http://www.bysantral.com/hacked.jpg Lorik Cana: Suedia? Jo e pamundur për t‘u mposhtur - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 03-December-16, 8:38 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Lorik Cana: Suedia? Jo e pamundur për t‘u mposhtur - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Lorik Cana: Suedia? Jo e pamundur për t‘u mposhtur
Lorik Cana: Suedia? Jo e pamundur për t‘u mposhtur
buli_17Date: We, 03-September-08, 11:03 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Lorik Cana: Suedia? Jo e pamundur për t‘u mposhtur

Zv/kapiteni beson te rezultati pozitiv në "Qemal Stafa"

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, beson se fitorja në mbrëmjen e 6 shtatorit përballë Suedisë nuk është e pamundur. Pavarësisht emrit të madh të kundërshtarit, zv/kapiteni kuqezi shprehet optimist, duke deklaruar se skuadra do të bëjë maksimumin që të paraqitet sa më mirë. Për 25-vjeçarin, faktori më pozitiv në këto eliminatore të Botërorit 2010 është që ndeshjet e para do të luhen në Tiranë. "E quaj me fat që do t‘i luajmë dy ndeshjet e para në fushën tonë. Mendoj se kjo është mjaft pozitive, duke qenë se ndodhemi në një grup shumë të vështirë", tha shtylla e mesit të fushës së përfaqësueses, së drejtuar nga Ari Han. "Pa diskutim, që sfida e së shtunës është tejet e rëndësishme, edhe sepse kjo është e para në këto eliminatore. Suedia është një ekip me emër, që merr pjesë rregullisht në fazën finale të Botërorit apo Evropianit". Në prag të këtyre dy sfidave (fillimisht me Suedinë e më pas me Maltën), shqetësimi është jo i vogël. Kjo mbi të gjitha për faktin se gjithmonë kuqezinjtë paraqiten si një skuadër që impenjohet shumë përballë ekipeve të mëdha, ndërsa me rivalët inferiorë impenjimi është minimal. "Detyra jonë është që të fitojmë me Maltën, por mund të marrim rezultat pozitiv edhe me Suedinë. Mendoj se nuk është e pamundur që të fitojmë kundër skuadrës së Lagerbak", pohoi Cana.

Marseja

Me lojën e tij potente dhe statusin që gëzon tek Olimpiku i Marsejës, ku mban shiritin e kapitenit, Lorik Cana nuk i ka shpëtuar vëmendjes së disa prej klubeve më të mëdha evropiane. Sipas mediave angleze, Mançester Siti, Arsenali dhe Bajerni i Mynihut kanë qenë pranë transferimit të 25-vjeçarit në këtë merkato vere. Sipas faqes së internetit "footmarseille1365", e cila është mjaft e afërt me klubin marsejez, "tri klubet i kanë ofruar Marsejës nga 20 deri 25 milionë euro. Megjithatë, drejtuesit e klubit francez i kanë refuzuar në minutën e fundit të gjitha kërkesat për kapitenin e skuadrës, pasi nuk kanë gjetur një zëvendësues të denjë për të". Madje, spekulohet se drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë, Bajern, përveç parave i kanë ofruar Marsejës edhe mbrojtësin e përfaqësueses belge, Daniel van Bujten. Por, edhe sipas kuqeziut, largimi nga stadiumi "Velodrom" është më i mundshëm të realizohet në verën e ardhshme. "Gjasat janë që ky të jetë viti im i fundit me skuadrën dhe të transferohem në Angli, konfirmoi Cana. Pavarësisht kësaj, duhet të vazhdoj të jem i përqendruar te Marseja, pasi këtë vit, përveç titullit kampion, synojmë edhe kalimin e grupit në Champions. Në grup kemi Atletikon e Madridit, PSV-në dhe Liverpulin. Me këta të fundit luajmë në ndeshjen e parë dhe të gjithë duam fitoren".


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Lorik Cana: Suedia? Jo e pamundur për t‘u mposhtur
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016