetërorë, historinë dhe organizimin e tyre kundër pushtuesve për çlirimin e vendit.
Historia
Në kohën kur vendi ynë po kërcënohej nga pushtimi italian, bashkë me grupet e rezistencës u bashkuan dhe gratë shqiptare. Ato zotëronin aftësitë e duhura intelektuale për të dalluar që demagogjia fashiste do ta çonte Shqipërinë drejt shkatërrimit dhe jo drejt zhvillimit siç pretendonin italianët. Kur i gjithë vendi u pushtua, qëndresa e vajzave dhe grave ishte nga format më të ndryshme. Qendra u bënë qytetet e mëdha me shkollat e tyre për vajza. Instituti femëror u bë një vatër e rezistencës kundër fashizmit, idetë komuniste kishin filluar të përhapeshin midis vajzave dhe bëheshin edhe më të forta. Vajzat ndërmerrnin veprime brenda institutit si: nuk nderonin fashistët, grisnin flamurin italian dhe thyenin fotografitë e Duçes. Kundër këtyre veprimeve u morën masa si përjashtime apo dënime brenda institutit. Në qytete e tjera të Shqipërisë, format e qëndresës ishin të njëjta, vajzat e shkollës së punës fishkëllyen dhe bënë zhurmë në momentin kur doli fotografia e Duçes. Vajzat e gjimnazit të Shkodrës morën pjesë aktive në demonstratën e madhe antifashiste që u organizua më 28 nëntor 1940. Mbasi në Tiranë, vajzat e institutit kishin prishur një mbledhje në përkujtim të marshimit fashist mbi Romë, të cilën e kthyen në një demonstratë të madhe, u përjashtuan nga ky institut dhjetë vajza. Gjithmonë merrej masa e përjashtimit për ato që quheshin elementë shqetësues për fashistët, një nga vajzat ishte Margarita Tutulani.
Gruas iu rezervua një rol i rëndësishëm në pjesëmarrjen e saj në Luftën Nacionalçlirimtare. Për rritjen e numrit të gruas në këtë lëvizje u angazhua një bërthamë e vogël grash. Puna e tyre e parë ishte të punonin me gratë e tjera në lagjet e tyre, duke formuar grupe diskutimesh, u shpërndanin trakte e komunikata. Pjesëmarrëse u bënë edhe gratë e fshatit, ato do të mjekonin partizanët e plagosur apo do t’i krijonin ndonjë strehë për t’u fshehur. Gratë iu drejtuan shkollave për të krijuar edhe aty celula. Në këto shkolla krijoheshin aktivitete, diskutohej, lexoheshin komunikata dhe këndoheshin këngë patriotike. Në lëvizje u tërhoqën gra të të gjitha profesioneve, infermiere, mësuese, etj. Femra kishte aftësi depërtuese nëpër familje për të propaganduar luftën kundër pushtuesve. Duke shfrytëzuar festat tradicionale, piknikët e ekskursionet, gratë mblidheshin dhe diskutonin për politikën dhe luftën. Gratë përdorën një tjetër mjet propagandues, teatrin, ato jepnin shfaqje nga jeta e lufta e grave, duke krijuar një efekt të madh në popull. Gruaja po fitonte vendin e saj në shoqëri dhe po e ndryshonte konceptin e gabuar që kishin shqiptarët në përgjithësi për femrën.
Si u organizuan gratë
Në frontin e madh që u krijua kundër pushtuesve, gratë nuk kishin si të mungonin. Ato krijuan Organizatën e Gruas, me qëllim që pjesëmarrja e gruas të ishte e organizuar dhe në të ardhmen gratë të ishin të afta kur të viheshin në poste drejtuese. U krijua Bashkimi i Gruas Antifashiste Shqiptare dhe në rrethe filloi ngritja e këshillave të gruas antifashiste. Në Konferencën e II Nacionalçlirimtare që u mbajt në Labinot të Elbasanit më 4 shtator 1943, mori pjesë edhe një delegacion i gruas e përbërë nga Ollga Plumbi, Ela Gjikondi dhe Nexhmije Xhuglini. Në konferencë, delegacioni bëri kërkesë që Organizata e Gruas të njihej dhe të bëhej pjesë e Frontit Nacionalçlirimtar, kërkesa e tyre u aprovua. Në Tiranë u zgjodh nga 100 delegatë të lagjeve të ndryshme, Këshilli i Gruas Antifashiste. Kryetare ishte Ollga Plumbi me sekretare Nexhmije Xhuglinin.
Por pati dhe nga ato gra intelektuale që nuk mbajtën qëndrim ësor ndaj kësaj organizate të gruas. Këto gra mendonin se Bashkimi i Grave Antifashiste nuk duhej të bashkohej me një forcë politike, por duhej të bashkëpunonte me të gjitha forcat e tjera kundër fashizmit. Këto pikëpamje nuk u pranuan dhe gratë që e mendonin kështu u përjashtuan nga organizata. Këshilla tashmë kishte dhe në fshat, por puna aty ngadalësohej nga elementët fanatikë. Në Veri të vendit këshillat u ngritën më vonë, si pasojë e kundërshtimit të vendasve me krerët e tyre.
Disa nga gratë humbën jetën në disa prej punëve që u ishin ngarkuar këshillave. Esma Dervishi, anëtare e këshillit në Karbunarë u vra tek çonte ushqime në mal. Sarete Gabaj, aktiviste e organizatës u kap nga nazistët dhe u torturua për ditë me radhë dhe më në fund u dogj e gjallë, sepse nuk u dha informacion nazistëve.
Organizata filloi punën e saj në terren, atje ku kishte më shumë nevojë. Bule Naipi, e dërguara e Komitetit të Qarkut të Gjirokastrës punonte në Libohovë e Konispol, duke ngritur aktive femrash të reja dhe grupe edukative. Këto do ishin dhe bërthamat e organizimit femëror. Gra si Qeriba Derri u kthyen nga Franca ku kishin emigruar dhe u bashkuan me lëvizjen antifashiste. Qeribaja ngriti organizata grash në shumë fshatra, por ajo nuk mjaftohej vetëm me kaq. Në Operacionin e Dimrit të janarit 1944, Qeribaja ndodhej bashkë me batalionin e dytë të Brigadë V Sulmuese, në grykën e malit të Pishës. Atje ajo tregoi një heroizëm për t’u lavdëruar, e tradhtuar më vonë, Qeribaja burgoset në Burgun e Vlorës. Ajo torturohet barbarisht për të dhënë informacion, por që kurrë nuk u dorëzua. Qeriba Derri pushkatohet më 4 prill 1944. Si nevojë e menjëhershme u konsiderua ngritja e një organi shtypi, i cili i shërbente shumë më mirë çështjes kombëtare. Drejtimin e kësaj reviste e mori Nexhmije Xhuglini dhe Ollga Plumbi. Vendi i botimit ndryshonte shpesh si pasojë e terrorit që ushtronin fashistët.
Më prill 1942, gratë e Kavajës të mbuluara me çarçaf e perçe dolën bashkë me burrat e me të rinjtë në demonstratë për të kërkuar bukë. Në Elbasan, më 8 gusht 1942, mjaft vajza morën pjesë në demonstratën e bukës. Haxhire Myzyri e Aleksandra Mano goditën majorin e xhandarmërisë fashiste me shuplaka e me zymbylet që kishin në duar.
Një nga demonstratat më të përgjakshme ishte ajo e qytetit të Korçës, ku mbetën të vrarë 59 persona dhe u plagosën 93 të tjerë, shumica e tyre ishte gra.
Gratë në luftë
Lufta e grave me armë në dorë nuk ishte një fenomen i ri i panjohur. Historia mijëvjeçare e vendit tonë, në periudha të ndryshme njeh shumë luftëra për tokë, liri e pavarësi që ka zhvilluar populli ynë, në të cilat gratë kanë marrë pjesë krah përkrah me burrat dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Por ndërsa atëherë pjesëmarrja e gruas në luftën e armatosur, në të shumtën e rasteve ishte spontane e lokale, në kushtet e luftës antifashiste, ajo dallohet për masivitetin, shkallën e ndërgjegjshmërisë, kompaktësinë dhe organizimin e saj në shkallë kombëtare. Pjesëmarrja e gruas në luftën e armatosur, ndeshi në fillim në pengesa dhe vështirësi për faktin se nuk ishte krijuar ai opinion i nevojshëm shoqëror mbi rolin e saj në Luftën Nacionalçlirimtare, i cili t’u kundërvihej mentaliteteve dhe koncepteve të shumta konservatore, prapanike, patriarkale, feudale dhe borgjeze, të trashëguara nga e kaluara. Kështu, gradualisht, gruaja fillon të jetë aktive në luftën popullit. Kryerja me sukses e një sërë aksioneve dhe goditjeve të njëpasnjëshme të forcave partizane kundër pushtuesit fashist në krahina të ndryshme të vendit i shkaktuan atij dëme të mëdha dhe sollën si pasojë çlirimin e mjaft zonave. Pjesëmarrja e gruas në kryengritjet e armatosura kishte rëndësi vendimtare jo vetëm për fatet e Luftës Nacionalçlirimtare, por edhe për vetë gruan, pasi si forcë e rëndësishme shoqërore që përbënte gjysmën e popullsisë, gruaja duke marrë pjesë edhe në kryengritjen e armatosur, vihej në kushte të barabarta me burrin, për sa i përket të drejtave e detyrave ndaj Luftës Nacionalçlirimtare. Kjo gjë me thellimin e revolucionit, kur në plan të parë po dilte lufta për çlirimin shoqëror, nuk mund të mos ndikonte pozitivisht edhe në zgjidhjen në tërësi të problemit të gruas, të emancipimit të plotë të saj. Nga ana tjetër , pjesëmarrja e gruas në luftën e armatosur tronditi nga themelet tërë botëkuptimin borgjez e mikroborgjez, konceptet reaksionare, obskurantiste, patriarkale dhe paragjykimet fetare mbi rolin dhe pozitën e saj në shoqëri. Ky botëkuptim dhe këto koncepte ishin kultivuar gjithmonë nga klasat shtypëse dhe shfrytëzuese. Pjesëmarrja e gruas në luftën e armatosur i dha një grusht dërrmues edhe propagandës fashiste, e cila përpiqej t’i mbante gjallë e t’i ushqente këto koncepte frenuese. Fakti që gruaja ishte në gjendje të përballonte me sukses të gjitha pengesat e vështirësitë që sillte me vete lufta e armatosur (privacionet, lodhjet fizike etj.,) shkatërronte mitin, sipas të cilit gruaja si “seks i dobët” “ishte e destinuar gjoja vetëm për të lindur e rritur fëmijë”, por, “aspak e aftë të luftonte si burri me armë në dorë dhe aq më tepër për luftën partizane”, koncept ky i rrënjosur thellë në vetëdijen e shumë njerëzve, si të burrave ashtu dhe të grave. Duke e parë nga ky aspekt, dalja partizane kishte më tepër rëndësi për gruan sesa për burrin. Për të arritur deri atje, sa të rrëmbenin pushkën, grave e vajzave në përgjithësi iu desh të luftonin në disa drejtime: nga njëra anë duhej t’i bënin ballë presionit të madh e të vazhdueshëm të propagandës armiqësore të pushtuesit fashist dhe reaksionit të brendshëm dhe nga ana tjetër, të mposhtnin pengesat dhe vështirësitë që u nxorën në mjaft raste vetë prindërit e njerëzit e tjerë të familjes dhe sidomos opinioni shoqëror.

Konferenca I
Më 17 mars 1943, në Tiranë, gratë e Shqipërisë organizuan për herë të parë në historinë e vendit tonë, Konferencën I të tyre. Kjo konferencë u organizua nga Fronti Antifashist i Gruas, për të ndërgjegjësuar masën e grave, që ato të jepnin një kontribut më të madh në luftën kundër fashizmit. Vetëm mbi bazën e një bashkimi të organizuar do të mund të çimentoheshin lidhjet midis grave, si dhe uniteti i tyre në kuadër të Frontit të përbashkët Antifashist Nacionalçlirimtar. Karakteristikë themelore e organizimit do të ishte se ai do të krijohej si një bashkim luftarak për qëllimet e luftës, do të krijonte edhe kushtet për emancipimin e plotë të gruas. Në këtë konferencë morën pjesë gra nga të gjitha viset e Shqipërisë.


 
mhg-crewDate: Th, 04-September-08, 6:51 PM | Message # 2
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Cilat ishin gratë dhe vajzat që u persekutuan, u vranë dhe burgosën nga pushtuesit nazifashistë

Femrat shqiptare sa ç’janë të brishta aq janë edhe të forta. Kjo e fundit vërtetohet nëse shikon listën e 28 mijë dëshmorëve që dhanë jetën në luftë kundër pushtuesve. Aty mund të zbulosh se një vend jo të vogël zënë edhe gratë. Ato luftuan dhe u treguan guximtare njëlloj si burrat. Shumë prej tyre u kapën, u torturuan nëpër birucat e hetuesisë së pushtuesve. Gra si Bule Naipi, Margarita Tutulani, Persefoni Kokëdhima, pranuan të vareshin, sesa të tradhtonin idealin e tyre. Megjithëse në një moshë shumë të re, ato treguan shumë heroizëm gjatë luftës, duke dhënë edhe jetën e tyre për atdheun. Gazeta “Tirana Observer”, ka marrë nga arkivat shtetërorë emrat e grave shqiptare që luftuan në Luftën e Dytë Botërore dhe në këtë numër boton vazhdimin e listës, si dhe historinë e disa heroinave që u vranë apo u persekutuan nga pushtuesit.

Me gjithë vështirësitë e pengesat e shumta nga pozita shoqërore e gruas, pati dhe vajza e gra që morën pjesë drejtpërdrejt në aksione, duke treguar kështu me veprimtarinë e tyre se nuk ishin më pak të afta se burrat. Me rritjen e zhvillimin e Luftës Nacionalçlirimtare rritej edhe pjesëmarrja, heroizmi e vetëveprimi i gruas. Gratë kanë zhvilluar një veprimtari të madhe ilegale në zonat e pushtuara nga armiku. Ato u shquan veçanërisht në qytete, shumica e të cilëve mbetën nën pushtuesin deri në prag të çlirimit të plotë të vendit. Në një atmosferë të rëndë, ndonëse vështirësohej shumë puna ilegale, gratë luajtën rol shumë të rëndësishëm, duke mbajtur një peshë të madhe të veprimtarisë ilegale në këto zona. Me rritjen e lëvizjes, sidomos kur ajo arriti në fazën e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, kur burrat në masë lanë qytetin për t’u hedhur në rreshtat partizanë, grave iu desh t’i zëvendësonin ata në shumë veprime e funksione. Ato ishin më të përshtatshme për të kryer veprime ilegale, mund të lëviznin më lehtë nga njëra bazë në tjetrën, mund të maskoheshin më mirë. Puna e tyre ilegale shtrihej në të gjithë vendin, në çdo qendër të rëndësishme. Marrja pjesë në aksione e gruas do t’i sillte asaj dhe një seri vuajtjesh dhe peripecish. Ato u burgosën, u pushkatuan apo u varën siç është rasti i vajzave trime Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima. Kjo situatë ishte në të gjithë Shqipërinë. Në Porto Romano kishte 50 gra të internuara, nga Korça, Elbasani, Berati, Durrësi, Gjirokastra, Dibra etj. Kampi ishte i rrethuar me tela me gjemba e me hendeqe të thellë, ku ditë e natë në majë të disa kullave të larta qëndronin roje të shoqëruar me qen.
Të internuarat jetonin në baraka të gjata prej dërrase në formë stallash, me dritare të ngushta. Barakat qenë të errëta, të ulëta dhe të mbushura jashtë çdo mundësie.
Gratë qenë të detyruara t’i nënshtroheshin një regjimi të rreptë, mbaheshin të mbyllura dhe lejoheshin të dilnin tri herë në ditë sa për të marrë ushqimin që zakonisht përbëhej nga 150 gramë bukë në ditë, supë me lëng kungulli ose fasuleje dhe çaj me pak sheqer. Uji mungonte, atë e sillnin me autobot dhe e shpërndanin me racion, nga një gavetë për çdo të internuar.
Regjimi i rreptë dhe kushtet e vështira të jetesës e rritën vendosmërinë e guximin e grave për të luftuar. Kur fashistët kishin ndaluar të kënduarit, ato të gjitha së bashku në gjuhë të ndryshme këndonin këngë partizane, melodia e të cilave ushtonte e gjallë në terrin e natës.
Një herë vendosën të festojnë 1 Majin, ditën ndërkombëtare të punëtorëve. U mblodhën të gjitha dhe bënë që të buçasë kampi nga parullat antifashiste e këngët partizane. Fashistët të shqetësuar morën masa duke burgosur shumë prej tyre. Shpeshherë, kur të internuarat ngriheshin kundër pisllëkut ose refuzonin të nderonin në mënyrë fashiste, dënoheshin me pakësim të ushqimit ose vendoseshin në baraka më të këqija. Por asnjë masë e fashistëve nuk i pengoi gratë të qëndronin e të luftonin në ato kushte aq të rënda.
“Më 26 gusht 1944, tregojnë të burgosurat e Tiranës, hitlerianët bllokuan burgun e burrave dhe pastaj tonin. Do i internonin në Prishtinë. Ç’nuk bënë ata atë natë për të ngjallur panik. Një herë i urdhëronin të mblidhnim plaçkat, pastaj i vinin në resht e i numëronin, veçonin disa dhe përpiqeshin t’i përçanin. Por ato qëndronim si bllok. Ideali ishte për to më i shtrenjtë se çdo gjë. Në mëngjesin e datës 26 rrotull burgut dëgjoheshin zëra prindërish të afërmish, shoqesh e shokësh, të cilët i kishin sjellë pako me veshmbathje e sende të tjera”.
Pasdite kolona e kamionëve, mbushur me 70 gra e vajza dhe e shoqëruar nga forca të shumta armike, u nis. Kampi i Prishtinës ishte ngritur në një vend të braktisur në mes të fushës që rrihej nga erërat dhe ruhej nga roje SS.
Të internuarat jetonin dhe kryenin punë të detyruar në kushte jashtëzakonisht të vështira. Për të mposhtur rezistencën fizike e morale të grave, nazistët zbatonin një regjim të rreptë e lodhës.
Mëngjesi fillonte herët me fishkëllimën e bilbilave të SS-ve dhe me britmat e kërcënimet e tyre. Në të katër anët dëgjoheshin të thirrurat dhe kërcitjet e kërbaçit që binin mbi të internuarat edhe kur ishin duke fjetur. Me fishkëllimat e dyta, që ndiqnin shumë shpejt të parat ato duhej të ndodheshin në rresht. Edhe kur ishin të sëmura, kërbaçi vazhdonte njëlloj. Racioni i bukës, i përbërë prej thekre e himesh, nuk i kalonte të 200 gramët për 24 orë. Uji ishte i pakët e i papastër, gjella akoma më e keqe, mëngjesi e darka përbëheshin nga një lëng i zi elbi, kurse dreka nga një lëng gruri ose fasuleje Në këto kushte shëndeti i grave keqësohej çdo ditë.
Burgjet u mbushën plotë me gra e me vajza. Në një listë të armikut më 27 gusht 1944 figuronin vetëm në Burgun e Tiranës 74 gra të burgosura. Me gjithë kushtet e vështira atje zotëronte rregulli, disiplina. Çdo gjë bëhej me orar. Tipari kryesor që zotëronte në këtë atmosferë të zymtë e të rëndë ishte solidariteti i mrekullueshëm që kishin gratë me njëra-tjetrën, sikur të ishin pjesëtare të një familje. Atje në birucë, të rrethuara nga armiq të armatosur deri në dhëmbë, gratë nuk mund të rrinin të qeta, në një kohë kur Shqipëria buçiste nga pushka partizane. Prandaj, ato përpiqeshin e thurnin plane si të çliroheshin nga kthetrat e armikut. Ndihmesa e grave në luftë ka qenë e pakrahasueshme. Ato dhanë dhe jetën për lirinë e atdheut.
Kudo qëndruan me heroizëm gratë shqiptare. Shembull i gjallë i këtij qëndrimi heroik, ndër qindra të tjerë, është ai dy vajzave që u varën në Gjirokastër, Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima. Me heroizmin e tyre ato ngritën më lart figurën e gruas shqiptare. Bule Naipi u rrit duke njohur thellë vuajtjet e mjerimet e jetës, u rrit në luftë për të nxjerr vetë që në moshë të njomë bukën. Shumë akte të guximshme flasin për trimërinë e saj. Kur u plagos një shok, ajo e ngriti në krahët e saj, e fshehu dhe e mjekoi. E diktuar nga kuestura fashiste u arrestua e u torturua. U përpoqën fashistët me të mirë e me të keqe, por asnjë fjalë nuk nxorën nga goja e saj. E liruar nga burgu, Bulja vazhdoi akoma më me vrull veprimtarinë e saj revolucionare. Armiku e gjurmonte dhe e kërkonte, por ajo tashmë ishte hedhur në ilegalitet. Një ditë korriku të vitit, 1944 forca të shumta nazi-balliste rrethuan tri lagje të Gjirokastrës për ta kapur. Me gjithë përpjekjet që bëri, ajo nuk i shpëtoi dot rrethimit. Armiqtë e gjetën dhe e arrestuan. Për 15 ditë e net me radhë u përpoqën ta përkulnin me demagogji e presione, me provokacione e tortura nga më barbaret. Qëndrimi i saj i papërkulur e revolucionar u tregoi armiqve sa shumë i urrente populli pushtuesit e tradhtarët. Edhe para gjyqit, kur iu komunikua vendimi i dënimit me vdekje, Bulja qëndroi e fortë e kryelartë, duke treguar se vajzat shqiptare nuk trembet as nga plumbi, as nga litari. Jini ju që trembeni dhe jo unë, sepse jeni ju ata që po jetoni momentet e fundit. Partizanët do ma marrin hakun... Në pasditen e po asaj dite nëna e Bules shkoi në burg për t’i çuar së bijës ushqimin. Ajo akoma nuk e dinte se ky do të ishte takimi i fundit me vajzën e vetme dhe nuk e kuptonte pse po ia vononin daljen e saj në takim. Pas pak Bulja u duk prapa hekurave të trashë të derës së burgut, shkëputi me rrëmbim njërën dorë që ia mbante shtrënguar xhandari dhe i tha: “Nënë e dashur, sot bija jote u dënua me vdekje nga kriminelët ballistë e gjermanë. Po të le lamtumirën e fundit. Nënë më bëj hallall gjirin që më ke dhënë. Qëndro e fortë, mos qaj për mua. Duaje e mbroje çdo vajzë partizane ashtu si më doje mua.” Po ato ditë u dënua me vdekje edhe shoqja e Bules, Persefoni Kokëdhima, njëra nga partizanet trime. Një ditë dimrit vitit 1944, ajo kishte lënë fshatin e ishte hedhur në malet me dëborë për t’u bashkuar me partizanët. Kishte luftuar me trimëri të rrallë dhe kishte kapërcyer me durim e vendosmëri çdo vështirësi. Kur ishte kthyer në fshat me leje për të takuar nënën, armiku, i informuar nga spiunët e arrestoi dhe e çoi në Burgun e Gjirokastrës. Megjithëse e re, Persefoni u tregua e papërkulur para çdo torture që përdori armiku. I kërkuan të nënshkruante deklaratë, por heroina preferoi më mirë të vdiste me nder sesa të tradhtonte shokët dhe idealin për të cilin luftonte. E mori letrën, e flaku përtokë dhe e shkeli me këmbë, duke thirrur nuk dua falje. Kështu, trimëresha qëndruan të dyja, Bulja e Persefoni. Armiku i tërbuar nga guximi e vendosmëria e tyre i vari te rrapi në sheshin e Çerçizit. Rasti i Bule Naipit dhe Persefoni Kokëdhimës është një nga shumë rastet kur gra dhe vajza trime shqiptare kanë treguar akte vërtetë heroike. Margarita Tutulani, zonja Çurre, Qeriba Derri dhe heroina të tjera janë shembuj që roli i gruas ishte shumë i madh në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Bule Naipi
Bule Naipi lindi në vitin në 1922 në Gjirokastër. Ajo ishte anëtare e rinisë komuniste, së bashku me Qemal Stafën. Që në fillim të fëmijërisë së saj u përball me vështirësi të mëdha. I ati i saj largohet për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lë vetëm Bulen dhe të vëllain, Sadon. Të dy fëmijët e familjes Naipi dalin partizanë, duke dhënë kontribut të madh në largimin e pushtuesit nazist nga Shqipëria. Bulja, pasi tregon trimëri të pashoq në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, përfundoi në duart e armikut, i cili e vari në datën 17 korrik të vitit 1944 në sheshin “Çerçiz Topulli”. Heroina edhe në momentet e fundit u tregua e palëkundur përpara armikut, duke treguar një virtyt të lartë të vajzave shqiptare, edhe pse ishte vetëm 22 vjeç në atë kohë


 
mhg-crewDate: Th, 04-September-08, 6:51 PM | Message # 3
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Emrat e grave partizane

1. Lina Mema
2. Ikbal Sallaku
3. Hava Hysi
4. Bihane Zel Hoxha
5. Fitnete Hasa
6. Mereme Gjuzi
7. Fitnete Tarja
8. Mereme Shehu
9. Sheqere Kërçiku
10. Aishe Shtëpani
11. Qanie Durrësi
12. Zenepe Peza
13. Haxhire Bultica
14. Deje Hasani
15. Bihane Rexha
16. Lisaveta Prifti
17. Qerime Rozani
18. Refiko Jaup Selenica
19. Dudie Blushi
20. Hanko Muço
21. Hatie Myftiu
22. Sulltane Shehu
23. Nimete Veshi
24. Zenepe Berberi
25. Metulla Tërbaçi
26. Rukie Kuçi
27. Dejalemi Agalliu
28. Nazmie Taushani
29. Xhiko Malile
30. Hyrie Drenova
31. Meze Kapo
32. Xhevo Dautaj
33. Xhiko Xhelepaj
34. Aishe Alimerko
35. Kato Dautaj
36. Kafaze Pipa
37. Mezine Dervishi
38. Hinxhi Ibrahimi
39. Ervehe Kananaj
40. Mynevere Bedini
41. Zenepe Xhafaj
42. Mine Banci
43. Mine Pulaj
44. Stasa Moçka
45. Thipe Zalija
46. Çalla Rapaj
47. Mine Salati
48. Rabihane Skëndaj
49. Rakibe Skëndaj
50. Pesare Gjikaj
51. Athina Buja
52. Bedrie Hodaj
53. Hanko Zenelaj
54. Zare Klosi
55. Tajare Isufi
56. Xhelo Mahmutaj
57. Nebile Bakiri
58. Shefike Bakiri
59. Kristo Kondi
60. Nurisha Toto
61. Fejze Omari
62. Lesko Papajani
63. Dane Baboçi
64. Zulo Hicka
65. Mihase Dumi
66. Azemin Bozgo
67. Nalo Dudushi
68. Fete Kokona
69. Meme Toto
70. Nurije Asqeri
71. Alie Xhiku
72. Katina Kotro
73. Fotini Zera
74. Elpiniqi Semi
75. Polikseni Xhixho
76. Zibo Çobani
77. Ismete Kasimati
78. Xhevrije Ruli
79. Afroviti Konomi
80. Serjane Braho
81. Sillo Spiri
82. Faika Aliko
83. Sabrie Çarçani
84. Kato Peçi
85. Xhevo Pogaçe
86. Vasiliqi Cico
87. Kaliopi Ziko
88. Niqi Nushi
89. Vasillo Thano
90. Kafaze Kondi
91. Hava Gjoliku
92. Vito Abazi
93. Bajrame Hysaj
94. Naxho Dragoti
95. Taçe Meçaj
96. Meme Kanani
97. Zybe Shehu
98. Nastasi Llukani
99. Xhemile Musaj
100. Nimet Xhunga
101. Vezire Muhametaj
102. Fero Mamica
103. Athina Bllaci
104. Sadet Godo
105. Sulltane Mevlani
106. Hatixhe Rugji
107. Emine Islami
108. Afro Nathanaili
109. Kristina Tutulani
110. Xhemzie Xhindoli
111. Kristina Laçka
112. Resmie Fuga
113. Katina Leka
114. Fotini Capo
115. Zenepe Dobrusha
116. Myrvete Grepska
117. Alije Axhemi
118. Marije Gjani
119. Behije Brahimaj
120. Didi Cela
121. Hatixhe Zgerbonja
122. Zenepe Keli
123. Marije Prifti
124. Nazime Salillari
125. Seqine Toska
126. Refije Zaloshnja
127. Nazime Hysi
128. Nurihan Bilimani
129. Dare Ylli
130. Sose Veseshta
131. Xhevrie Zaçe
132. Nuke Çepani
133. Çule Lapani
134. Refije Muço
135. Dhoksi Bufi
136. Nebo Kryeziu
137. Sillka Sukulli
138. Niqi Kallamata
139. Fuze Kondi
140. Fahrie Klosi
141. Sila Tanku
142. Naze Gjoshi
143. Bahrije Nepravishta
144. Anastasi Bozo
145. Mynevere Kurti
146. Ike Sinani
147. Razije Gina
148. Niqi Veveçka 149. Dule Mara
150. Nije Llupa
151. Llamba Bano
152. Hysnie Rusta
153. Lutfie Shkodra
154. Laje Haxhia
155. Hidajete Shehu
156. Refie Dervishi
157. Mide Kastrati
158. Hajrie Mustafa
159. Gufe Oblika
160. Rukie Vrilla
161. Molla Halil Muhja
162. Rushe Met Bajrami
163. Qamile Bajrami
164. Preçe Ykja
165. Pule Mustafa
166. Zoje Ymer Çoka
167. Zaje Smaili
168. Mine Muho Smaili
169. Cahe Caka
170. Rushe Met Sadiku
171. File Caf Meta
172. Drande Gjon Marku
173. Laje Zenel
174. Hatixhe Misiri
175. Fatime Misiri
176. Mili Bahja
177. Eftimi Shahini
178. Urani Sulkuqi
179. Haxhire Mitarja
180. Deje Qafleshi
181. Fatime Roseni
182. Saveta Mullisi
183. Eftimi Xhuvani
184. Eli Lazri
185. Hamdie Sadedini
186. Sofije Papa
187. Zaje Haxhihyseni
188. Hamide Tafani
189. Behije Gjorga
190. Naxhire Gjorga
191. Hajrie Myzyri
192. Mili Hakani
193. Shahu Kotherja
194. Hajrie Sinani
195. Shegushe Bebeti
196. Shefikat Myftiu
197. Fifi Guranjaku
198. Hatixhe Ekmekçiku
199. Peme Blloshmi
200. Fahrije Martaneshi
201. Selime Ceka
202. Refide Gjura
203. Hurma Çoba
204. Hatime Hoxha
205. Zyfka Musaj
206. Kadife Disha
207. Shitsa Kondi
208. Haxhire Karazi
209. Hatixhe Kokomani
210. Veze Vogli
211. Sanie Hyka
212. Pandora Kazanxhi
213. Misire Dega
214. Laje Xheraj
215. Katera Mandi
216. Nadire Çelkupa
217. Roksani Goga
218. Ançe Bushi
219. Nurie Gustina
220. Vangjeli Pema
221. Neta Ligeja
222. Beke Peza
223. Shqipe Ejupi
224. Hyrije Çarkani
225. Beixhe Shtraza
226. Aishe Dashi
227. Xhume Roda
228. Reme Gjeli
229. Farije Puja
230. Aishe Tabaku
231. Nebie Postkulla
232. Rushe Kaja
233. Zeqie Lleshi
234. Nije Palikuqi
235. Zyra Zeneli
236. Fatime Laçi
237. Rabie Hanku
238. Gjule Deda
239. Barije Haxhialili
240. Bajaze Cami
241. Aishe Hajrullai
242. Safije Baholli
243. Fidaije Berexha
244. Lihane Bileri
245. Sheme Shehu
246. Zepe Lleshi
247. Shahe Pecaj
248. Zylfie Greca
249. Hane Vata
250. Kadrie Shllaku
251. Bule Dauti
252. Zoge Degia
253. Havë Demia
254. Zylfi Ukja
255. Mine Micelja
256. Shote Groshnja
257. Tushe Nimani
258. Lule Gjoni
259. Syne Doçi
260. Liri Gero
261. Rukie Roshi
262. Ylbere Bilibashi
263. Ibe Palikuqi
264. Kostandina Gaçe
265. Sofie Noti
266. Angje Gjuro Mitroja
267. Angjelina Terpo Tupa
268. Aspasi Nasi Gjino
269. Ahete Naimi
270. Afro Guga
271. Donika Petroviç
272. Dude Metaj
273. Dhimokli Subashi
274. Erifili Qyrana
275. Fatushe Sula
276. Firdes Beqari
277. Jeko Kurti
278. Kaje Dedja
279. Kimete Sadiku
280. Metije Zgura
281. Naze Grori
282. Zoje Ismaili
283. Zonje Troqe
284. Zyrihanë Xhako
285. Rahim Stepa
286. Sofi Noti
287. Sofi Arapi
288. Shazo Bushi
289. Vera Karaj
290. Vathe Ismaili
291. Xhevaire Brakaj
292. Rina Stojko
293. Hanëme Belba
294. Gjyle Fasilla
295. Shero Kaci
296. Dhoksi Dhame


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Gratë dëshmore që ranë në luftë
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024