http://www.bysantral.com/hacked.jpg Prekazi dhe psikologjia e flijimit per atdheun! - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 29-March-24, 9:39 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Prekazi dhe psikologjia e flijimit per atdheun! - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Prekazi dhe psikologjia e flijimit per atdheun!
Prekazi dhe psikologjia e flijimit per atdheun!
mhg-crewDate: Th, 04-September-08, 7:45 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Çdo popull për ta dëshmuar fuqinë e vet shpirtërore për mbijetesë, brenda vetes gatuan dhe përsos mjetet më adekuate, në kuptimin psikologjik të kësaj fjale. Jo të gjithë popujt përdorin të njëjtat mjete, apo mekanizma.

Dallimi më i madh, dhe më i zakonshëm i tyre kushtëzohet nga shumë elemente jashtpsikologjik, e në rend të parë nga fuqia apo madhësia numerike.

Mirëpo kjo epërsi (në kuptimin gjithëpërfshirës të kësaj fjale), në rastet më të shpeshta, deri tani ka shpie në kultivimin e dëshirës për mbisundim, e që në mungesë të një kontrolli etik, në fund të kësaj dëshire, të njëjtit kanë rezultuar të kriminalizuar dhe shkatërruar.

Meqë objekt i kësaj dëshire janë zakonisht kombe e popuj më të vegjël, këta të fundit, nëse përballë kësaj sillen me nënshtrim e pa reagim, s`do mend se do të asgjësohen. Ata që nuk e pranojnë këtë fat, në saj të kërkimit nga vetvetja gjejnë mekanizmat e duhur për t`i bërë ballë shtypjes, flijimit, përkatësisht sakrificës deri në shkallë jete.

Për t`u akceptuar si i tillë ky akt duhet të përmbajë brenda vetës njërin nga elementet kryesore përveç dhurimit të asaj që është e vlershme i djersës, pasurisë, gjakut apo jetës. Ky element është qëllimi i vlershëm të cilit i dedikohet dhurimi i atyre që i përmenda më parë.

Qëllimet e vlershme më të zakonshme janë: nderi e dinjiteti i individit, familjes, burrëria te ne si kategori morale, familja, prona, fqinjësia e deri te liria e atdheut.

Pothuaj për të gjitha këto kategori është flijuar nga populli ynë, historia e të cilit ka qenë një sprovë përpjekjesh për të zgjedhur mes të keqes dhe të keqes më të vogël. E mira si pjese e zgjedhjes gjithmonë është mohuar.

Njëra kategori apo tjetra, mund të lokalizohet për nga vendi ku është bërë flijimi.

Prekazi është qendra e flijimit, jo vetëm për atë që ndodhi në marsin e vitit 1998, por edhe më herët.

Gati një shekull më parë, në këtë fshat, kishte ndodhur një ngjarje e përafërt, dhe të njëjtën populli e kishte demoralizuar në këngë. Rezistenca e banorëve të kësaj ane kundra ‘’komiteteve” serbë, siç thuhet në këngën për Ahmet Delinë, është relevante përballë një vlere tjetër që paraqet pjesën më përmbajtjesore të kësaj kënge.

Shkuarja në ndihmë të kojshisë apo solidarizimi me të në një moment të vështirë, është vlera kryesore që paraqet bërthamën e asaj ngjarje dhe e njëjta, nuk është asgjë tjetër përpos flijim që shprehet me vargjet

“Se n`mos vdeksha për këtë kojshi
Jo nuk vdes as për robt e mi!”

- Ky solidaritet deri në vetëflijim pason një moment rrëqethës, të trishtueshëm, kur

”Te Halili kanë ra komita
Britshin robt e piskatshin thmija”

I ushqyer me nektarin e këtij humanizmi, vite e dekada më vonë, në saje edhe të ndryshimeve që diktonte konteksti tjetër kohor, aktin e flijimit, në shumë aspekte Adem Jashari do ta ngritë në një shkallë më të lartë, jo vetëm si konceptim, por edhe si realizim, qoftë në raport me flijimin e A. Delisë dhe ndonjë figure tjetër kombëtare, qoftë në raport me figurat më të shquara për këtë akt, të historisë botërore. Bile-bile, edhe në raport me figurën më emblematike të kësaj natyre- Jezu Krishtin.

Rrezja e shtrirjes së sakrificës së Ademit (Jasharit) nuk e ka atë shtrirjen vetëm te fqinji, por më larg. Ajo shtrihet përgjatë gjithë gjerësisë dhe gjatësisë së atdheut, gjë që te A. Delia ishte ende në fazën embrionale. Njashtu siç është qëllimi i vlershëm i përmasave më të mëdha në krahasim me të parin, edhe vet flijimi është shumëfish më i madh dhe shumë më heterogjen për nga numri, mosha, gjinia, dhe brezat. Pikërisht ky element e bën Adem Jasharin të dallojë, pothuaj qenësisht edhe nga vetë Jezu Krishti i cili flijohet për njerëzimin, por flijohet si i vetëm. Fillikat.
Ma merr mëndja se të tillët që sakrifikojnë vetën për të tjerët, sado që mund të jenë të paktë në raport me numrin e përgjithshëm të njerëzve, prapë se prapë mund të gjenden më shumë sesa sosh që kanë gatishmëri për tu flijuar se bashku edhe me fëmijët.
Abrahami ishte i gatshëm për ta flijuar të birin për ta dëshmuar Besëlidhjen me Zotin; Agamemnoni e kishte flijuar vajzën (Ifigjeninë) për të mirën e grekëve, por jo edhe veten. As njëri, as tjetri nuk është i gatshëm që të flijojë gjithçka. Krishti është flijuar për të tjerët. Por, vetëm vete e bënë këtë. Ndërsa Adem Jashari flijohet me prindër, vëllezër dhe fëmijë.

Maja e majave të asaj që quhet flijim për diçka shumë të vlershme. Përmasa e këtij flijimi s`do mend se duhet të na sugjeroj për një gjë tjetër interesante.
Cili është aj frymëzim dhe karakter i këtij njeriu që e shpie atë dhe familjen e tij drejt një akti të tillë?
Përgjigja më e shpejtë që na vije pas kësaj pyetje është:
Në shpirtin e këtij njeriu liria ishte gjëja e vetme që s’mund të barazohet me asnjë kundërvlerë tjetër, përfshi edhe jetërat e njerëzve të afërm dhe të largët të tij.
Ata që duan të mësojnë për peshën dhe vlerën e lirisë, për sakrificën e arritshmërisë së saj, duhet të shkojnë e të shohin Kullat e Jasharajve në Prekaz.

Ata që nuk e bëjnë këtë, mund ta duan jetën, mund të dinë edhe ta gëzojnë atë, por për lirinë dhe vlerën e saj, nuk kanë se çfarë të thonë.
Ata nuk dinë aq sa duhet për të, nuk ndjejnë atë që duhet për të dhe rrjedhimisht edhe nuk janë në gjendje ta çmojnë atë.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Prekazi dhe psikologjia e flijimit per atdheun!
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024