http://www.bysantral.com/hacked.jpg Lajme nga tenisi - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 03-December-16, 1:15 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Lajme nga tenisi - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Sportet e tjera » Lajme nga tenisi
Lajme nga tenisi
mhg-crewDate: Fr, 29-August-08, 11:42 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Ivanovic, si cekic mbi Sharapoven!
8 Qershor Ana Ivanovic dhuroi nje paraqitje fenomenale ne gjysmefinalen e saj te pare ne nje Grand Slem, duke shkaterruar Maria Sharapoven 6?2, 6?1 ne Roland Garros. Serbia nuk tregoi asnje shenje nervash, duke dominuar ndaj ruses me me teper pervoje nga fillimi deri ne fund. Sharapova luante ne gjysmefinalen e saj te pare ne Roland Garros dhe ne te nenten ne total ne Grand Sleme, por ndoshta demtimi pak i rende ne shpatull nuk e lejoi rusen e bukur te dilte ne lojen e saj te zakonshme. “Mendoj se sot i zhfrytezova te gjitha shanset qe m’u dhane”, tha Ivanovic pas takimit. “Ne fillim isha pak nervoze, por e dija se duhet te tregohesha sa me agresive qe te qe e mundur, pasi perndryshe nuk mund te fitoja. Por mendoj se sot zhvillova nje ndeshje te mire, duke mos bere gabime dhe duke sherbyer shume mire, dhe pse nuk e prisja kurrsesi qe te fitoja kaq lehtesisht, pasi Maria eshte nje teniste qe nuk dorezohet kurre”. Ne fakt, humbja i kujtoi Sharapoves deshtimin e rende 6?1, 6?2 ndaj Serena Uilliamsit ne finalen e Australian Open ne janar, pasi rusja ishte thjesht nje hije e vetvetes ne kete takim. “M’u duk sikur sot nuk isha fare ne fushe”, tha Sharapova. “Jam shume e zhgenjyer, por jeta vazhdon”.

Henin “i tregon deren” Jankovicit!

Kampionia ne fuqi, Zhustin Henin dhuroi nje paraqitje kampionesh, duke thyer Jelene Jankovicin dhe duke u bere gati per nje tjeter duel me nje teniste serbe, Ana Ivanovicin, kesaj here ne finalen e Roland Garrosit, neser pasdite. Henin e mundi Jankovicin 6?2, 6?2 ne gjysmefinalen e dyte, pasi Ivanovic mundi Sharapoven. Henin do te perpiqet te fitoje per heren e trete radhazi Slemin parizien, dhe te katertin ne total. “Une prisja nje beteje te ashper ndaj Jankovic”, tha Henin pas ndeshjes. “Te gjitha ndeshjet tona te meparshme kane qene beteja shume te ashpra, prandaj u mundova te dominoja qe ne fillim. Mendoj se ajo pesoi nje goditje te rende kur humbi sherbimin aq lehtesisht ne fund te setit te pare, duke lejuar qe une te merrja edhe nje avantazh te mire ne te dytin. Por asgje nuk ka mbaruar, pasi tani me pret nje tjeter beteje e ashper me Ivanovic”. “Ishte nje humbje zhgenjyese”, tha Jankovic. “Por mendoj se Zhustin ishte me e mire se une sot dhe e meritoi fitoren”.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Sportet e tjera » Lajme nga tenisi
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016