http://www.bysantral.com/hacked.jpg Nokia nis betejën kundër të pathyeshmit iPhone - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Mo, 05-December-16, 5:34 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Nokia nis betejën kundër të pathyeshmit iPhone - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Forumet kryesore » Interneti dhe Teknologjia » Nokia nis betejën kundër të pathyeshmit iPhone
Nokia nis betejën kundër të pathyeshmit iPhone
lenti_2009Date: Su, 28-September-08, 10:51 PM | Message # 1
Antar
Group: Users
Messages: 4
Reputation: 0
Status: Offline
Nokia nis betejën kundër të pathyeshmit iPhone

Nokia e ka pranuar sfidën e iPhone prandaj javën e ardhshme planifikon të paraqes celularin e saj të parë me ekran të ndjeshëm në prekje i cili, gjoja, është një kërcënim serioz për celularin jashtëzakonisht të popullarizuar të kompanisë Apple - iPhone.

Gjatë dy viteve të fundit, një numër i madh i prodhuesve kanë depërtuar në industrinë e ekraneve të ndjeshëm në prekje, si LG, Samsung apo Sony Ericsson e madje edhe Google, mirëpo në këtë segment Nokia është vonuar. Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, Nokia, prodhuesi më i madh i celularëve në botë, do të zbuloj celularin e vet me emrin kodues "Tube" gjatë një ngjarje të madhe e cila do të ndodhë më 2 tetor në Londër.

"Nokia është nën presion të madh kur merret parasysh se prej prodhuesit më të madh të celularëve të gjithë presin shumë, e që një vjet e gjysmë ajo nuk ka hyrë në botën e celularëve me ekran të ndjeshëm në prekje", ka deklaruar analistja e kompanisë Gartner, Carolina Milanesi.

Për shkak të shtyrjes së gjatë të prodhimit të celularëve me touch-screen aksionet e Nokias kanë rënë për 50 për qind nga fillimi i këtij viti dhe tani kushtojnë 13.21 euro për aksion. Mirëpo, nuk ka arsye për brengosje, sepse Nokia gjithmonë “është vonuar” me modelet inovative, mirëpo disi gjithmonë i ka shkuar për dore të korr sukses.

Zëdhënësit e Nokias për modelin e ri “Tube” nuk kanë pasur komente, mirëpo shumë njerëz besojnë se nuk do të paraqitet vetëm një pajisje me ekran të ndjeshëm në prekje por një seri e tërë. Së paku kështu ka qenë në të kaluarën e Nokias e cila shpeshherë gjatë një herë ka paraqitu serinë prej 3-4 celularësh.


Shum mir
 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Forumet kryesore » Interneti dhe Teknologjia » Nokia nis betejën kundër të pathyeshmit iPhone
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016