http://www.bysantral.com/hacked.jpg Mançester Siti: 155 milionë euro për Kristiano Ronaldon - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Tu, 06-December-16, 3:50 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Mançester Siti: 155 milionë euro për Kristiano Ronaldon - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Mançester Siti: 155 milionë euro për Kristiano Ronaldon
Mançester Siti: 155 milionë euro për Kristiano Ronaldon
buli_17Date: We, 03-September-08, 10:59 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Mançester Siti: 155 milionë euro për Kristiano Ronaldon

Mes objektivave të pronarit të ri janë edhe Torres e Fabregas

Pasi ka thyer rekordin britanik me blerjen e brazilianit Robinjo, për 42 milionë euro, pronari i ri i Mançester Junajted, dr. Sulaiman Al-Fahim, tashmë pretendon të afrojë në skuadër edhe Kristiano Ronaldon. Sipas lajmeve që vijnë nga Anglia, Mançester Junajtedit do t‘i bëhet një ofertë prej 155 milionë eurosh (120 milionë sterlinash) për yllin portugez. Anil Bhojrul, drejtori i "Arabian Business.com" dhe zëdhënës i "The Abu Dhabi United Group" (ADUG) deklaroi se Sulaiman synon që të bëhet Roman Abramoviçi i ri i Premiershipit dhe ta shndërrojë Sitin në klubin më të madh në botë. Kjo është një tentativë që rivalët e tjerë në kampionatin anglez ta kuptojnë se tashmë ka ardhur "një tjetër klub i madh". Bhojrul këmbënguli se objektivi kryesor i njëshit të Mançester Sitit është Kristiano Ronaldo, ndërkohë që në listën e dëshirave janë edhe sulmuesi i Liverpulit, Fernando Torres dhe mesfushori i Arsenalit, Çesk Fabregas. Për "talkSPORT", Bhojrul tha: "Mbrëmjen e kaluar piva një kafe me dr. Sulaiman Al-Fahim dhe plani i tij është që me Mançester Sitin, atë që bëri Abramoviç me Çelsin: të bëjë oferta të rëndësishme për futbollistë që janë të vështirë për t‘u blerë. Megjithatë, ai dëshiron të bëjë diçka të qartë. Unë kam një listë të lojtarëve që dr. Sulaiman dëshiron dhe të cilët do t‘i tentojë t‘i blejë. Njëri prej tyre është Ronaldo. Ai thotë se nuk e ka problem që të ofrojë 155 milionë euro (120 milionë sterlina), vetëm për të parë se cili do të jetë reagimi i Junajted dhe vetë mesfushorit. Taktika e tij është që t‘i thotë Mançester Junajted dhe Çelsit ‘hej, këtu jemi edhe ne‘. Ai vlerëson gjithashtu edhe Torres dhe Fabregas. Së bashku me Ronaldon, ata janë treshja më e mirë në botë". Forca financiare e pronarit të ri u pa qartë në momentin kur "zhvati" Robinjon nga duart e Çelsit, në mesnatën e së hënës. Ndërkohë që zëdhënësi i ADUG vazhdoi: "Ronaldo ka thënë se dëshiron të luajë për klubin më të madh në botë dhe në merkaton e janarit do të shohim nëse e mendon seriozisht këtë gjë. Reali i Madridit e vlerësonte këtë futbollist afro 90 milionë euro, por në realitet për të blerë Kristianon shifra është disa herë më e lartë. Mendoj se oferta më e përshtatshme është 155 milionë euro. Përse nuk duhet t‘i ofrojmë kaq para? Ne do të bëhemi klubi më i madh në botë, edhe më të mëdhenj se Reali dhe Mançester Junajted".

Bhojrul konfirmoi gjithashtu se blerja e Mançester Sitit nga ADGU ishte diskutuar disa net më parë dhe zbuloi se grupi arab kishte paguar për blerjet e Shon Rajt-Filips nga Çelsi, të argjentinasit Pablo Zabaleta, të brazilianit Glauber Berti dhe së fundmi 42 milionë eurot për Robinjon. "Marrja në dorëzim e klubit nga dr. Sulaiman është vetëm një formalitet. Ka mbetur vetëm transferimi i aksioneve në emër të tij. Paratë e shpenzuara nga klubi në këtë verë për blerje janë dhënë nga Abu Dhabi dhe mund të them se ky nuk është mes investimeve më të mëdha të kompanisë. Ata i akorduan fondet që përpara dy javësh e nëse nuk do të arrihej marrëveshja për klubin, Mançester Siti do t‘ua kthente shumën mbrapsht. Në fakt, fillimisht u tentua blerja e Arsenalit, por bisedat ishin shumë të komplikuara dhe çmimi shumë i lartë".


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Mançester Siti: 155 milionë euro për Kristiano Ronaldon
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016